Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do ta njohë Palestina Kosovën? Ambasadori palestinez në Tiranë: ‘Kurrë nuk i dihet”!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > A do ta njohë Palestina Kosovën? Ambasadori palestinez në Tiranë: ‘Kurrë nuk i dihet”!
Kosovë

A do ta njohë Palestina Kosovën? Ambasadori palestinez në Tiranë: ‘Kurrë nuk i dihet”!

Published: November 22, 2025
Shpërndaje

Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, ka folur këtë të shtunë për mundësinë që Palestina të njohë shtetin e Kosovës, gjatë një interviste në emisionin “On the road” në Top News, nga moderatorja Anisa Bahiti.

I pyetur nëse Palestina mund të ndjekë shembullin e Sirisë, e cila së fundmi ka njohur pavarësinë e Kosovës, ambasadori Mhanna u përgjigj shkurt, por domethënës: “You never know – Nuk i dihet”.

Mhanna theksoi se populli palestinez nuk ka asnjë kundërshti ndaj kosovarëve, duke e cilësuar marrëdhënien ndërmjet tyre si të mirë dhe duke nënvizuar se çështja mbetet thjesht dhe vetëm diplomatike.

- Publicitet -

“Palestinezët në përgjithësi nuk kanë pasur kurrë asgjë kundër Kosovës apo qytetarëve të saj. Personalisht e njoh ambasadorin e Kosovës dhe e kam takuar shumë herë në pritje të ndryshme diplomatike. Njoh gjithashtu shumë njerëz nga Kosova – të gjithë shumë të respektuar. Ne nuk kemi asgjë kundër tyre”, u shpreh ambasadori.

Deklarata e tij ngre sërish në vëmendje debatin mbi njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimeve të reja në marrëdhëniet diplomatike mes Palestinës dhe Kosovës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. vlora on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  5. Kokpalari 21 janarit on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?