Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Themeloi elegancën në analizën politike në Shqipëri”, zhvillohen homazhet për Artur Zhejin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Themeloi elegancën në analizën politike në Shqipëri”, zhvillohen homazhet për Artur Zhejin
Kronike

“Themeloi elegancën në analizën politike në Shqipëri”, zhvillohen homazhet për Artur Zhejin

Published: August 25, 2025
Shpërndaje

Kanë nisur këtë të hënë që prej orës 10:00 homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në ambientet e Universitetit të Arteve. Mjaft personalitete kanë mbajtur dhe fjalën pasi kanë kryer homazhe në arkëmortin e Artur Zhejit.

Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj ka kujtuar dhe lartësuar figurën e Zhejit, me të cilin ka punuar në disa media, por jo vetëm, ka pasur dhe një miqësi të afërt me të.

“Është një ditë e trishtuar për gazetarinë publicistike, për të gjithë miqtë, një ndër të cilët jam dhe unë. Kam pasur fatin ta njoh herët dhe të punoj me të, të shkëmbejmë mendime, ishte një intelektual me interesa të gjera. Mendoj se ai themeloi elegancën në analizën politike në Shqipëri. Kishte një bazament kulturor që pak e kanë, gjë që e ndihmoi të krijonte stilin e vet autentik. Gjërat i thoshte me qëllimin të ishin ndikuese, por jo vrastare”, tha Zogaj.

- Publicitet -

Regjisori Kiço Londo ka shprehur gjithashtu dhimbjen e tij me një mesazh prekës, duke kujtuar figurën e mikut.

“Vijmë nga një ajër, nga krahinë, nga një fshat, nga një gjak. Vijmë nga i njëjti kurs, në këtë shkollë të mrekullueshme edhe sot është një ditë e thellë zie. Është një ditë ku të gjithë duhet të qajmë për dritën që humbëm, për thellësinë e mendimit që humbëm, për Artur Zhejin që jo vetëm që vinte nga një gjen gjeniu, por kishte edhe një damar të fortë gjeniu në vetvete. Dritë e trishtë që humbëm, por dita që Arturi po lë pas shprehej të na ndihmojë të bëhemi më të mirë”, tha Kiço Londo.

Ish-ministri Paskal Milo kujtoi momentet e para të njohjes me Zhejin dhe bashkëpunimin e gjatë me të.

“Me Zhejin kam rreth 27 vjet që jam njohur, më ka marrë intervistë e parë në gazetar në romë, ku unë isha ministër i jashtëm dhe ai punonte për radion Radicale. Që aty vendosëm bashkëpunim miqësor. Me një stil të veçantë, fjalor tejet të përpunuar, ndërthurej mes një gazetarie ekspresive por edhe mendimi të thellë filozofik, Zheji është një nga gazetarët më të shquar që është marrë me çështjen kombëtare në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë për Kosovën”, tha Milo.

Mes shumë personaliteteve që kujtuan figurën e Artur Zhejit, në homazhet që u mbajtën në Universitetin e Arteve të Bukura, ishte edhe aktori Timo Flloko.

“Ishte personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme. Arturi ishte një artist i madh në shpirt. Unë i kam dhënë mësim në një kurs. Ai dinte gjithçka. Kam pasur miqësi të afërt me të, iku shumë shpejt dhe çuditshëm. Dhimbja është e madhe”.

Një tjetër fjalim të shkurtër të nder të Zhejit ka mbajtur dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.

“Pas Zhejit që kemi parë nëpër ekrane, ka qenë një Zheji akoma më artist, ndoshta do ishte më shumë dhe në vitet në vazhdim por fatkeqësisht për të gjithë ne por dhe për gazetarinë, nuk ndodhi. Jeta është shumë e ashpër në ngjarje të tilla të papritura. Ishte një ikje shumë e parakohshme“, tha ministri Blendi Gonxhe.

Zheji, 64 vjeç, u nda nga jeta para dy ditësh në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen. Ai njihej si një nga figurat më të spikatura të gazetarisë dhe publicistikës shqiptare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • iriqi says:
    August 25, 2025 at 11:35 am

    Boll më me këtë bythëlëpirje. Zheji ishte si gjithë të tjerët. Mos na e bëni një ëngjëll tani meqë qënka kolegu juaj. si njeri kishte të mirat dhe të këqijat e veta.. le të qajë familja për të. Nervozohem me këta “belulat” që i thurin hymne. Ky ishte fati i tij. ka plot njerëz të mirë të ndershëm që vdesin dhe për ta nuk kujtohet njeri të thotë një fjalë.

    Reply
  • SPAK says:
    August 25, 2025 at 12:41 pm

    Ke shume te drejte komentuesi iriqi! Ky ka qene sherbetor i te gjitheve te korruptuarve! Sali e Like dhe Basha! Sot na i bejne gazetarin me te mire elokuent! Media eshte e blere nga Saliu,i biri dhe e bija! Paguhet para e madhe! Por edhe Alfred Cako i botes se sheshte eshte nje nje i semure psiqik! I sherbeu dhe vazhdon sic beri edhe zheji saliut dhe kush i pagoi nuk i sherbyen!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?