Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 14 shtator 1943, një ngjarje e pazakontë në historinë e LANÇ
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > 14 shtator 1943, një ngjarje e pazakontë në historinë e LANÇ
Histori

14 shtator 1943, një ngjarje e pazakontë në historinë e LANÇ

Published: September 14, 2022
Shpërndaje

“Gjashtëdhjetë e tetë vajza nga qyteti i Fierit, më 14 shtator 1943 u hodhën në ilegalitet dhe dolën partizane. Kjo çetë luftëtaresh të reja dilte nga një qytet i vogël, që atëherë nuk i kalonte 5-6 mijë banorë. Një rast ky unikal në Shqipëri dhe pse jo edhe përtej saj, në Europën e pushtuar nga nazifashistët”, shkruan për këtë ngjarje një nga bashkëkohësit, shkrimtari Nasho Jorgaqi

 

Nga Ilirjan Gjika

- Publicitet -

 

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Fieri, përjetoi pushtimin e dy fuqive ushtarake të Bllokut Fashist, ai atë italian dhe gjerman (7 prill 1939-15 tetor 1944). Gjatë kësaj periudhë kohore që zgjati 5 vjet e 6 muaj, qyteti dhe rrethinat përjetuan zhvillime dhe ngjarje me të gjitha tiparet e e luftës shkatërrimtare. Ndërkohë që populli i Fierit e mbështeti pa rezerva Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai dha një kontribut me vlera në rezistencën antifashiste duke i dhënë formacioneve të UNÇSH rreth 1900 partizanë, 447 prej të cilëve ranë dëshmorë të atdheut. Në këto vite ku vlerat patriotike dhe liridashëse u shprehën fuqishëm, një meritë të veçantë për çlirimin e vendit patën edhe gratë dhe vajzat. Shembulli i 14 shtatorit të vitit 1943 është unik jo vetëm për Shqipërinë, por ndoshta edhe për rajonin e Ballkanit dhe Europën më gjerë.

“Gjashtëdhjetë e tetë vajza nga qyteti i Fierit, më 14 shtator 1943 u hodhën në ilegalitet dhe dolën partizane. Kjo çetë luftëtaresh të reja dilte nga një qytet i vogël, që atëherë nuk i kalonte 5-6 mijë banorë. Një rast ky unikal në Shqipëri dhe pse jo edhe përtej saj, në Europën e pushtuar nga nazifashistët”, shkruan për këtë ngjarje një nga bashkëkohësit, shkrimtari Nasho Jorgaqi.

“Krijimi i njësive partizane, kalimi në kryengritjen e përgjithshme të armatosur diktoi nevojën e shtimit të radhëve partiazne me element të rinj. Për këtë organizata e gruas zhvilloi një aktivitet të gjerë për hedhjen e grave e të rejave në rreshtat partizane”, thekson për vigjiljen e kësaj ngjarjeje, historiani dhe studiuesi Simir Rustemi.

“Në fakt largimi ynë definitiv u bë i domosdoshëm, sepse edhe shtëpitë tona ishin bërë baza të ekspozuara dhe si rrjedhim qëndrimi ynë aty rrezikonte gjithë familjet’’, shkruan në kujtimet e saj një nga protagonistet e kësaj ngjarjeje, Shanisha Memisha (Demi).

Pikërisht në mesditēn e datës 14 shtator 1943, në Fierin e pushtuar nga gjermanët dhe në gjendje shtetrrethimi, këto gra dhe vajza u mblodhën fillimisht në shtëpitë e veprimtarëve të LANÇ Niqi Kallamata dhe Sokrat Bufi. Më pas në grupe më të mëdha ato kaluan drejt shtëpive të patriotëve Xhemil Muço dhe Zoi Deçolli. Prej aty në mënyrë të fshehtë dhe sipas një plani të organizuar mirë, atë pasdite grupi i grave dhe vajzave kaloi lumin Gjanica duke dalë në lindje të qytetit, ku vijoi rrugën. Përmes kënetës së Sheqit dhe lumit Seman u morën drejtimin e fshatit Kallm, ku qëndruan një natë në disa prej familjeve të tij.

“Gjermanët ndodheshin te ura e Sheqit, vetëm 10 minuta larg nga baza ilegale nga e cila u nisëm. Kaluam lumin Gjanica dhe u futëm në kënetë e cila qe e mbuluar me një bimësi të dendur. Gjatë kohës që po kalonim në kënetë u duk një aeroplan gjerman. Që në hapat e parë të jetës partizane hasëm në vështirësi, ndërsa kallamat shërbyen për të na mbrojtur nga mitralimi. Pasi kaluam kënetën fshatarët e zonës na ndihmuan të kalonim lumin Seman me lundër”, kujton Nepi Sota një nga pjesëmarrëset e këtij grupi.

Ndërkohë të nesërmen rruga vijoi drejt Ngurrzës për të mbërritur në Anxhaleas të Dumresë. Këtu, grupi qëndroi për një javë dhe andej vijoi udhëtimin drejt Kuçovës për të mbërritur së fundmi në Berat. Pikërisht këtu u bë ndarja në disa grupe, ku ai që u vendos në Roshnik u specializua për rrobaqepësi, duke shkuar më pas në Skrapar ku kreu detyra të ndryshme në terren dhe në disa brigada partizane. Grupi tjetër, ai Dobrushës, u përgatit për infermjeri dhe ju bashkua më pas Grupit III të Zonës së Parë Operative që vepronte në krahinën e Mallakastrës. Ndërkohë që një pjesë tjetër e tyre do të kryenin detyra dhe funksione nga më të ndryshmet në disa prej brigadave partizane të UNÇSH, si: VI, VII, XI, XI dhe XII sulmuese. Të tilla ishin partizanet Shpresa Hoxha (Fuga), Manushaqe Qadhimi, Izmini Kokobobo, Kristina Bakalli, Nepi Sota, Lefteri Muço, Jorgjie Dëma, Lenga Bakalli, Shanisha Memisha (Demi), Hatëme Memisha (Katro), Qeriba Koka, etj.

Në librin “Me ëndrrën e lirisë”, shkrimtari dhe gazetari Tashko Lako ka botuar të plota kujtimet e një sërë pjesëmarrëseve dhe protagonisteve të kësaj ngjarje. Diku në faqen 43 të tij ai shkruan se, një pjesë e këtij grupi u shpërnda në batalionet partizane ‘’Margarita Tutulani’’, ‘’Semani’’, “Ismail Qemali’’ dhe “Petro Sota”, ndërsa pjesa tjetër u caktua të punonte në terren. Po kështu, midis të tjerave, Lako thekson se, midis pjesëmarrësve do të spikasnin edhe emrat e Liri Geros dhe Pinellopi Piro, dëshmore të atdheut.

Kjo ishte shkurtimisht kjo ngjarje e pazakontë në historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e cila për kohën kur u zhvillua u mbajt në ilegalitet të plotë. Për të nuk u shkruajt asnjë rresht në traktet, komunikatat dhe gazetat që nxirte Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH dhe formacionet e ndryshme partizane. Arsyeja ishte e thjeshtë dhe e qartë. Në atë kohë vepronin ligjësitë e luftës dhe asgjë nuk mund të bëhej e njohur dhe për më tepër publike. Këtë e dëshmon edhe fryma që ndeshim në shkrimet e botuara gjatë atyre viteve nga organet e shtypit antifashist, si ‘’Zëri i Popullit’’, ‘’Buletini i Luftës’’, ‘’Gruaja Shqiptare’’, ‘’Kushtrimi i Lirisë’’, etj, ku artikujt shkuheshin me pseudonime, pa përmendur emra, zhvillime e hollësi. Ndërkohë që edhe pas Çlirimit kur historia e luftës u shkruajt me hollësi çuditërisht për këtë ngjarje nuk u tregua vëmëndja e duhur. Vetëm në fillim të viteve 1980, Muzeu Historik Fier, në bashkëpunim me Komitetin e Veteranëve të LANÇ, nisi punën për vlerësimin e kësaj ngjarjeje me mbledhjen e kujtimeve nga protagonistet dhe pjesëmarrëset. Historiku i plotë i saj u kompletua në vitet e mëvonshme me një sërë një sërë artikujsh dhe botimesh. Ndërsa në vitin 2003, me rastin e 60 vjetorit të kësaj ngjarjeje, në një nga sheshet e qytetit të Fierit u përurua memoriali që simbolizon këtë akt, vepër e ‘’Skulptorit të Popullit’’ Muntaz Dhrami. Gjithashtu, Këshilli i Qarkut Fier, i nderoi 68 vajzat partizane për aktin e lartë patriotik me titullin ‘’Nderi i Qarkut’’.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Rush says:
    September 15, 2022 at 4:04 pm

    Respekt per luftetaret e lirise.

    Reply
  • Arben says:
    September 16, 2022 at 3:48 am

    Kishin mbaruar burrat

    Reply
  • demo says:
    September 16, 2022 at 4:25 am

    Djalli Josh. Shumica femije,vajza 12-14 vjecare,,I joshi djalli.

    Reply
  • mos shpif o enver memishaj says:
    September 16, 2022 at 10:31 am

    jo po satani. mos na përhap idera o demo. si burra si gra si kalama, atëkohë u ngritën për të mbrojtur atdheun. vetëm parardhësit e tu ballistë dhe shokët e tyre e shitën atdheun

    Reply
  • velo says:
    September 16, 2022 at 2:52 pm

    Ka dhe keshtu pallavrash. Te gjithe jeni nihilist dhe mosmirenjohes. Luften, ate me realen, me te lavdishmen dhe me heroiken, e ka bo Kinostudio “Shqiperia e Re”. Te therat Jane perralle.

    Reply
  • xy says:
    September 16, 2022 at 8:28 pm

    o velo, kinostudioja ngjarjet që i ka bër filma i ka të bazuara. Lilo labja te filmi malet me blerim mbuluar ka qenë partizane vërtet. gjakun e 70mijë dëshmorve se mohon dot askush se e di i tër populli edhe sikur neonaziballlistët Alibeaj Toska apo adriatik Alimadhi të duan të mbrojnë parardhësit ballistë e tradhtar. Velo, mos hyr në gjurmët e demos. demo i ka duart e lyera me gjak
    demo= enver memishaj kryetar i SHIK në Vlorë në 1997 dhe pasardhës ballist

    Reply
  • ¿? says:
    September 16, 2022 at 9:03 pm

    O algjebriku xy, i paske bere 70 mije deshmoret mer qerrata. Po ata sikur ishin 28 mije or bole. Tashti edhe 28 mije rrene me bisht eshte, po ti ia paske fut edhe me thelle. Mire qe nuk thua qe nuk mbeti kembe partizani se u vrane te gjithe.

    Reply
  • xy says:
    September 16, 2022 at 9:08 pm

    28 mijë janë pak fare. megjithatë mos u mërzit
    shumicën e ballistëve ti vramë ne komunistët, por ata më kryesorët ikën jasht. vdiqën andej. bënin si pordha në brekë. kot sthoshte abaz ermenji: i përdori perëndimi si kavie laboratori
    si parashutista e diversant
    nfakt mir ua gjeti
    ata spiuna të nazifashistëve ishin

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 19, 2022 at 9:29 am

    Mehmet Shehu nuk vrau veten por luajti vetem rolin e aktorit sikur vrau veten edhe kete e vertetojn keto fotografi dhe ky shkrim:

    https://www.voal.ch/disa-foto-qe-shtojne-dyshimet-mbi-vetevrasjen-e-mehmetit-nga-xhevdet-shehu/multimedia/dossier/

    Ka vetem nje plage aty edhe kjo plage nuk eshte plage por eshte vetem nje lyerje me boje.

    Te godiste me pistolete zemren Mehmeti edhe ta kishte kraharorin edhe barkun plotesisht te paster nga gjaku pastaj? Jo se do ishte plot me gjak nese do kishte bere vetevrasje me pistolete Mehmeti!

    Mehmeti ne keto fotografi eshte i parruajtur sikur ka 2 ose 3 dite pa u rruajtur. Mehmeti me 17 dhjetor 1981 ishte i rruajtur se nuk shkonte askush ne byrone politike pa u rruajtur.

    Pse jane ne keto fotografi prane krevatit edhe shapkat edhe kepucet e Mehmetit edhe ca i duhej atyre qe kane bere fotografite qe i fotografuan edhe ato?

    Pse nuk ka fotografi sic gjoja e gjeten Mehmetin sapo hyne ne dhome? Pse pas vetevrasjes ishte mbuluar vet Mehmeti?

    Pse eshte here me syze edhe here pa syze Mehmeti ne keto fotografi?

    Si i mban duarte e perthyera Mehmeti madje edhe ne pozicione te ndyrshme pasi gjoja ka vrare veten?

    Pse nuk u degjua krisma e pistoletes se Mehmetit? Gjoja Mehmeti vuri nje jastek para kraharorit para se te vriste veten. Atehere ku eshte ai jasteku? Mehmeti i ka te dy jasteket poshte kokes edhe ata jane te paster pa gjak.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 19, 2022 at 9:29 am

    Bluzja ose kemisha e Mehmetit eshte e lyer siper ne ate vendin e gjoja plages me boje. Ne ate fotografi ku eshte ngritur larte bluzja e Mehmetit per te fotografuar gjoja plagen duket qarte qe Mehmeti nuk ka plage sepse ajo bluzja e Mehmetit eshte e paster nga poshte edhe i duket vetem njolla e bojes qe e leu vet Mehmeti bluzen me boje nga larte por gjaku do kishte njollosur bluzen nga poshte pra nga kraharori edhe jo si nje njolle boje qe Mehmeti e vuri me dore siper bluzes. Kjo eshte shenja me e qarte edhe me e pakundershtueshme qe Mehmeti luajti rolin sikur vrau veten. Mehmeti jetonte edhe pas kesaj loje ne byrone politike iku me njerez te besuar te vet edhe te Enverit ne Kanada. Edhe Duro Shehu ne Kanada eshte sot.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 19, 2022 at 9:30 am

    Ishte vetem nje loje e regjimit te Enverit dhe Mehmetit kjo edhe asgje tjeter. Mehmeti ishte shume i forte edhe ne 1989 me 200 vjetorin e revolucionit francez te 1789 qe e bene masonet me illuminatin ne krye do behej nderrimi i sistemit socialist ne te gjitha vendet e Europes lindore ne sistem kapitalist. Ashtu edhe u be.

    Nuk mund te ishte ne Shqiperi Mehmet Shehu ne 1989 ose 1990 ne pushtet sepse Mehmeti ishte shume i forte. Mehmeti ishte trim me flete edhe shume inteligjent. Prandaj nuk do i pershtatej Mehmetit tranzicioni me gjithe shkaterrimin e industrise, ushtrise edhe shtetit sic u be. Ne pushtet duhet te ishte nje lolo si Ramiz Alia te cilit do i pershtatej tranzicioni ashtu sic u be.

    Pastaj politika ka edhe show sepse i duhet politikes se illuminatit show si fejesa e Skender Shehut me Silva Turdiun qe Enver Hoxha e njihte shume mire. Asgje nuk u ndodhi Turdinjeve ne Tirane. Si ka mundesi? Ishte nje skenar hollivudi kjo fejese edhe prishja e fejeses me gjithe gjoja kritikat qe i beri Enveri Mehmetit deri me 17 dhjetor 1981.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 19, 2022 at 9:30 am

    Atmosfera ne byrone politike ishte ate dite e qete edhe Mehmeti luante rolin pa bere kundershtime por thoshte here pas here “po”. Madje dhe Kadriu i beri nje gjoja kritike Mehmetit per largimin e rojeve ne plazhin e Durresit kur ishte Mehmeti atje ne plazh. Pse serioze ishin keto diskutime? Enveri diten tjeter e kishte gati te gjthe skenarin edhe e shpalli Mehmetin armik edhe paralajmeroje qe me vone do dalin edhe gjera te tjera si Mehmeti poliagjent. Pse i besonte njeri nga familjet Hoxha, Shehu, Kapo e Hazbiu keto fantashkenca hollivudi?

    Ne kete video eshte mbledhja e byrose politike te 17 dhjetorit 1981:

    https://www.youtube.com/watch?v=DXcaSGrCCOo

    Edhe Kadri Hazbiu nuk u ekzekutua edhe te gjitha gjerat kunder Kadriut ishin false edhe vetem teater politike. Kadriu ishte gjithashtu shume i forte edhe nuk mund te ishte ai ne pushtet ne 1989 ose 1990.

    Keto fotografite e Mehmetit e kane vulosur plotesisht kete teater sepse jane prova te pamohueshme qe Mehmeti ne keto fotografi eshte gjalle edhe luan rolin sikur ka vrare veten.

    Familja Kapo si mori ne 1991 direkt pasaportat amerikane?
    Jane plotesisht ndryshme gjerat e politikes nga ca duken.

    Pse nuk kishte mjaftueshem qumesht Shqiperia qe ne vitet 1978 deri 1990 ishte cmenduria e radheve te qumeshtit? Pse nuk kishte grure Shqiperia qe fshataret kishsin shume kohe vetem buke misri? Po minoriteti i Dropullit pse kishte gjithemone buke gruri? Se ne fashtra ishte minoriteti. Pse? Epo duhet te kishte edhe gjera per te cilat kundershtaret e regjimit te Enverit brenda vendit mund te flisnin kunder regjimit. Edhe pakenaqesira duhej te krijoheshin ashtu si edhe me tufezimet qe te shpallej ne 1990 sistemi i deshtuar edhe qe duhej nderruar. Se po te mos kishte pakenaqesira pse duhej ndryshuar sistemi?

    Ajo piramida e Enverit ne mes te Tiranes eshte simboli i masonerise dhe i illuminatit. Prandaj Erion Veliaj e quajti nje here ne 2015 si ndertesen me me vlere te Tiranes edhe eshte ne internet kjo thenje e Veliajt. Por me bunkieret tallen Rama e Veliaj.

    Mehmeti e luajti rolin e vet ne teatrin politik.

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2022 at 9:44 am

    o velo,Ballistet ishin tradita shqiptare,,ishin ata qe bene pavarsine,Luften e Vlores,mbrojten fshatrat nga kriminelet andartet greke,.perbindsha ishit ju,qe nxorret ne mal vargane me femije,cupa 12 vjece,,Nuk e ka pasur tradite shqiptari.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?