Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jim Jordan humbet sërish, nuk arrin të zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Jim Jordan humbet sërish, nuk arrin të zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve
AktualitetBote

Jim Jordan humbet sërish, nuk arrin të zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Kongresmeni Jim Jordan, një mbështetës i flaktë i Donald Trump, ka dështuar për herë të dytë të zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, gjë që e zhyt këtë Dhomë në një “moçal” edhe më të madh. Presidenti amerikan Joe Biden i premtoi Izraelit të gjithë ndihmën e mundshme në luftën me Hamasin. Por Dhoma e Përfaqësuesve, pa kryetar prej 16 ditësh, është e paralizuar dhe nuk mund të miratojë asnjë ligj apo të marrë masa për zbatimin e angazhimeve të presidentit demokrat.

Jordan i nevojiteshin 217 vota për t’u zgjedhur, por 22 republikanë dhe të gjithë demokratët (212) votuan kundër tij. Ai mblodhi 199 vota, një më pak se sa mori të martën, në votimin e parë. Republikanët, të cilët kanë shumicën në Dhomë, nuk janë në gjendje të bien dakord mes tyre, një vit para zgjedhjeve presidenciale.

Jordan, i cili i përket krahut ultra-konservator të partisë dhe mbështet Trump, është aktualisht i vetmi kandidat për postin dhe tha sot se nuk do të tërhiqet nga kandidimi për presidencën. Partia po shqyrton zgjidhje të ndryshme për t’i dhënë fund ngërçit. Një skenar i mundshëm është t’i jepet përkohësisht kompetenca shtesë Patrick McHenry, deputeti që vepron si kryetar i Dhomës. Përgjegjësia e tij e vetme sot është të organizojë procesin zgjedhor për të emëruar një pasues të Kevin McCarthy, presidenti i cili u rrëzua nga një pjesë e vogël e kolegëve republikanë në fillim të këtij muaji.

- Publicitet -

Një tjetër mundësi është aleanca e republikanëve të moderuar me Partinë Demokratike, e cila aktualisht po e shikon si spektator. Duke u bërë thirrje republikanëve t’i japin fund “luftës civile”, udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries la të hapur mundësinë e “bashkëpunimit ndërpartiak”.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?