Nga 81 testime në 24 orë në Shqipëri, 1 qytetar ka rezultuar i infektuar me COVID-19.
1 person ka humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 3,598.
Nga ana tjetër, fatmirësisht 11 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.
Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit.
o.j/dita
