Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zyrtari amerikan: Prokurorët e SPAK të lejohen të aplikojnë sërish pas mbarimit të mandatit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zyrtari amerikan: Prokurorët e SPAK të lejohen të aplikojnë sërish pas mbarimit të mandatit
KronikeLajmi i fundit

Zyrtari amerikan: Prokurorët e SPAK të lejohen të aplikojnë sërish pas mbarimit të mandatit

Published: December 19, 2024
Shpërndaje

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof mori pjesë në ceremoninë që shënon 5-vjetorin e krijimit të SPAK.

Në fjalën e tij në ceremoni ai vlerësoi SPAK si institucionin që i dha fund pandëshkueshmërisë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin duke u kthyer në instutucion publik më të besuar.

Kasanof u shpreh se çmimi që sekretari amerikan Antony Blinken i dha kreut të SPAK, Altin Dumani, ishte edhe për Shqipërinë.

- Publicitet -

Kasanof shtoi se u desh guxim i madh për të nisur këtë rrugëtim dhe për të ndërtuar një institucion nga hiçi.

“Faleminderit për mundësinë që t’iu bashkohem. Është nder dhe privilegj. Së pari, urime kryeprokurorit Dumani për shpalljen kampion i antikorrpusionit nga sekretari Blinken. Ishte ditë e madhe për Shqipërinë. Ky çmim nuk është vetëm për Dumanin, por për SPAK dhe Shqipërinë. Blinken vlerësoi punën e SPAK. Është moment emocionues, ju përgëzojmë nga Uashingtoni. U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë rrugëtim. Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi, për të luftuar shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, theksoi ai.

Zyrtari i lartë amerikan theksoi se është e domosdoshme që prokurorët e SPAK të lejohen të vijojnë punën e tyre edhe pas mbarimit të mandatit duke rikandidauar, në mënyrë që rezultatet të jenë më të prekshme dhe të pandërprera.

“Arrestimet dhe procedimet tuaja të jashtëzakonshme bënë që ata të paprekshëm të flasin shumë, asnjë nuk është mbi ligjin. Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare, brenda 5 viteve të shkurtra SPAK është kthyer në institucionin publik më të besuar në Shqipëri. Ne kemi besim se SPAK sapo ka filluar dhe do të vazhdojë të ngjallë besim te qytetarët e Shqipërisë. Për t’u siguruar që SPAK të vazhdojë pandërprerë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ne besojmë se prokurorë e SPAK duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë mund të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit në historinë shqiptare dhe rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë”, tha Kasanof.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ppsh says:
    December 19, 2024 at 12:13 pm

    Ligji e pranon rikandidimin?
    Nqs po… le te garojne
    Nqs jo… te mbjellin lakra
    Ne vend qe te thoni km dy mandate si ne amerike dhe te shkoje ne shtepi po kerkoni nje kaste te dyte te perjetshmish si ajo e politikes

    Reply
  • amerikanino says:
    December 19, 2024 at 4:00 pm

    Sandri, njeri nga zevendesat e ndihmesave te Sekretarit per Ballkanin Perendimor e ka hallin se ku do aplikoje per pune pas nje muaji ne Janar kur te dale e tere administrata Biden nga White House.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?