Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Droga “Haribo” me postë nga Anglia në Shqipëri, detaje nga operacioni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Droga “Haribo” me postë nga Anglia në Shqipëri, detaje nga operacioni
AktualitetKronike

Droga “Haribo” me postë nga Anglia në Shqipëri, detaje nga operacioni

Published: November 20, 2026
Shpërndaje

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni antidrogë “Risia” në Tiranë, ku policia sekuestroi mbi 12 kilogramë kanabis në formë xhelatine, me vlerë rreth 30 mijë euro. Sipas burimeve, droga me përqindje të lartë THC dyshohet se kishte mbërritur me postë nga Mbretëria e Bashkuar dhe kishte si destinacion Elbasanin. Gjatë operacionit, njëri prej të dyshuarve, Flavio Islamaj, arriti t’i shpëtonte policisë duke braktisur makinën pranë Digës së Liqenit Artificial, ndërsa Mariglen Vata u arrestua teksa dyshohet se po e shoqëronte me një automjet tjetër.

Antidroga e Tiranës organizoi operacionin pasi siguroi informacione për transportimin e lëndës narkotike. Flavio Islamaj, sapo kuptoi se po ndiqej nga efektivët në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, shtoi shpejtësinë për t’u larguar. Ai arriti deri pranë Digës së Liqenit Artificial, ku braktisi automjetin dhe u arratis me vrap.

Gjatë ndërhyrjes, policia konstatoi edhe një makinë tjetër, drejtuesi i së cilës po vëzhgonte lëvizjet e efektivëve. Në këtë automjet ndodhej Mariglen Vata, i cili u arrestua. Sipas dyshimeve, ai po shoqëronte Islamajn gjatë transportimit të drogës.

- Publicitet -

Lënda narkotike ishte vendosur në dy valixhe dhe ishte ndarë në rreth 500 pako të vogla. Policia gjeti gjithashtu disa paketime më të mëdha, që përmbanin nga 400 deri në 500 gramë kanabis secila.

Nga verifikimet rezulton se të dy të dyshuarit kanë precedentë të mëparshëm për çështje që lidhen me narkotikët. Islamaj dhe Vata janë miq me njëri-tjetrin dhe, sipas burimeve, kanë qëndruar së bashku në Angli, ku dyshohet se janë përfshirë në trafik droge. Hetuesit dyshojnë se ata e kanë vijuar këtë veprimtari edhe pas kthimit në Shqipëri.

Flavio Islamaj i kishte shpëtuar një tjetër operacioni policor në vitin 2025. Në atë kohë, efektivët kishin planifikuar arrestimin e tij gjatë tërheqjes së një pakoje me drogë të porositur përmes postës. Megjithatë, ai dyshohet se kuptoi se policia po e priste dhe arriti të largohej.

Pas kësaj ngjarjeje, Islamaj u shpall në kërkim, por mbetet e paqartë se si është zgjidhur më pas çështja e tij me drejtësinë.

Ndërkohë, Mariglen Vata rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2022 për një çështje të lidhur me drogën.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Droga “Haribo” me postë nga Anglia në Shqipëri, detaje nga operacioni
  • Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në SPAK
  • Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia
  • Miratohet në tërësi projektbuxheti 2027 në Komisionin e Ligjeve, votohen edhe ndryshimet
  • Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  2. Gjergj on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  3. B sh on VIDEO: “Socialiste me karaturë të lartë”. Kur kryeministri prezantonte deputeten e përfshirë në hetimet për vjedhjen e Postës
  4. Patrioti on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  5. HORRAT&DIPKOMACIA on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?