Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një ditë pas protestës…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një ditë pas protestës…
AnalizaLajmi i fundit

Një ditë pas protestës…

Published: February 21, 2024
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Protesta mbaroi. Njerëzit u mblodhën, protestuan, dëgjuan folësit, u takuan me njëri tjetrin, hodhën disa tymuese, ndezën zjarr në hyrjen e godinës kryeministrore,  u shpërndanë.

- Publicitet -

Një ditë pas protestës gjërat nuk kanë ndryshuar, opozita është aty ku ishte, shumica bën hesapet e zgjedhjeve të ardhshme, shefi i qeverisë bën sikur nuk e di që përballë zyrës së tij janë mbledhur disa mijëra njerëz dhe, në fund të fundit, llogaritë i ka me këto të fundit.

Jam i bindur se nuk ka impresionuar askënd fjalimet e mbajtura në protestë. As të kreut të Rithemelimit nuk kanë ngjallë “emocionet” e dikurshme. Gjërat që zvarriten, ose që nguten, lindin të verbëra.

Opozita kërkoi me ngulm të bënte një protestë të madhe, kombëtare, të dilte jashtë rruginës ku mbahen çdo mbrëmje foltoret e vogla, të dëshmonte se është forca kryesore e opozitës dhe, duhet pranuar, këtë ia arriti. Njerëzit e mbledhur në bulevard ishin më tepër se gjithë atë që mund të mbledhe opozita Basha.

Si u bë opozita kështu: mbi bazë emrash dhe jo idesh. Themi opozita Basha, grupi Bardhi, Foltorja Berisha. Asnjëri prej tyre, i vetëm, nuk e mund dot qeverisjen e tanishme. Veç e veç janë edhe më për dreq. Secili prej tyre shitet si shpëtimtar i Shqipërisë, asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar vlera atdhedashurie.

Çfarë do të ndodhë sot ose nesër, më 21 apo më 22 shtator?

Asgjë e jashtëzakonshme. Do të ketë rrëmujë në parlament, karrike të hedhura, bllokim të foltores, grindje me ministra dhe deputetë, bllokim votimi, Gazi do të hedhë tutje xhaketën, si për të dalë në ringun e furishëm të politikës, të tjerë do të rrjeshtohen pas tij dhe ai, në fakt, do të jetë njeriu më i kënaqur. Nga armiku i Rithemelimit është kthyer në të domosdoshmin e saj. Nga njeriu që nuk shkonte pas “babit të Zenit” dhe vilës 750 mijë euro të Nokës, tani është bishti i domosdoshëm, pa të cilin nuk lëviz dot opozita. Bashkimi i tyre, si ngjarje magjike, nuk ngopi askënd, veç egos së Bardhit për të qenë pjesë e domosdoshme e opozitës. Për t’ia haruar vetë Rithemelimi vrasjen në Elbasan, faktin që ishte i vetmi deputet që kishte fituar mandatin nga një vrasje.

22 shkurti do të jetë ditë e zakonshme. Departamenti Amerikan i Shtetit , edhe kështu si ndodhi, nuk bëri një lëvizje të re, qoftë edhe si përgëzim se opozita po luan nga vendi. Për të fakti që drejtohet nga një “ non grata” mbetet i njëjtë, opozita e pa besueshme, lideri i saj i lëçitur, mbështetësit rreth tij të humbur. E vërtetë që askënd një Sekretar Shteti nuk të bën kryeministër, por rruga, duam apo jo, kalon nëpër këtë rrugë. E nisi opozita e sotme, me Rajersonin, i cili u pendua shpejt për zgjedhjen e tij, por dëmi ishte bërë; e vazhdon Rama, që , si po shkojnë gjërat, më shumë miq do të ketë jashtë Shqipërisë, se sa brenda saj.

Por, asgjë nga ajo që ndodhi më 20 shkurt nuk duhet të jetë e harruar.

Rama nuk e ka betejën me krerët e opozitës, që herë ndahen, herë bashkohen; herë mallkojnë njëri tjetrin e herë përbetohen për dashuri të përjetshme.  Problemi i qeverisjes së sotme nuk është as kreu i Foltores, Berisha.  Shumë shkaqe madhore e kanë nxjerrë atë jashtë lojes së madhe të politikës, dhe këtë ai e di më mirë se kushdo tjetër. Përpëlitjet e tij janë për të ardhmen e pasurive të familjes, dhe, asnjë lider në këtë gjendje, nuk mund të bëjë rokadën e madhe.

Problemi i qeverisjes së sotme janë njerëzit që protesttuan.

Nuk ka rëndësi se sa ishin ato. Mund të ishin edhe dy herë më shumë, edhe dy herë më pak.

Ata janë një zë. I domosdoshëm për t’u dëgjuar.

Ata, në fakt, janë përfaqësues të atyre që nuk erdhën dot, jo se nuk donin, por se disa nuk mundnin, disa kishin frikë të vinin në protestë, të tjerë kanë humbur shpresat.

Shumë opozitarë, në protestën e 20 shkurtit apo në shtëpitë e tyre, janë problemi i qeverisjes së tashme.

Nëse kthesa e pritur nuk arrihet shpejt, me këmbëngulje, nëse nuk hapen dyert e një politike sociale, nuk shkundet shteti nga kapja korruptive e tij, nuk dëbohen zyrtarët e korruptuar, nuk ndalohen vjedhjet dhe shteti nuk mbështet në një grusht oligarkësh që i mbështet, atëherë protesta e tashme do të duket e vogël.

Njerëzit duan ndryshim thelbësor. Shumica “e majtë” e ka për detyrë ta bëjë këtë. Dhe nuk mund ta bëjë kur shpërfill njerëzit që protestojnë, duke menduar se shpërfillja e krerëve është edhe e njerëzve.

Krerët kanë hallin e tyre. Ata kanë ardhur në protestë me makina luksoze, kanë vajtur pas protestës të pushojnë në vilat private, janë të pasur, mospërfillës, shpesh herë mediokër, ama shumë nga njerëzit në protestë, në shumicën e tyre, nuk janë të tillë.

Ata thjeshtë janë njerëz që duan jetë më të mirë, më të qetë, drejtues më të pastër.

Kaq do edhe dita e 22 shkurtit. Të tjerat janë thjeshtë matematikë.

****

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • demo says:
    February 21, 2024 at 11:14 pm

    Shikoje kete miun me musteqe,ate mijushin me dy x dy gishta,,jane te trembur.
    Shume shume,rrezuan dy parmake llamarine perballe po;icave.
    Berisha i falenderoi qe erdhen ne Funeralin e tij,,Ta marre vesh Amerika,qe Berisha eshte i pafajshem.
    Beni adetin Berishes kot,se nje mut keni per te marre.

    Reply
  • Ugo says:
    February 21, 2024 at 11:40 pm

    HAPI SYTE MIRE
    MOS FAL BADJAVA
    BEDRI QOFTEXHIU
    SE LEZET STE KA

    SE SHIKON ATDHEUN
    QE U BOSHATIS
    E PO SHKON DREJT HICIT
    NE SAJE TE QEVERISE

    CDO GJE REGULLOHET
    SE SKA NGA TJA MBAJ
    PO MBET SHKRET VENDI
    ASGJE SVLEN PASTAJ

    VINI MOR ALARMIN
    SE NA SHKOJ VATANI
    BOLL ME ME PALLAVRA
    JU ZENTE FRYMEN SAHANI

    Reply
  • capi says:
    February 22, 2024 at 12:32 am

    Bedri pse mendon se asgje nuk ka ndryshuar pas protestes. Pak te duket qe pozita dhe opozita po bashkepunojne ne menyre konstruktive. Me konsensus te plote do te miratojne nje ligj si te nxjerrim nga burgu te gjithe hajdutet qeveritar, jo qeveritar dhe politikan. Disave do ju japim dhe deshmi virgjerie ta kene kur te gjejne ndonje partner tjeter ose ne votimet e ardhshme.
    Ne burg do te qendroj ndonje qe nuk ka paguar dritat, qe ka ndertuar ndonje kotec pule pa leje, ose ndonje qe nuk ja mban b…. te dali se e ndjek hasmi ose njerzit e gruas dhe eshte me i sigurt ne burg se jashte.

    Si mund te mendosh qe shumica ose masa e “majte” te beje ndryshim, kur me ligjin egzistues nuk kane te drejt te zhgjedhin njeriun qe duan, por vetem ate qe i servir kumandari.
    Ti mendon se udheheqja e majte do te ndryshoj e do te reflektoj. Kane dhjet vjet ne pushtet dhe mund ta kishin bere. Nuk shikoj ndonje shenje qe do e bejne.

    Nuk di keto partite reja, do ju dhene nje here shanci, sa per te prishur equilibrat e qelbesirave. Po frike kam dhe me ta, se sa te fillojne do jua zene shqyt me ndonje shuk lekesh dhe do fillojne te perdridhen dhe ata.

    “Hall me qe e hall me buaj, hall te mos martohesh kurre” i thone andej nga anet tona. E thash mire, me duke keshtu eshte ajo shpreja, ne mos gaboj.

    Reply
  • TIRONA says:
    February 22, 2024 at 4:39 am

    Ne foto jane te gjithe “te tokes se xanun”
    ose “tironas prej Tropoje”
    Hajde dru me pre!
    Eo gazep 🫏 salesh c’i bere TIRONES!

    Reply
  • ce says:
    February 22, 2024 at 5:28 am

    Bravo Bedri, artikull exelent. Shkrimi O Sot O kurre qe shfaqej si simbol i pordhestes tregonte qarte se dt.21 shkurt , 22, 23, e ne vazhdim do jene njesoj per opoziten non grata dhe Haxhi dede Sali baba do vazhdoje te pellase cdo nate tek tyrbja e tij ne katin e 8te para Shpifarakes Adriana nockederrja me koken lart dhe gojen hapur drejt wc ne katin e 8te si dhe te gerdalles Vokshi sygerdoqja me vetullat transverstite te marra borxh Cim gjates qe po na tremb femijet kur del ne ekran.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 22, 2024 at 6:39 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?

    Ke gje te na thuash
    O Bedri Islami
    Si te rilindur SHTETI
    Te shpetoje VATANI?

    Ke gje te na thuash
    Islami BEDRI
    Si mund te rilindur SHTETI
    Shpetoje SHQIPERI?

    33 ‘lufte’ me Tulla
    E ‘kryeministri’
    Ne Mes te Europes
    Zjarrvenesi SALI?

    Ne cilin vend te Botes
    Ke degjuar TI
    Qe nje i burgosur
    Drejton nje USHTRI?

    Qe nje kryekrriminel

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 22, 2024 at 6:47 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?

    Ke gje te na thuash
    O Bedri Islami
    Si te rilindur SHTETI
    Te shpetoje VATANI?

    Ke gje te na thuash
    Islami BEDRI
    Si mund te rilindur SHTETI
    Shpetoje SHQIPERI?

    33 ‘lufte’ me Tulla
    E ‘kryeministri’
    Ne Mes te Europes
    Zjarrvenesi SALI?

    Ne cilin vend te Botes
    Ke degjuar TI
    Qe nje i burgosur
    Drejton nje USHTRI?

    I burgosuri Ankarase
    Arratiset ne TURQI
    I ‘burgosuri’Bathores
    Djeg 33 vjet ‘Kryeministri’!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 22, 2024 at 8:08 am

    PS:
    -Nëse nuk analizojmë mirë se cila Parti,Qeveri në 33 vite DEMODE..KRACI ka qeverisur më mirë e cila keq e shumë keq dhe cilat janë rrugët e zgjidhjes,hartime të tilla prej KOMISARI të njëanshëm nuk i vlejnë kurrkujt në këtë vënd të vogël e të varfër e shumë të pasur me pasuri përrallore Tokësore,N/Toksore,Ujore,Mjedisore..!
    -Ndryshimi i sistemit u orientua nga R.Alia,u menaxhuar nga S.Berisha nën dirigjimin e agjenturave të huaja..Sërbo -Greke me misionin e shkatërrimit të pasurisë Enveriste të 500 ekonomive mbi 350 mild.$,130 mild.$ pasuri ushtarake.
    -NGA KËTU FILLOI BADËRDIA MBI PRONËN DHE LËNIA E PUNTORISË PA PUNË PËR TË MARR RRUGËT E BOTËS.Dhe kjo nuk u bë nga E.Rama.
    -Dhe nëse R.Alia u dënua me burg për kafet dhe për të vuajtur pasojat e LNÇL që nuk e njehë Saleu,Ballistët,Legalistët,Zogistët..,DREJTËSIA DUHET TË KISHTE VARUR TE SHESHI SALI RAM BERISHËN si tradhëtar i Kombit me mbi 20.000 të vrsrë(Shqipërisë & Kosovës),për të cilat DITA ka shkruar shumë në 30 vite për minimin e demokracisë të një personazhi të TMERRSHËM AGJENT I DHUMFISHT:UDB,ASFALISË KGB..EDHE FBI(mekënse Amerika e vonoi shumë shpalljen non grata të tij)
    -Nëse nuk kthehet pasuria e vjedhur nga politiqënët e çdo ngjyre që nga 1992 dhe futjen në burg të hajdutëve e vrasësve me dosje e vidio me zë e figurë,ky vënd do të jet i VARFËR,NJËTZIT DO TË IKIN,PASI PO VENITET SHPRESA akoma më shumë me një OPOZITË DESTRUKTIVE,pasi zanafillën e ka që kur u krijua në 1991 nga Sb me SPIUN E KOMUNIST..që sot në të militojnë akoma mbi 300-400 syresh që i shkojnë pasë për destabilizimin e mëtejshëm të vëndit.
    -PS dhe E.Rama,me gjithë mangësitë e qeverisjes 11 vjeçare është i DËNUAR TË QEVETISI DERI 2029 e mëtej,në kushtet e një OPOZITE TË BËRË COPASH PËR HALLET E NON GRATËS..dhe se vëndi nuk duhet të lihet në duart e LIKE/SPIUNIT,LULI/7×7=42,NOKËS,BARDHIT..e KO..për ta çuar përsëri në ZERO si në 2013..
    -Por edhe se Keyeministër në Shqipëri bëhet Ai që përveç votave edhe si ANTARE E NATO..DO MERRET EDHE OK AMERIKAN..!PIKË
    -FLM DITA,BI.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 22, 2024 at 10:27 am

    VO:
    ☆22.02.24:
    Pasi ndoqa seancën e Kuvëndit të HORRAVE TË GAZIT-(SALI)VRASËSIT NË ELBASAN 21 PRILL 2021,PO VAZHDOI:
    • Foltoristët vazhduan me destabilizim të seancës me Britma,Bilbila,Vërshëllima..për të zbatuar detyrat e NON GRATËS në arrest shtëpie duke biseduar me Lirinë(SLLOBODANKËN ME NËNËN-SËRBE-Milica AGJENTE E UZNO(UDB) për faje të GJKKO e cila edhe dhëndrrin e Sb- Malltezi i dënuar për korrupsion me mbi 30 pasuri në Shqipëri e deri në Gjermani,e dërgoi në Shtëpi tek ARGITA,Kur në burg janë me qindra të burgosur të pa hetuar e dënuar sipas ligjit..!
    • Dhe ligji për AMNISTIN nuk u votuar,pasi Luli kërkonte të nxirrte nga burgu TERRORISTËT E PROTESTAVE TË TIJ..!
    – Ditë më parë lexova: •Një GJENERAL GJERMAN I L2B,92 VJEÇ u dënua pasi në burgun Mathauzen si përgjegjës i magazinerit të dhëmbëve prej floriri të burgosurve mungonin disa KG FLORI..!! Kjo më bëri që në vënd sa të flija në orën 24,00,mendova: Sikur të kisha 1 dhëmb floriri kur më futën në burg për të më vjedhur VOTAT në 1996..A do të isha i gjallë prej HIENAVE TË SB që drejtonte K/Policin Agim Shehu e K/Spiunin Bashim Gazidede..?
    -Në 1992 Saliu na nxori në pesion në moshë të RE( Kolonel me Akademi Usht.) me 25.000 lv dhe vuri në drejtim ZHULALËT pse ishin militant të PD.Që këtu mori FUND ushtria e armatosur rëndë..dhe pasuria miliardëdhe në Armatim..dhe u flakën në rrugë intelektualët e çdo sektori..përfshi edhe SPIUNËT E ENVERIT QË NUK I DUHESHESHIN MË S.Berishës,Ku nga 20.000,2/3 i futi në PD.Restua u pais me pasaporta dipllomatike prej Sb të cilët u “punësuan” në Sërbi e Greqi për të zbatuar më von..1997,98..TEORIN SHOCK,ÇEKUN E BARDHË..Dhe në 1997 ishte Kryeministrja TURKE TAN SU ÇILLER që na shpëtoi nga invazioni Grek me të cilën jemi në gjendje LUFTE MBI 200 VITE.
    • Megjithatë,Saliu shpiku çështjen F.BELERI-Terroristin e madh 33 vjeçar për ti futur shkopij nën rrota E.Ramës pse ndërhyri në GJK për të anuluar TRADHËTINË E SB PËR SHITJEN E 354 KM DET-GREQISË.
    -Analisti MEÇE në REP.TV deklaroi se..Më ka rën në dorë DOSJA E SB SI AGJENT I UDB,KGB..dhe në Foltore,PD ndodhen mbi 300 spiun të UDB..!A e dëgjoi këtë KOMISIONI DOSJEVE DHE SPAK..vazhdim i xhaketave të vjetra të Sb 92. ?
    •Pse autoriteti dosjeve stonoi me dosjen e Like/Spiunin kur i dëmtuari tij i bëri letër Kuvëndit të Shqipërisë.!?
    -Po dije,Luli deklaroi: Të hapen dosjet e UDB+KGB..! A është rastësi kjo..!?
    -A duhet të dorëzoi Qeverisjen E.Rama kur përballë ka një ÇETË-BANDË-HAJDUTËSH-VRASTARESH-SPIUNËSH.?
    -ZOT..NA MBYTËN SPIUNËT..!!

    Reply
  • katarakti says:
    February 22, 2024 at 10:27 am

    Nuk jam edhe shumë dakort me llogjikën e Islamit. Në çdo vend të botës do të gjesh njerëz që janë të pakënaqur nga qeveria që i udhëheq. Prandaj ka kudo pozitë dhe opozitë. “Vetëm po të vijë nê pushtet ai qê dua unë, punët janë në vijë”! Kjo është llogjika e çdo militanti. Ndryshe kjo qeveri nuk bën dot më shumë se kaq. Se kaq e ka takatin. Rama ndjek një politikë të djathtë në një ekonomi që mbështetet tek oligarkët dhe jo te roli i shtetit. Vetë shqiptarët si popull janê të molepsur deri në palcê nga korrupsioni. Kushdo që vjen në pushtet dhe ka diçka në dorë do të përpiqet të përfitojë, se “njëherê të vjen zogu në dorê”! Pêr mua nevojitet një parti e majtë që t’i hyjë punëve me themel. Si është privatizuar ekonomia?! Kush ka përfituar pa të drejtë? Si janë pasuruar oligarkët?! Kush i ka shitur apo dhuruar pasuritë kombëtare?! Si mund të mbrohet prodhim i brendshëm nga konkurrenca e huaj?! Si dhe sa mund të ndërhyjë shteti në rritjen e GDP-së?! etj etj.
    Rama kaq bën, kaq di dhe kaq do. Ai e ka mbyllur ciklin. Më së largti më 2029 do të largohet nga pushteti. Sidoqoftë “sundimi” i tij ishte tejet pozitiv krahasuar me të mëparshmit. Shqipëria doli nga bataku, nga rrëmeti dhe qameti ku e futi Berisha gjatë viteve 1991 – 1997. Një mjet pët të rritur nivelin e jetesës do të ishte nacionalizimi i pasurive kombëtare, mineraleve, naftës etj etj. Por Rama më parë vret veten se sa të hedhë këtê hap. Me një fjalë ka ardhur koha për një hop cilësor duke rritur rolin e shtetit në ekonomi. Për sa i takon opozitës ajo duhet ta nisë nga e para, duke hedhur tutje “xhaketën e vjetër”!

    Reply
  • Spak says:
    February 22, 2024 at 10:36 am

    Fotografia tregon qarte se protestuesit ishin “Tiranas”! Se aty ishin 120 mije per mendjen e semure te berishianeve!

    Reply
  • Populli says:
    February 22, 2024 at 10:43 am

    Zgjohu o popull shqiptar nga gjumi zgjohu,
    e neper protesta ne shesh me fort bashkohu,

    se vetem me protesta rregullohet Shqiperia,
    as nena nuk i jep sise po nuk qau femija,

    protestohet neper bote e kudo perleshen me polici,
    e jo mos protestohet ne Shqiperine e zhyt ne varferi,

    shqiptaret po ikin perdite, Shqiperia eshte pergjysmuar,
    nga kjo qeverisje-pleher me plot skandale degjeneruar,

    boll me kete Rame ne pushtet nga viti 2000,
    sa ne Bashki e sa ne Qeveri,

    ti nderrojme qeverite ashtu si ben tere bota,
    se ndryshe vame serish prap te Enver Hoxha,

    me varferi shpopullim e me zullume plot,
    eshte qelbur keq qeverisja e Rames idiot,

    Shqiperia e pergjysmuar nga shqiptaret prej varferise,
    nuk fshihet dot me denglat e rrenat e Ram-qeverise.

    Reply
  • LABI says:
    February 22, 2024 at 10:50 am

    KY LALAJ I RIPJELLJES
    SEC ME NGJAN SI NJE TELLALL
    SA HERE FLET KOKEBOSHI
    NEVERI,MESHIRE TE NGJALL

    MBETURINE E BABAQEMOS
    QEVERISE I VE MBALLOMA
    IK O QYP U TELENDISE
    TE URA MBETE AKOMA

    Reply
  • Emil Lafe says:
    February 22, 2024 at 1:21 pm

    Pse kaq dobët ne gjuhën shqipe mer Shabe! Dy fjali, du gabime
    “Jam i bindur se nuk ka impresionuar askënd fjalimet e mbajtura në protestë. As të kreut të Rithemelimit nuk kanë ngjallë “emocionet” e dikurshme. ”

    Jo “ka impresionuar” por “kane impresionuar” …fjala “fjalimet ” është në numrin shumës.
    Jo “kanë ngjallë” por “kanë ngjallur”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS, fokusi te investimi në Zvërnec dhe Sazan
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?