Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: “Punët mbeten, jo fjalët; Investimet e bashkisë kanë rritur ndjeshëm vlerën e pronës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > 300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: “Punët mbeten, jo fjalët; Investimet e bashkisë kanë rritur ndjeshëm vlerën e pronës”
Komunitet

300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: “Punët mbeten, jo fjalët; Investimet e bashkisë kanë rritur ndjeshëm vlerën e pronës”

Published: January 14, 2025
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për mbjelljen masive të pemëve në kryeqytet. Grupit të studentëve të degës së Arkitekturës, të cilët mbollën 300 pemë në parkun e Liqenit të Farkës, iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ftoi qytetarët dhe bizneset që t’i bashkohen misionit për gjelbërimin e qytetit.

“Ne mbjellim sot për të pasur hije pas 10-20 vitesh, por këto pemë do të lidhin tokën, do e ruajnë nga erozioni dhe markojnë një hapësirë publike. I tregojmë publikut që ç’është e publikut mbetet e publikut dhe më vjen mirë që zona ka përfituar jo vetëm nga gjelbërimi, jo vetëm nga pedonalja e re fantastike e Farkës, por edhe nga rritja e vlerës së pronës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se falë investimeve të bëra nga Bashkia e Tiranës, zonës së parkut të Liqenit të Farkës i është rritur ndjeshëm vlera e pronës. “Këto prona, që deri dje shiheshin si zona periferike, pa interes, kanë pësuar rritjen më të madhe të vlerës së pronës. Për të gjithë familjet autoktone të Farkës, gjithë ky zhvillim që ka sjellë urbanizimi, investimet tona, rrugët, kanalizimet, ndriçimi, fibrat optike, të gjithë shërbimet e nevojshme, e kanë rritur, në disa raste, 4-5 herë vlerën e pronës. Kjo do të thotë se përfitojnë banorët e rinj të gjithë këtyre infrastrukturave, ndërkohë që kanë përfituar shumë edhe ata që janë vendalinj. U është rritur vlera e pronës, kanë shitur, kanë blerë, kanë pasur mundësi të investojnë. Jam vërtet krenar për këto punë që kemi bërë”, vijoi ai.

- Publicitet -

Në fund, Veliaj u bëri thirrje të gjithë banorëve të Tiranës që të mbjellin pemë, ndërsa theksoi se ato që mbeten janë punët e mira në qytet e jo fjalët.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të mbjellin, qoftë edhe një pemë të vetme. Nëse secili bën të vetën, – qoftë duke mbjellë 37 mijë pemë në Baldushk, 300 këtu, 100 në një vend tjetër, një poshtë pallatit, për një ditëlindje apo përvjetor, secili na ndihmon dhe secili ka mundësi të thotë: ‘Lashë edhe unë një shenjë në Tiranë’. Cic – micet e ditës mbarojnë, ndërkohë që këto pemë do jenë këtu për 100, 200 e më shumë vite. Le të investohemi në gjëra që zgjasin, në gjëra që japin kontribut dhe lënë një shenjë për mirë në Qytetin. Ne do vijojmë me mbjelljet, që t’i lëmë Tiranës vërtet një “pajë”, që deri tani e kemi çuar mbi 1 milionë pemë. Nëse mbajmë këtë ritëm, me mbi 100 mijë pemë të mbjella në vit, do kapim dy milionë pemë deri në 2030”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  • Rama pas takimeve në Pogradec njofton mbledhje me drejtuesit politikë dhe ministrat të premten
  • Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. demo on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  3. Detari on Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  4. K R on Krimi i organizuar në turizëm
  5. edhe uji qelbet duke ndenjur on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?