Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 6 qytetarë marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: “Vendi është në ditët më të mira. Bashkohemi në një skuadër me misionin për të çuar Shqipërinë përpara!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > 6 qytetarë marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: “Vendi është në ditët më të mira. Bashkohemi në një skuadër me misionin për të çuar Shqipërinë përpara!”
Uncategorized

6 qytetarë marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: “Vendi është në ditët më të mira. Bashkohemi në një skuadër me misionin për të çuar Shqipërinë përpara!”

Published: June 18, 2024
Shpërndaje

Gjashtë qytetarë morën nënshtetësinë shqiptare në një ceremoni betimi në Bashkinë e Tiranës. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me dokumentin e nënshtetësisë ata i bashkohen një skuadre me një mision të përbashkët.

“Jam vërtet i nderuar që sot i bashkohen skuadrës sonë 6 qytetarë të rinj shqiptarë. Secili prej nesh kontribuon si pjesë e kësaj skuadre, pavarësisht se ku është, pavarësisht se çfarë profesioni ka. Sot 6 qytetarë të rinj që i bashkohen kombësisë shqiptare, janë pjesë e kësaj skuadre si kontribues ndër vite, që tashmë do kenë edhe dokumentin identifikues të pasaportës së Republikës së Shqipërisë. Bashkohemi me një mision, dhe bashkimi me këtë mision kërkon që secili prej nesh të jetë kontribues”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se sot kombi ynë është në ditët e veta më të mira. “Kombi ynë sot po jeton ditët e veta më të mira. Pyetja që kemi është: si mund të bëhen edhe më të mira, si mund të kontribuojmë më shume? Sot planin tonë për ditë më të mira mund ta prishim vetëm vetë”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Ai përmendi disa nga arritjet e Tiranës në vitet e fundit. Veliaj u ndal te viti i kaluar kur Tirana ishte “Qyteti Europian i Sportit”, ku theksoi se ia ka vlejtur investimi në këtë fushë, për të prodhuar dy super skuadra që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare.

“Jam shumë entuziast këtë vit. Tirana është kryeqendra e gjithë Ballkanit. Ne kemi Presidencën e B40. Vitin tjetër do jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, do të ketë aktivitete pafund në Tiranë. Do mbarojmë Teatrin e Ri, do ketë shumë punë të tjera të bukura. Vjet ishim Kryeqyteti Europian i sportit. Ia vlejti gjithë ai investim në sport. Po çojmë një super skuadër në Gjermani, dhe po çojmë një super skuadër Olimpike në Paris. Me shpresë edhe aty do kemi disa lajme të mira. Parvjet ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë. Po punojmë gjithë verën edhe për Qytetin Studenti”, shtoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandali i Nvidia, çfarë rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Bisedimet Rusi – Ukrainë, Putin nuk heq dorë nga pretendimet territoriale
  • Një lajm i mirë mund të të ndryshojë humorin, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot
  • Reshje shiu në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot
  • Shporta ushqimore në Tiranë 46% më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. realisti on 14 % më shumë se Greqia: Jo vetëm karburanti, kemi edhe çmimin më të shtrenjtë të energjisë në rajon
  2. xha temja on BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  3. blero on Prapa perdes së pushtetit
  4. demo on VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  5. labi doktori on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?