Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
AktualitetPolitike

Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani

Published: September 20, 2026
Shpërndaje

Tiranës, të cilët i falënderoi për angazhimin e treguar gjatë sezonit të zjarreve dhe për ndërhyrjet në situata të ndryshme emergjente.

Gjatë takimit, Demo theksoi se puna për përgatitjen e sezonit të ardhshëm duhet të nisë që tani. Sipas tij, vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te ndërhyrja pas shpërthimit të zjarreve, por edhe te parandalimi i tyre, përmes një bashkëpunimi më të ngushtë me bashkitë dhe strukturat e Emergjencave Civile.

“Ne duhet të bëjmë shumë më tepër që të minimizojmë rastet ku ndërhyrja e zjarrfikësve është e nevojshme. Kjo ka të bëjë me menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe gjithë masave të tjera që duhet të ndërmarrim”, u shpreh ministri.

- Publicitet -

Demo vlerësoi gjithashtu rolin e zjarrfikësve në garantimin e sigurisë së qytetarëve, duke nënvizuar se puna e tyre nuk kufizohet vetëm në shuarjen e zjarreve. Efektivët përballen çdo ditë edhe me aksidente rrugore dhe situata të tjera emergjente që kërkojnë ndërhyrjen e tyre.

Ministri theksoi se Shërbimi Zjarrfikës në Tiranë është fuqizuar vit pas viti, si në drejtim të shtimit të efektivëve, ashtu edhe në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e logjistikës.

Një tjetër çështje e diskutuar gjatë takimit ishte forcimi i trupave vullnetare, veçanërisht në zonat periferike të kryeqytetit. Sipas Demës, këto struktura mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përballimin e situatave emergjente.

Ai vlerësoi gjithashtu gatishmërinë e zjarrfikësve të Tiranës për t’u ardhur në ndihmë bashkive të tjera të vendit në rastet e zjarreve dhe emergjencave.

Në përfundim, Demo shprehu mirënjohjen për zjarrfikësit dhe familjet e tyre, duke vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e efektivëve në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dorën në zjarr!
  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?