Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 58 të infektuar me ethet e Nilit, ISHP kërkon nga bashkitë masa kundër mushkonjave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 58 të infektuar me ethet e Nilit, ISHP kërkon nga bashkitë masa kundër mushkonjave
KronikeLajmi i fundit

58 të infektuar me ethet e Nilit, ISHP kërkon nga bashkitë masa kundër mushkonjave

Published: August 22, 2024
Shpërndaje

Numri i personave të infektuar me Ethet e Nilit Perëndimor të konfirmuar në laboratorin e ISHP në vendin tonë, ka mbërritur në 58, ndërkohë që situata po mbahet në monitorim nga Instituti i Shëndetit publik, ku mbërrijnë çdo ditë teste të marra nga pacientët e dyshuar si të infektuar nëpër rrethe, për shkak të simptomave që shfaqin.

Mësohet se nga shërbimi infektiv ku tre javë më parë pati shtim të rasteve me encefalite dhe meningite, thonë që ka një rënie të numrit  të pacientëve me këtë problematikë.  Kurbini, Fieri dhe Lushnja  janë rrethe ku ka pasur më  shumë raste të infektuar me Ethet e Nilit, por në këtë zona tanimë është bërë dezinsektimi për të luftuar mushkonjat që transmetojnë sëmundjen e Etheve të Nilit nga zogjtë e infektuar tek njeriu.

Instituti i Shëndetit publik ë në bashkëpunim më bashkitë ku janë evidentuar vatra të mushkonjave që përhapin sëmundjen, por edhe në Tiranë janë duke bërë dezinsektimin e mushkonjave me qëllim frenimin e përhapjes së kësaj sëmundje e cila shkakton humbje jete.

- Publicitet -

Por ISHP u kërkon të gjithë bashkive në vend të bëjnë dezinsektimin e  territorit që administrojnë. Që nga shfaqja e kësaj sëmundjeje Instituti i shëndetit publik ka raportuar tre humbje jete. Por në 80 % të rasteve kjo sëmundje nuk shfaq shenja ndërkohë që vetëm në  1 % e rasteve të  prekur mund të shfaqin sëmundje të rënda të sistemit nervor siç janë meningiti apo encefaliti, pjesa tjetër shfaq temperaturë, dhimbje koke, të vjella apo dobësi muskulore simptoma të ngjashme me ato të një gripi.

Afrimi i vjeshtës dhe ulja e temperaturave e favorizon edhe më situatën pasi mushkonjat nisin të largohen, por kjo nuk duhet të qetësojë ata që duhet të bëjnë dezinsektimin, proces që duhet të nisë që në muajin shkurt kur mushkonjat janë ende larva. Ky proces në vendin tonë nuk nis asnjëherë në kohë, pasi në rastin më të mirë dështojnë tenderët dhe si justifikim, ky shërbim dhe proces nis me vonesë ose nuk kryhet fare.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • edi says:
    August 23, 2024 at 3:52 pm

    Prit dhe pak sa te ike Shtatori pastaj mund te dizinfektosh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Filip Çakuli: Urgjenca e SPAK-ut për ta bërë publik arrestimin e kreut të SHISH fsheh një hall të madh
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  • Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën
  • GJKKO urdhëron fillimin e hetimeve në Rrjoll, pas kallëzimit të banorëve

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?