Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet dokumenti, zyrtari i arrestuar i FBI, ortak biznesi në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zbulohet dokumenti, zyrtari i arrestuar i FBI, ortak biznesi në Shqipëri
BoteKryesorePolitike

Zbulohet dokumenti, zyrtari i arrestuar i FBI, ortak biznesi në Shqipëri

Published: January 24, 2023
Shpërndaje

 

Arrestimi i një ish zyrtari të lartë të FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka trazuar ‘ujërat’ disa mijëra kilometra më larg, në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

Ai quhet Charles McGonigal.

- Publicitet -

Po çfarë lidhje kishte Charles McGonigal me Shqipërinë? Mediat kanë publikuar dokumentin që vërteton se amerikani ka një aktivitet biznesi në Shqipëri. Ai është administrator i një studioje ligjore të quajtur ‘Law Office and Investigation’, aktualisht me aktivitet të pezulluar.

Aty, ai ka 25% të aksioneve. Emrat e tjerë që janë si aksionerë në këtë kompani janë Shefqet Dizdari dhe Agron Neza.

‘Law Office and Investigation’ është një kompani e regjistruar në vitin 2008 nga Shefqet Dizdari, një avokat nga Tropoja, i cili në 2019 ai i ka shitur aksione ish zyrtarit të lartë të FBI Mc Gonigal, Agron Nezës dhe një shtetasi tjetër të huaj, me emrin Mark Thomas Rossini.

Në 2017-N, amerikani ka pasur një takim me Kryeministrin Rama.

McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225,000 dollarë para në dorë kesh nga Neza në këmbim të promovimit të interesave të tij të biznesit tek Rama.

Aktakuza pretendon se McGonigal mori tre pagesa të veçanta në para nga Neza në vitin 2017, pasi të dy udhëtuan në Shqipëri, ku McGonigal u takua me kryeministrin e vendit më 9 shtator 2017.

Interesi i Nezës dhe Dizdarit ishte për një koncesion të madh në fushën e naftës, me lidhje indirekt me gjigandin rus të naftës GAZPROM.

Në vitin 2018 Ministria e Energjisë shpalli fitues të një gare të mbajtur nga Albpetrol për koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë, kompaninë Transoil Group AG. Më 31 mars Transoil Group AG u shpall fitues mes nëntë kompanive ndërkombëtare pjesëmarrëse.

Të dhënat dhe dokumentet tregojnë se Transoil Group në Shqipëri administrohej pikërisht nga Shefqet Dizdari.

Kompania ‘Transoil Group’ më pas ka ndryshuar emrin në ‘Terraoil Swiss’, me administrator pikërisht Shefqet Dizdarin.

Në vitin 2020 ka pasur një vendim të Gjykatës Administrative Vlorë, e cila thoshte se përzgjedhja e kompanisë në koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tender.

Sipas gjykatës, Terraoil Swiss sh.a me administrator Dizdarin, në aplikimin e saj në tender nuk ka dorëzuar dokumentet e kërkuara për kushtet teknike.

Pra, Charles McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se mori ryshfet nga Agron Neza, për të ndikuar te Rama që ky koncesion i hidrokarbureve t’i jepej kompanisë të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas i bëri ortakë biznesi personat e mësipërm.

Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë, si Charles McGonigal.

Dy akuzat për amerikanin

McGonigal përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C. Në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Në rastin e dytë, në akuzën në D.C, McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarët Neza e Dizdari.

McGonigalit, mes të tjerash i është kërkuar edhe që të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Filoeuropiani says:
    January 24, 2023 at 3:18 pm

    Do zbulohen ca lidhje te tjera te Rames me Berishen me kete rast.

    Reply
  • Sqepari says:
    January 24, 2023 at 3:32 pm

    He-he…, pune tropojanesh dhe po the tropojane ke thene Sali, e po the Sali ke thene klan fisnor, krim, shpelle dhe prapmbetje.

    Reply
  • Vili says:
    January 24, 2023 at 3:34 pm

    Po clidhje paska Rama me keto pislliqet tropojane apo pse paska takuar amerikanin?

    Reply
  • Arben says:
    January 24, 2023 at 3:46 pm

    Investitor strategjik

    Reply
  • Rrofshin ppp says:
    January 24, 2023 at 3:51 pm

    Terraoil Sëiss sh.a me administrator avokatin Shefqet Dizdari pra me fjale te thjeshta gasprom rus na paska marr tender shpimi pa gare …
    Po rama din gje per keta tendera shpimi ne favor te gasprom?
    Natyrisht qe jo do thoni ju por nqs ky zotria e fbi pendohet dhe pendimi ka ca rregulla ku nqs rama eshte mbrenda nuk shpeton
    Pra edhe ai si berisha do kerkoi prova do luftoi per pamvarsine e shqiptareve por ne fakt jan kapur me presh ne duar

    Reply
  • ¿? says:
    January 24, 2023 at 4:48 pm

    Mos ia fusni kot tashti, Rilindloqet te gjithe perfshire edhe Edvin Berkushen jane akullore mo, akullore.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 24, 2023 at 5:58 pm

    Sb dhe pinjollët e tij dështuan përsëri.
    -PPP me GASPROMIN RUS jan lidhur nga Sb në 2008. Dhe E.Rama nuk i çbën dot nga penalitetet. !
    -Avokati Shefqet DIZDARI është Tropojan dhe Agron Neza është SPIUN të lidhur me njëri-Tjetrin nga Sb për bisnesin RUS TË NAFTËS.Të 2 këta jan lidhur me Amerikanin e Arrestuar që ka favorizuar Rusët kundër interesave Amerikane..!
    -225.000 $ i ka marr Agron Neza në 2017 për të lobuar në Amerikë për një PARTI OPOZITARE KUNDËR EDI RAMËS.. ME KRYETAR PARTIE ME GËRMËN “B”.Ky mund të jet Lul Basha ose S.Berisha..!
    -Me këtë lobim RUS nuk ka lidhje fare E.Rama për të rrëzuar veten e tij nga pushteti.
    -Në vazhdim do shohim çudi të tjera nga PD e bër copë..copë nga Sb..!

    Reply
  • Gaqi says:
    January 24, 2023 at 6:32 pm

    O spiuni Ethem Lalaj, qele se na e qelbe kete forum, o kafshe.

    Reply
  • Teli says:
    January 24, 2023 at 6:54 pm

    Tropojan me emrin Gaqi… hahaha

    Reply
  • Çilimiu says:
    January 24, 2023 at 8:32 pm

    Aman ore Gaqi, na thuaj,

    Ky Ethemi, me të vërtet është njeri real, dmth a është vërtet një i rritur??

    Se duket si një fëmijë lunatic, duket si shoku i kopshtit i Zahos!

    Reply
  • Gzim Kulufi says:
    January 25, 2023 at 9:29 am

    @Ethem Lalaj. Te lumte xha Teme! Ashtu eshte, sic thua ti! Edi Rama s’ka fare gisht ne kete pune! Vertet ky spiuni amerikan e ka takuar Ramen, por ata nuk kane biseduar per pune bisnesi, por per artin dhe pikturat, per telajon dhe penelin e gjate te Rames! Eshte krejt rastesi qe firma, ku ben pjese edhe spiuni amerikan, ka fituar tenderin! Biles e ka fituar sepse e ka patur dokumentacionin e paraqitur te manget, sic ka nxjerre vendimi i gjykates, pra ka patur pak letra, ne ndryshim me firmat e tjera kandidate ne tender, qe ua kane bombarduar koken me gjithe ato materiale atyre te ministrise! Ndaj dhe ka fituar tenderin, se ka qene e qarte, e thjeshte dhe kembngulse!
    Te lumte xha Teme, edhe ca avokate si ty na duhen per te gjatin, se pastaj do ia ngrejme bustin perballe Skenderbeut, me fytyre nga jug-lindja, andej nga i gjati ka miqte e xhepit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?