Nga Blerina Gjoka
Pak metra larg sheshit përpara Kryeministrisë, ku policia dhe protestuesit po përplaseshin të enjten në mbrëmje, një grup të rinjsh përpiqeshin t’i shpëtonin gazit lotsjellës duke u larguar drejt zonës së ish-Bllokut, pranë Kryesisë së Kuvendit.
BIRN dëshmoi momentin kur dy prej tyre u ndaluan nga dy persona të veshur civilë, të cilët mbanin shkopinj gome në duar. Pasi i futën të rinjtë në një makinë të bardhë, personat u larguan nga vendngjarja. Dy vajza që shoqëronin të ndaluarit arritën të largoheshin me vrap.
“Edhe neve na thanë: ‘Afrohuni, mos kini frikë’, por ne vrapuam. Shokët tanë i ndaluan”, tregoi njëra prej tyre, studente e vitit të dytë të Arkitekturës.
E shqetësuar, studentja u përpoq të telefononte njërin prej djemve, shok kursi në universitet, por ai nuk iu përgjigj. Ajo nuk e dinte nëse ishte shoqëruar nga policia apo ku ishte dërguar dhe po përpiqej të vendoste nëse duhej të njoftonte prindërit e tij, të cilët jetonin jashtë Tiranës.
Pak metra më tej, disa furgonë policie ishin parkuar në anë të rrugës, ndërsa efektivët po shoqëronin të rinj të tjerë të ndaluar drejt automjeteve.
Skena të ngjashme u përsëritën gjatë natës së të enjtes në rrugët e kryeqytetit. Në disa raste, ndalimet u kryen nga persona të veshur civilë, që përdornin automjete pa shenja identifikuese të policisë.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku një person shihej teksa futej me forcë në një automjet pa shenja dalluese, nxiti pikëpyetje mbi identitetin e personave që kryenin ndalimet. Policia e Shtetit sqaroi se bëhej fjalë për një shoqërim të kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, në kuadër të veprimeve për identifikimin e personave të dyshuar për përfshirje në akte të paligjshme gjatë protestës.
Ndalimet masive pasuan përshkallëzimin e protestave kundër qeverisë, të cilat, pas rreth katër muajsh demonstratash kryesisht paqësore, morën një kthesë të dhunshme të martën, me përfshirjen e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme.
Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Revolucion”, mijëra të rinj dolën në rrugë, ndërsa protestat u përhapën nga Tirana në qytete të tjera të vendit. Përplasjet me policinë u shoqëruan me përdorimin e gazit lotsjellës, ndalime të protestuesve dhe akte vandalizmi ndaj institucioneve dhe pronave publike e private.
Përballë kësaj vale pakënaqësie, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të fajësojë opozitën dhe aktorë të huaj për dhunën, pa identifikuar publikisht këta të fundit dhe pa paraqitur prova që mbështesin pretendimet për ndërhyrjen e tyre.
“Dora e mbrapshtë, dora e vjetër, dora e keqe […] sot mbështetet dhe nga duar të tjera, duar të huaja, duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë”, deklaroi Rama, duke pretenduar se aktorët që qëndrojnë pas trazirave synojnë të pengojnë përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Kjo nuk është hera e parë që Rama i lidh protestat kundër qeverisë së tij me ndikime të jashtme. Ai përdori një retorikë të ngjashme edhe në qershor, pas nisjes së protestave kundër një projekti turistik në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”.
Por për ekspertët e komunikimit dhe qeverisjes, rikthimi i tezës së ndërhyrjes së huaj, në një kohë kur protestat kanë marrë përmasa kombëtare, rrezikon të zhvendosë debatin publik nga shkaqet e pakënaqësisë te pretendimet për kërcënime të jashtme.
“Çdo përpjekje për ta lexuar dhe propaganduar këtë shprehje masive pakënaqësie të të rinjve vetëm si një lëvizje e cila nxitet nga influenca të vendeve të huaja do të ishte një mundësi e humbur për të reflektuar dhe mbajtur përgjegjësi politike në momentin dhe kohën e duhur”, tha për BIRN Elvin Luku, pedagog i gazetarisë.
“Në demokraci dorëheqja nuk është as mëkat, as tragjedi, por është akti më fisnik i një politikani”, shtoi ai.
Sipas Lukut, edhe nëse do të provohej përfshirja e aktorëve të huaj në nxitjen e trazirave, kjo nuk do ta përjashtonte qeverinë nga përgjegjësia politike.
Përkundrazi, ai argumenton se depërtimi i një ndikimi të tillë në shoqëri do të ngrinte pikëpyetje të tjera mbi aftësinë e institucioneve për ta parandaluar atë, duke përbërë një arsye shtesë për të kërkuar llogari nga qeveria.
Luku vëren se pretendimet për ndërhyrje të huaja kanë qenë të pranishme në retorikën qeveritare si gjatë muajve të protestave paqësore, ashtu edhe pas përshkallëzimit të tyre. Sipas tij, megjithëse ndikimi i aktorëve të jashtëm është një mundësi që nuk mund të përjashtohet apriori, ai nuk mund të shërbejë si justifikim për shmangien e përgjegjësisë politike.
Edhe Aranita Brahaj, drejtuese e Institutit Shqiptar të Shkencave, AIS, e interpreton retorikën e kryeministrit për “duar të huaja” si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga kërkesat e protestuesve dhe përgjegjësia e qeverisë për krizën.
Sipas saj, akuzat për ndërhyrje të jashtme, kur nuk mbështeten në prova publike dhe artikulohen në një moment përballjeje me një revoltë qytetare, rrezikojnë ta kthejnë debatin mbi problemet e vendit në një diskutim mbi sigurinë dhe stabilitetin.
“Kur një kryeministër flet për komplote dhe ndërhyrje të huaja pa paraqitur prova, dhe në momente kur rrezikohet pushteti i tij, ai rrezikon të zëvendësojë debatin mbi kërkesat legjitime të qytetarëve me një narrativë kërcënimi ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendit”, tha Brahaj për BIRN.
Ajo thekson se shqetësimi nuk lidhet vetëm me gjuhën e përdorur nga kryeministri, por edhe me ndikimin që kjo retorikë mund të ketë te perceptimi publik dhe reagimi i institucioneve ndaj protestave.
“Kur narrativa e kërcënimit të jashtëm përkon me episode dhune dhe neglizhencë institucionale, krijohet një klimë pasigurie që objektivisht mund t’i shërbejë dobësimit të protestës dhe shtimit të pasigurisë civile”, tha ajo.
Brahaj e vendos këtë qasje në një kontekst më të gjerë të komunikimit politik të Ramës ndaj kritikëve dhe lëvizjeve qytetare. Sipas saj, kryeministri është përpjekur prej muajsh t’i lidhë mobilizimet kundër qeverisë me ndikime të jashtme, duke shmangur përballjen me arsyet e pakënaqësisë.
Si shembull, ajo përmend edhe fjalimin e Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku, sipas interpretimit të saj, mobilizimi politik në Shqipëri u lidh me fenomenin e dezinformimit.
Brahaj paralajmëron se retorika e kërcënimit të jashtëm mund të ketë pasoja përtej debatit politik, duke ndikuar në gatishmërinë e qytetarëve për të marrë pjesë në protesta.
“Në gjykimin tim, nuk kemi të bëjmë thjesht me një përpjekje për të zhvlerësuar protestën, por me krijimin e një klime frike dhe pasigurie që mund t’i shërbejë ruajtjes së pushtetit përmes dobësimit të rezistencës qytetare”, tha ajo.
Në këtë kontekst, Brahaj kërkon që vëmendja publike të mos kufizohet te deklaratat e kryeministrit, por të përfshijë edhe veprimet e institucioneve, veçanërisht mënyrën se si policia ka menaxhuar protestat, ndalimet dhe episodet e dhunës.
“Sot pyetja nuk është vetëm çfarë thotë Rama, por edhe çfarë bën dhe çfarë nuk bën Policia e Shtetit përballë këtyre zhvillimeve”, përfundoi ajo.
Foto: Xhemali Moku – BIRN

Ne 1991 kur nomenklatura qeraste pinjollet e vet me viza greke, EDI Rama gjendej ne Greqi tek kusherinjte e tij voriepiriote. Sipas rrefimeve te veta, nuk shkoi as te vinte ndonje tufe lule tek rrenojat dhe varret e Camerise, por tju “ rrefehej” ne gjirizet e kishes greke. “ Qoke” e detyrueshme, qe per cudi ne mesin e nje revolte disa mujore kunder tij dhe interesave qe perfaqson, u perserit ne Malin Atos, tek merrte udhezimet e fundit, nga jatollahet qe frymezuan gjenocidin e Camerise dhe Shqiperise se Jugut, nder shekuj. Fotografia e madhe e Napoleon Zerves ne jug te Shqiperise, ne shtetin qe drejton EDI Rama qe nuk nxorri fije zeri per ta kundershtuar, deshmuan edhe kompromiset e te tilla marreeveshjeve spirituale, ne thertoret greke. Shume vjet me vone, nje funksionar i larte grek, deklaronte se sherbimet sekrete greke ne vitet e fundit te komunizmit, kishin arritur te rekrutonin 99% te gjithe “ turisteve” shqiptare. Qe atemot EDI Rama me nje pasion patologjik te ushqyer nga uria e pakufijshme per karrige, pushtet, para dhe lavdi, ka bere xhiron e cdo sahani, duke deshmuar qe njesoj si berishizmi tribal eshte e njejta pjelle e vrimes sone te prostitucionit, urise, egoizmit, delirit, provincializmit, ku pushteti, paraja dhe privilegjet ngelen i vetmi ideal ne cdo regjim per te ushqyer mizerjen e egzistences se tyre. Dhe per kete nuk njohin skrupuj. Nga thertoret e armiqve shekullore te kombit shqiptar, tek zyrat e cdo sherbimi te huaj, tek gjirizet e cdo ekstremizmi fetar, tek vrimat e mafjes, tek kishat e sorrosit dhe cdo masonerie, tek prehri i fashizmit, tek zyrat e cdo oligarku dhe miliarderi, tek kanceri i sionizmit, tek zyra e nje hitleriani sionist duke i lepire vrimen e bythes ne mes te nje gjenocidi, aparteidi dhe spastrimi etnik te frikshem mbi popullin martir palestinez.
Komente shume i sakte. 100% dakort!
Fatekeqsisht, ne selite diplomatike si Sali Berisha, si Edi Rama konsiderohen me termin percmues; Fluffer. Fluffer jane femra ose meshkuj, qe ne filmat pornografike etero seksuale dhe homo seksuale, shperbejne qe midis skenave pornografike kur nuk ka kontakt midis aktoreve, te mbajne perpjete penisin e aktorit mashkull.
Vërtitet një re e zezë mbi botë,
e zezë si unë,
leh natën një qen i tërbuar nën portë,
tërbuar si unë.
Zvarritet një gjarpër nga rrugë e vithisur,
një gjarpër si unë,
kalojnë në shtigje plot njerëz të krisur,
të krisur si unë.
Lëkunden në qoshe të rrugëve kurvat,
lëkunden si unë,
bërtasin lypsarët si kafshët në guvat,
në guvat si unë.
Kërcejnë majmunët në pyjet e xhunglat ,
majmun dhe unë,
jeton botë e çmendur me vallet dhe plumbat,
e çmendur si unë.
Tmerrohet njeriu kur lind mbinjeriu,
tmerrohem dhe une
Kur vdes mbinjeriu merr zemër fatziu,
marr zemër dhe unë.
Driteroi i madh,
Meqe kish merak te shkruante ne liri demokraci, e provoi edhe ate.
Pastj u tkurr u mblodh nji grusht njeri dhe vdiq.
VO:
-Nëse në LUFTË fiton Ai që hap ZJARR i pari me armë të rënda..
..Në demokraci fiton BETEJAT(por jo luftën) ai që përdor MEDJET,duke i përdorur ato si BOMBË ATOMIKE NDAJ KUNDËRSHTARIT POLITIKË..siç po ndodh me shpifsin planetar..
..NDAJ,I DËRGUARI RAMIZ ALISË DHE LOBEVE TË HUAJA 92,KAPI 99 % MEDJET NË 2005..DHE PO PËRDOR MEDJET E HUAJA..SIKUE BIRN GJERMAN NËN DREJTIMIN E DEPUTETVE TË DJATHTË:
1.PROTESTAT NË SHQIPËRI I NXITI FILLIMISHT S.BERISHA PËR TË KUNDËRSHTUAR INVESTIMIN AMERIKAN NË ZVËRBEC..
…POR MË PAS, HESHTI NDAJ U FTUA NË AMERIKË PËR EVENIMENTIN E PR TRAMP DUKE E QUAJTUR FOTORE PËR JETË A VDEKJE.!
..MEGJITHATË,NON FRATA NUK I ËSHTË HEQUR,PËR RRJEDHOI NUK MUND TË BËHET MË K.MINISTËR..
..PASI SB NUK E DO AS QEVERIA E BE,PE..ANGLIA..DHE I KA NGELUR PPE E BELERIT GREK..!
-PROETSTUESIT ANONIM NË 4 MUAJ NUK E ZGJODHËN KOKËN DREJTIMIT DHE PROGRAMIN QEVRRISËS..DHE PA KOKË NUK MUNDET TË FUTEN NË ZGJEDHHE..
..NDAJ,ATA NUK KAN PRANUAR TAKIMIN E OFRUAR NGA K.MINISTRI..LËRENI ÇTHON SHPIFSIT BERISHIST NË TV,GAZETA DHE PORDHËTALE..
-OBSIONI I NDËRHYRJEVE TË JASHTËME ËSHTË EVIDENT:
▪︎ NË BURGJE JAN ARRESTUAR KOSOVAR,KAPUÇION TË XINJË MAQEDONAS,ETJ QË NUK DIN MIRË SHQIPEN..
▪︎ JO MË KOT SPAK IZOLOI DREJTUESEN E SHISH..
..PO AKUZOHEN PUNONJËS CIVIL NË ARRESTIME QË MUND TË JEN TË SHISH..PSE KUSH I NDALON ATA TË NDIHMOJNË POLICINË E SHTETIT PËR RUAJTJEN E PASURIS PUBLIKE PREJ BANDITVE 1000 FISH.?SALIZMI QË VRAU NË 21 JANAR..!?
..SI KA MUNSËSI NË KËTË ARTIKULL NUK PËRMËNDEN VANDALËT E TIPIT ISIS PËR SHKATËRRIMIN E PRONAVE MILIARDËSHE.?
-DORËZIMIN E PUSHTETTIT NË TAVOLINË SALISËRBIT E PROVOJË F.NANO NË 2005 DHE AI VRAU NË GËRDEC,21 JANAR,NGA 1991-2013 MBI 22.000,VODHI SA DESHI MBI 500 MILD. $,MBI 60 VILA PËR FAMILJEN DHE PA NDËSHKIM..PËR FAJE TË DREJTËSISË DEGJENERUAR TË TIJ 92.!
.. NDAJ,DORHEQJA E RAMËS ËSHTË MARRZI E KUJDOQOFTË PËR TI DHËN DREJTIMIN SHTETIT EDHE NJË HERË DHËNDRRT TË SËRBISË.
– PROTESTUESIT ANONIM TË FUTEN NË ZGJEDHJE DHE LE TË MUNDIN PS-E.RAMËN.!
EL NEWS ALBANIA
Lutje moderatorit të Ditës:
Mosni bre me këtë tifoz kafeneje se e ulni shume nivelin e forumit
Lutna
Kapterr Ethe Lalaj eshte nje aset i cmuar i gazetes se perpos qe garanton gallate me ato qe zhgarravit me shkronja shtypi tregon edhe se analfabetizmi ka ekzistuar edhe para 1990. (..PROETSTUESIT ANONIM..)
Ka 101 arsye për protestime e kundërti nga qytetarët por për rrebelim e revolta jo ecuria ekonomike e shoqërore e dëshmon se vendi pas bankrotit buxhetorë dhe papunsisë enorme ose punësimeve administrative berishiste vendi edhe se përjetoi tërmetin e rëndë kohën e korones lufrat në Ukrainë dhe Iranë ekonomia dhe buxheti nuk rënë në nivelin e rrezikut ashtu si ishte sjellur nga hajdutëria Berishiste e bandës kriminale nr1 në Europë Partia demokratike
KOMENT I FSHIRE PER ARSYE ETIKE NGA MODERATORI
“Duart e Huaja” nuk eshte shpikje e Edi Rames, as risi e Rilindjes se tij Enveriste,
por:
“DUART E HUAJA” ISHTE PROPAGANDA E ENVERIT ME “SPIUNE DHE POLIAGJENTE” PER TE MBAJTUR PUSHTETIN E TIJ KRIMINAL, HAJDUTO-KOMUNIST ME CDO KUSHT.
Me “Duar te Huaja” u justifikua Ramiz Alia, kur e kuptoi se kishte humbur pushtetin e trasheguar nga Enveri dhe se do te perfundonte si Caushesku ne Rumani dhe prandaj nxorri nga xhepi Sali Sekretarin e Partise se Punes per te shpetuar koken, familjen dhe pasurine e grabitur prej tij,
Me “Duar te Huaja” u justifikua hajduti i ndihmave italiane per femijet e vobekte enveristi pijanec Fatos Nano, kur Drejtesia Demokratike e rasi ne burg per krimet e tij,
Me “Duar te Huaja” u justifikua krimineli dhe hajduti i Piramidave Financiare Sali Berisha, kur e pa ashiqare qe pushteti i tij kishte cofur perfundimisht
Me “Duar te Huaja” u justifikua pijaneci komunist i Nexhmijes Fatos Nano, kur ja mbathi ne Maqedoni i veshur si grua nga frika e lincimit popullor ne 1998 dhe e la Shqypnine ne mes te kaosit dhe zjarrit te revoltes popullore dhe pavarësisht nëse e kaloi kufirin apo qëndroi në pikën kufitare, ky episod u përdor gjerësisht nga kundërshtarët e tij politikë për ta akuzuar për braktisje të detyrës në një çast kritik. Pak javë pas këtyre ngjarjeve, në tetor të vitit 1998, Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, si nje skuth i vertete.
Me “Duar te Huaja” me “cadra te helmuara dhe spilolapsa me dinamit” u justifikua krimineli KILLER Sali Gerdeci, kur ra nga pushteti i tij vrastar dhe hajdut i detyruar nga 21 janari, qe la 4 viktima te pafajshme te bulevard, duke manipuluar provat dhe duke fshire regjistrimet si nje Diktator i vertete.
Me “Duar te Huaja” u justifikua Sali Berisha, kur groposi ne mocalishtet e Lezhes Remzi Hoxhen dhe nuk tregon akoma se ku e ka fshehur viktimen e tij,
Me “Duar te Huaja” sulmon Sali Berisha SPAK, qe e ka akuzuar per ca “kafe” te Partizani, njesoj si Nexhmije Hoxha sulmonte Drejtesine,
Me “Duar te Huaja” sulmon Sali Berisha studentet e protestes qytetre, kur e flaken ne Lane pjellen e spiunit te Sigurimit Fahri Balliu,
Me “Duar te Huaja” dhe poliagjente serbe po perpiqen te justifikojne krimet e Hashim Thacit, “patriotiket” vrastare te PDK dhe Parlamentit rezil te Kosoves, duke miratuar ligjin per zhberjen e Gjykates se Hages, si nje turp i pabese ne syte e Botes, i nje populli fanatik, qe nuk njeh mirenjohje per bamiresit e tij dhe me nje kryeminister budalla dhe rufjan si Albin Kurti, qe nuk ka asnje ndjesi per viktimat e Hashim Thacit dhe bandes vrastare te tij,
Me “Duar te Huaja” Edi Rama akuzon studentet e protestes qytetare, kur po e shikon se ka humbur pushtetin e tij hajdut enverist dhe nuk siguron dot me Linden dhe Zahon, jo vetem ne Shqypni, por as ne Aruba dhe as ne Israel, por harron se ai, Edi Rama i mbushi mendjen Hashim Thacit t’i falte Serbise Veriun e Kosoves per t’i shpetuar Drejtesise, Edi Rama duhet te kujtohet se ai vete dhe askush tjeter i ka falur “Duarve te Huaja” Portin e Durresit, dhe po i shet “Duarve te Huaja” cdo llokme te Shqypnise, njashtu si Enveri perpara tij.
Shteti mere taksa ka dhe burime te tjeta financjare . Ka institucjone, ligje-zbatuse si Shik etj. Pse nuk i ka prere duart e huaja më parë se të ndodhin ngjarje. Është pa afësi , e qëllimshme a po jutifikim për bëmat e qeveris. Budti Micotaqit ne Dropull- që është konkretsht dorë e huaj. Varet e ushtarve grek që u krijuan me eshtrat e shqiptarve – kjo prapë eshtë dorë e huaj . Kush i ndihmon këto duar?
Turp Gazeta Dita dhe te shitur shqiptare berishiane!
Eshte i zgjedhuri i Zotit. 10 komandamendet:Shko Abraham vendosu ne Token e Kaanejve,Me bej KURBAN te perelindurin.Dhe Edi Rama beri KURBAN Gregun,para se te sundoje ne Token e shqiptareve.
Vetem Zoti mund ta heqe nga pushteti Profetin.
Me dhimset prona dhe Shqiperia , sepse kam lene rinine dhe jeten , per ndertimin e Shqiperise se sotme . Mund te mos jete e duhura , por eshte m e mira nga c’ka qene . Por dua t e di kush do vije ne vend te tij . Deri sa te mesohet , kush eshte pretendenti i Kryeministrit , , ndaj ketij rebelimi populli dhe policia duhet te jen te pa meshirshem . Nuk eshte Shqiperia , mall pa zot . Zoter jem ne dhe baballaret tuaj , qe kemi lene rinine ne ish Shqiperine halle madhe . Ne se perseri do te veproni si kacake do te gjenden te mencur , per te marre . Populli , kete Kryeminister , njef per zot te vendit . Kur te njofim pretendetin , ju dhe ne do te kemi nje alterrnative te besushme . Gjykatat tona te larta kushtese dhe kuvendi , lipset te aplikojne ligje provizore ndaj demtusve te prones , perfshire dhe tabellave te qarkullimit rrugor . Mbetem me shprese , ne zgjidhjen tuaj . Zgalem
Poshtë marksito -islamistët erdoganistët e të gjithe majtistërt ekstremë .Shqipria s’ka qenë kurrë më mirë se sot që prej mijra vjetësh.Eshtë e pabesueshme që pikërisht shqiptaret duan ta shkatrojnë prandaj është e besueshme që ka dorë të huaj.Revolucionet janë shkatrim kthim tek pika zero siç e ka emrin
Qe Rama ka gjynahe dihet, por qe dhe Shqiperija nuk ka qene kurre me mire dhe e njohur ne bote kjo nuk ka diskutim. Te digjet vendi per te ardhur Shehu e Ca si ai nuk besoj qe eshte prosperitet. Duhet zgjidhje por jo rebelim. Jemi ne Europe dhe per Europe.Keta te gurve do ikin e do presin rrumujen e radhes, Rama do iki, Shqiperia mbetet. Duhet ta djegim patjeter here pas here??? Te shitur ose te pa shitur udheheqesit tane, jemi te vegjel per te qene te pavarur . Diku do besh kompromise. Dhe vjen nje dite do paguash ndihmen per karrige me heqjen e karriges . Shpresoj te mos thyejme qafen.
Fabulous, what a website it is! This web site provides useful information to us, keep it up.
xnxx