Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “4 Korriku”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “4 Korriku”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë
AktualitetBote

“4 Korriku”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë

Published: July 4, 2025
Shpërndaje
The Declaration of Independence and American Flag.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku i këtij viti shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

Cila është origjina e Ditës së Pavarësisë?

- Publicitet -

Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental miratoi bashkarisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.

Një vit më vonë, sipas Bibliotekës së Kongresit, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorinë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Por në kombin në zhvillim, festimet nuk u bënë të zakonta deri pas luftës së vitit 1812. Biblioteka e Kongresit vë në dukje se ceremonitë përuruese për veprat kryesore historike në shekullin e 19-të, si kanali Erie në Nju Jork dhe hekurudhat në Baltimore dhe Ohajo, ishi planifikuar të përkonin me veprimtaritë festive të 4 korrikut.

Si u kthye në traditë shpërthimi i fishekzjarrëve në 4 korrik?

Shpërthimi i fishekzjarreve ka qenë pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë që në krye të herës. John Adams, një prej etërve që themeluan Amerikën, e kishte të qartë se çfarë domethënie do të kishte kjo festë.

Përkujtimi i pavarësisë së Amerikës “duhet të kremtohet plot madhështi, me parada, shfaqje, lojëra, sporte, kambana, zjarre, dhe ndriçime nga njëri skaj i kontinentit tek tjetri, tani dhe përgjithmonë”, shkruante ai në një letër drejtuar bashkëshortes, Abigail në 3 korrik të vitit 1776.

A i ka refuzuar ndonjë president festimet?

Nga presidenti George Washington deri te Joe Biden, e kanë festuar lindjen e kombit më 4 korrik, me një përjashtim: Adams. Sipas një letre drejtuar bashkëshortes së tij, Presidenti Adams refuzoi të festonte festën më 4 korrik, sepse mendonte se 2 korriku ishte dita e vërtetë e Pavarësisë. Pse? Sepse Kongresi Kontinental votoi në favor të rezolutës për pavarësinë më 2 korrik 1776, megjithëse Deklarata e Pavarësisë u miratua zyrtarisht vetëm dy ditë më vonë.

Ai ishte aq i vendosur sa refuzoi ftesat për festivale dhe ngjarje të tjera, edhe kur shërbeu si presidenti i dytë i vendit. Ironikisht, Presidentët Adams dhe Thomas Jefferson, autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë, vdiqën të dy në 50 vjetorin e miratimit zyrtar të dokumentit, 4 korrik 1826.

Sa të përhapura janë fishekzjarrët?

Shitjet e fishekzjarreve janë rritur me shpejtësi gjatë dy dekadave të fundit. Statistikat e Shoqatës Amerikane të Piroteknikës tregojnë se në vitin 2000, konsumatorët amerikanë shpenzuan 407 milionë dollarë për fishekzjarre. Kërcimi më i madh erdhi gjatë pandemisë COVID-19, kur shfaqjet me fishekzjarre u ndërprenë. Shitjet e fishekzjarrëve kapërcyen nga 1 miliard dollarë në 2019 në 1.9 miliardë dollarë në 2020.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s
  • Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
  • Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  • Nxënësi në Tajlandë hap zjarr brenda një shkolle, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur
  • Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. K R on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  3. Beu i Shurrelit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Kokpalari 21 janarit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Zeka on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?