Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 33% e buxhetit 2024 do të alokohet në dy muajt e fundit të vitit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 33% e buxhetit 2024 do të alokohet në dy muajt e fundit të vitit
AktualitetEkonomi

33% e buxhetit 2024 do të alokohet në dy muajt e fundit të vitit

Published: December 2, 2024
Shpërndaje

Vit pas viti buxheti i shtetit është duke rritur përqendrimin e shpenzimeve në fund të vitit, çka tregon mungesë aftësish për të menaxhuar dhe zbatuar ligjin e buxhetit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në dy muajt e fundit të vitit pritet të alokohet 33 % e buxhetit vjetor.

Nga janari në tetor janë shpenzuar gjithsej 517 miliardë lekë, teksa plani vjetor është 771 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare. Në dy muajt e fundit të vitit mbeten për tu shpenzuar edhe 254 miliardë lekë (2,5 miliardë euro, ose 33 % e buxhetit total).

Buxheti i shtetit ka përjetuar një periudhe të mirë fiskale nga rritja e arkëtimeve si rrjedhojë e ecurisë pozitive të ekonomisë. Rritja ekonomike dhe zgjerimi i punësimit kanë ndihmuar në rritjen e të ardhurave me ritme dyshifrore në dy vitet e fundit.

- Publicitet -

Mirëpo një problematike e mprehtë po shfaqet në drejtim të shpenzimeve publike. Entet publike nuk arrijnë të realizojnë programin e shpenzimeve sipas objektivave që janë miratuar me ligj në Kuvendin e Shqipërisë. Mosrealizimet po çojnë në ndryshime disa herë në vit të buxhetit me akte normative, duke rialokuar fonde nga zërat që nuk realizohen në të tjerë që ecin më shpejt.

Një tabele e detajuar me ecurinë e investimeve vjetore 2024 tregon se, alokimin më të dobët në investimet kapitale e kanë ato në arsim ku në përfundim të vitit nuk është shpenzuar as një e treta e fondeve në nivelin parauniversitar. Duke qenë se kjo pjesë e investimeve është përgjegjësi e pushtetit lokal, nuk arrijnë të realizohen sipas programit, duke lënë shkollat në kushte te mjerueshme.

Gjithashtu investimet në pushtetin vendor kanë ecuri shumë të dobët. Vitin e kaluar u realizua vetëm gjysma e programit dhe këtë vit ecuria është shumë e dobët. Paaftësia për të shpenzuar në kohë po krijon teprica likuiditeti në llogaritë e qeverisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një inspektim në Ministrinë e Financave verifikoi mangësi dhe paaftësi të stafit në menaxhimin e likuiditetit.

Përqendrimi i shpenzimeve në fund të vitit tregon për mungesë efektiviteti në përdorimin e taksave. KLSH ka verifikuar se gati 20 për qind e buxhetit 2023 është alokuar në dy muajt e parë të vitit 2024. Përveç mangësive në hartimin e projekteve dhe zbatimin e tyre sipas planifikimit, punonjësit e prokurimeve po hezitojnë të firmosin nga frika në përfshirjen e hetimeve të SPAK.

Sipas Ministrisë së Financave shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 10 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 517 miliardë lekë, me një realizim në masën 91.7 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 7.1 për qind më i lartë ose rreth 33 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 10 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 70.1 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 67.0 për qind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 28.08.2024.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Adnan Xholi dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm, i pari që hyn në garë
  • Rritja e pagave nuk mjafton, inflacioni u “ha” mbi 16 mijë lekë qytetarëve
  • Evropa “nën pushtetin” e flakëve, mbi 4 mijë të evakuuar në Francë dhe 14 të vdekur në Spanjë
  • “Si ta vrasësh Melania Trump”, Irani publikon videon tronditëse për eliminimin e Zonjës së Parë të SHBA-së dhe djalit të saj
  • Tërmet në Japoni, humbin jetën 13 persona, raportohen dhjetëra të zhdukur

Komentet e Fundit

  1. Tan Dulaku on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  2. Toni on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  3. realisti on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  4. Mutdhënësi on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  5. 3D on Ndërtimet, UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?