Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 250 milionë euro për fatura të vjetra në dhjetor, KLSH ngre pikëpyetje për menaxhimin e buxhetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 250 milionë euro për fatura të vjetra në dhjetor, KLSH ngre pikëpyetje për menaxhimin e buxhetit
AktualitetEkonomi

250 milionë euro për fatura të vjetra në dhjetor, KLSH ngre pikëpyetje për menaxhimin e buxhetit

Published: November 2, 2026
Shpërndaje

Shpenzimet buxhetore të muajit dhjetor 2025 arritën në 162.5 miliardë lekë, ose 20.3% të totalit vjetor prej 801.7 miliardë lekësh, sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për zbatimin e buxhetit. Shuma e shpenzuar vetëm në dhjetor ishte 2.8 herë më e lartë se mesatarja mujore e periudhës janar–nëntor.

Përqendrimi ishte veçanërisht i fortë te investimet publike. Në dhjetor u regjistruan 53.4 miliardë lekë shpenzime kapitale, ose 40.6% e totalit të investimeve të realizuara gjatë gjithë vitit, prej 131.6 miliardë lekësh. Në krahasim me njëmbëdhjetë muajt e mëparshëm, ritmi i shpenzimeve kapitale në dhjetor ishte rreth 7.5 herë më i lartë se mesatarja mujore.

Shpenzimet korrente arritën në 92.5 miliardë lekë, ose 1.8 herë më shumë se mesatarja mujore e janarit deri në nëntor. Në shpenzimet e dhjetorit u përfshi edhe një transfertë prej 16.6 miliardë lekësh në llogarinë e Fondit të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, e barabartë me 10.2% të shpenzimeve të raportuara për këtë muaj. KLSH vlerëson se kjo transfertë nuk përbën shpenzim efektiv, megjithëse është përfshirë në treguesit e realizimit të buxhetit.

- Publicitet -

Rreth 250 milionë euro pagesa në dhjetor për fatura të mëparshme

Auditimi ka evidentuar se volumi i lartë i pagesave në fund të vitit nuk lidhet vetëm me aktivitetin e zhvilluar gjatë dhjetorit. Një pjesë e konsiderueshme e faturave të shlyera në këtë muaj ishin lëshuar më herët.

Konkretisht, gjatë dhjetorit u shlyen 14.96 miliardë lekë fatura për investime kapitale dhe 8.90 miliardë lekë për shpenzime operative, të lëshuara gjatë periudhës janar–nëntor 2025. Një tjetër shumë prej 955 milionë lekësh u përdor për pagesën e faturave të investimeve të vitit 2024 dhe viteve të mëparshme.

Në total, këto pagesa arrijnë në 24.8 miliardë lekë, ose afërsisht 250 milionë euro, duke përfaqësuar 15.3% të të gjitha shpenzimeve të dhjetorit. Sipas KLSH-së, përqendrimi i një numri të madh transaksionesh në një periudhë kaq të shkurtër rrit ekspozimin ndaj mangësive në kryerjen e kontrolleve përpara pagesës dhe krijon vështirësi në planifikimin dhe administrimin e likuiditetit.

Për investimet publike, kjo praktikë shton presionin mbi strukturat që duhet të verifikojnë dokumentacionin, situacionet e punimeve dhe përputhjen e pagesave me detyrimet kontraktuale. Krahas rrezikut të kontrolleve të pamjaftueshme, përqendrimi i kontraktimeve dhe punimeve në fund të vitit mund të rëndojë edhe kapacitetet e kompanive zbatuese dhe të mbikëqyrjes së cilësisë.

Nga 500 milionë euro suficit në nëntor, në deficit brenda një muaji

Përqendrimi i shpenzimeve në dhjetor ndryshoi rrënjësisht edhe bilancin e buxhetit.

Deri në fund të nëntorit 2025, buxheti kishte akumuluar një suficit prej 49.1 miliardë lekësh, ose rreth 500 milionë euro. Gjatë dhjetorit, të ardhurat arritën në 66.3 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 162.5 miliardë lekë. Diferenca prej 96.2 miliardë lekësh e ktheu suficitin e njëmbëdhjetë muajve në një deficit vjetor prej 47.1 miliardë lekësh. Sipas vlerësimit të KLSH-së, realizimi i treguesve vjetorë nuk mjafton për të vlerësuar cilësinë e ekzekutimit të buxhetit, nëse nuk merret parasysh shpërndarja e pagesave gjatë vitit, nevoja për likuiditet dhe progresi faktik i projekteve të financuara.

Investimet, 25.5 miliardë lekë më pak se plani

Megjithëse në dhjetor u realizua pothuajse gjysma e investimeve të vitit, shpenzimet kapitale mbetën 25.45 miliardë lekë, ose rreth 16%, nën planin përfundimtar. Investimet me financim të huaj patën mosrealizimin më të madh, me 15.8 miliardë lekë më pak se parashikimi. Ndërkohë, investimet me financim të brendshëm u realizuan në masën 93.9% të planit përfundimtar.

“Monitor” kishte raportuar më herët se rreth 41% e shpenzimeve kapitale të vitit 2025 u përqendruan në dhjetor, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e fondeve mbeti e papërdorur, pavarësisht përshpejtimit të pagesave gjatë muajit të fundit.

Kjo problematikë vijon edhe gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të analizuara nga “Monitor”, në nëntë muajt e parë të vitit investimet kapitale arritën në vetëm 62.7 miliardë lekë, ose 35.6% të planit vjetor prej 176 miliardë lekësh. Për realizimin e plotë të planit do të nevojiteshin edhe 113.4 miliardë lekë, rreth 1.2 miliardë euro, gjatë tre muajve të fundit.

Kjo do të kërkonte një mesatare mujore shpenzimesh prej 37.8 miliardë lekësh në tremujorin e fundit të vitit 2026, mbi pesë herë më shumë se mesatarja prej rreth 7 miliardë lekësh e nëntë muajve të parë. Në këto kushte, rreziku i përsëritjes së përqendrimit të pagesave në fund të vitit mbetet i lartë.

Projekte të hapura në muajt e fundit dhe fonde të pashfrytëzuara

Raporti i KLSH-së evidenton se problemi nuk kufizohet te ritmi i ulët i shpenzimeve gjatë vitit, por lidhet edhe me planifikimin dhe ndryshimet e shpeshta të fondeve të investimeve.

Vetëm gjatë periudhës shtator–dhjetor 2025 u detajuan për herë të parë 69 projekte investimi, me fonde në vlerën 6.86 miliardë lekë. Prej tyre, 16 projekte, me fonde prej 839 milionë lekësh, u detajuan përmes aktit normativ të dhjetorit, ndërsa 679 milionë lekë u raportuan si realizim për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga vitet e mëparshme.

Në fund të vitit, 188 projekte kishin fonde të planifikuara prej 3.59 miliardë lekësh, por nuk rezultonin me asnjë shpenzim të kryer. Këto fonde nuk ishin rishpërndarë drejt projekteve të tjera që kishin nevoja financimi.

Shpeshtësia e ndryshimeve buxhetore ishte një tjetër problem i evidentuar nga auditimi. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 3,106 rishikime unike të buxhetit, që përfshinin 28,412 ndryshime në zëra buxhetorë. Rreth 17% e rishikimeve u kryen vetëm në dhjetor. KLSH konstatoi edhe raste të ndryshimeve të planit të vitit 2025 që vijuan deri në shkurt 2026.

Përqendrimi i shpenzimeve në muajin e fundit, së bashku me ndryshimet e vonuara të planit, faturat e mbartura dhe projektet e parealizuara, nxjerr në pah dobësitë e administrimit të ciklit buxhetor. Pavarësisht fondeve të miratuara, ekzekutimi i një pjese të madhe të investimeve mbetet i varur nga një periudhë shumë e shkurtër në fund të vitit, duke rritur rrezikun për cilësinë e kontrollit financiar dhe efektivitetin e përdorimit të parasë publike.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përplasja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kushtetuesja shqyrton kërkesën në këtë datë
  • Jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës
  • VIDEO: Me shall dhe monopatinë në zonë të mbushur me kamera dhe policë, grabitet filiali i Raiffeisen Bank në Tiranë
  • Aktori dhe regjisori i njohur ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare
  • Presidenti dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46

Komentet e Fundit

  1. Naimi on “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi
  2. Mollosi on VIDEO: Me shall dhe monopatinë në zonë të mbushur me kamera dhe policë, grabitet filiali i Raiffeisen Bank në Tiranë
  3. Patronazhisti on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. Janinë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  5. Vëzhgimi on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?