Në politikë është e vështirë të bësh “Kasandrën”. Askush nuk do e kishte menduar, 30 vite më parë, edhe më pesimisti i mundshëm, se kjo kohë e tashme do të ishte kaq e përmbytur nga nepotizmi, hajdutëria dhe mungesa e jashtëzakonshme e vlerave dhe e ndjenjës së përgjegjësisë; po aq sa nuk do e kishte menduar se, në skakierën e shahut lëvizin po të njëjtët mbretër e ushtarë, të njëjtët formacione politike; nuk do e kishte menduar se ata që na qeverisen dhe që na qeverisin nuk demonstrojnë as kreativitet, as guxim e aq më keq, as lidership.
Megjithëse në regjistrin e Ministrisë së Drejtësisë janë të regjistruara më shumë se 100 parti politike, gjithçka sillet rreth dy-tri prej tyre dhe ndonëse kemi dhjetëra e dhjetëra drejtues partish, bota politike shqiptare, në 30 vite, sillet rreth fare pak emrave, sa që shpesh herë nuk i kalojnë as gishtat e njerës dorë.
Më shumë se hapësirë e mendimit politik, qoftë edhe ndryshe brenda tyre, partitë politike janë kthyer, disa që nga fillimi e të tjera më pas, në detashmente politike të liderëve të tyre; janë pjesë shpesh herë e pa pyetur për asgjë dhe e numëruar si turmë, nga e cila nuk është e vleshme as mendimi i saj politik, as jeta dhe as idetë që mund të kenë.
Sa më të egërsuar shfaqen politikanët me njëri tjetrin, aq më tepër nxitin ndarjen; sa më të pasur bëhen ata, aq më e thellë bëhet humnera mes tyre dhe njerëzve; sa më dëshmuese është harbutëria e tyre, aq më tepër e ul kokën partia që i mban si liderë.
Fakt është se, pas 30 viteve jetë plurale, pluralizmi i ideve, vizioneve, mendimit dhe alternativës është i barabartë me zero, e për të përsëritur njërin nga këto liderë, është “zero me xhufkë”.
Edhe pas 30 viteve jetë plurale dhe drejtim nga një grusht dorë politikanësh, më të shumtët harbutë dhe hajdutë të klasit të lartë,përsëri e keqja gjendet tek “komunizmi”. Kjo është qesharake! E të mendosh se janë të gjithë produkte të atij sistemi. E të mendosh se të gjithë ata, sëbashku, nuk kanë ngritur as një të dhjetën e uzinave, hidrocentraleve, kombinateve dhe ndërmarrjeve të mëdha që ngriti pushteti i së djeshmes.
Megjithëse pluralizëm i shpallur, lufta brenda llojit është e egër, me pasoja, dërmuese; mendimi ndryshe shpallet tabu, bartësi shpallet armik, i mallkuar, nisin fushatat denigruese, i hapen të gjithë fletët e jetës së fisit të tij, edhe nëse i ka të vyera, i zezohen.
Mund të vazhdojë Shqipëria të drejtohet nga njerëz që e mbajnë veten për Skenderbe, apo që e krahasojnë shtatin e tyre me atë të Mic Sokolit, Vojo Kushit, që mendojnë se pas tyre, le të bëhet qameti në këtë vend; këta lidertha, të cilët, pasi komandohen të drejtojnë, kujtojnë vërtet se kanë lindur për të qenë udhëheqësa, nga ata që mburreshin duke thënë se prapa na vjen historia”? Cila histori? E ë fëmijëve që i kishin dhe i kanë sekserë me çanta në duar? Që pinjollët i kanë dërguar në shkollat më të shtrenjta të Europës dhe, për më tepër, me shoqërues? Që ndërtojnë vila, qofshin moderne, qofshin si bunkerë dhe askush nuk e di se si u vendos tulla e parë dhe tjegulla e fundit?
Në fund të fundit, a do të ketë shkërmoqje, apo si e quante me të drejtë eruditi Moikom Zeqo, vdekje të bardhë të këtyre partive politike?
B.Islami / Dita
Meta dhe Berisha jane sot e KEQJA ME E VOGEL,per Fatet e Atdheut.
Cdo minute e Rames ne pushtet CENON RENDE INTEGRITETIN TERRITORIAL TE SHQIPRISE DHE KOSOVES.
Nje kercenim te tille ne Historine e Shqiprise perbente Esad pasha ne 1920.
Ne Konferencen e Versajes,,si pjese e koalicionit fitues te Antantes,kerkonte Principaten e Shqipnise se Mesme, Patriotet Rilindas te vertete gjeten nje menyre emergjente per te eleminuar kete Rrezik Vdekje per fatin e Atdheut.Sa te vdese Shqipria,me mire te vdese Esadi.
Rama e do Shqiprine pa detin Jon.Rama e do Shqiprine pa Butrintin.Rama e Do Shqiprine pa Durresin.
Unë mendoj njësoj si Moikomi, që do të ketë vdekje të bardhë të këtyre partive politike. Por, lind pyetja se kush do të vijë pas tyre?! Vakumin që këto parti do të krijojnë, do të jetë e rezikshme për Shqipërinë. Për këtë arsye, duhet që idealistët që e duan Shqipërinë, të krijojnë partinë e tyre, perpara se të vjetrat të shkërmoqen. Shqipërisë nuk i mungojnë intelektualët, të cilët kanë qenë të menjanuar për arsye të ndryshme. Këta duhet të krijojnë partinë e tyre dhe të konkurojnë këtë klasë politike të korruptuar. Vërtet që ka mbi 100 parti, por të gjitha kanë qenë jo bindëse, që identifikoheshin me Kryetarin e tyre, të krijuara për intresat vetjake. Duhet bashkim intelektualësh të papërlyer, me program progresist kombëtar, që zgjedhësit të binden që nuk janë si këta që janë sot.
Nuk ka parti ka mafje te kamufluara nen flamurin e partive.Mafja nuk vdes do gjeje nje flamur tjeter per te na asgjesuar si popul.Duhet nje dore qe ti asgjesoje fizikishte keta vampira qe jane bere pronar zyrash .Kjo dore duhet te shpreh urrejtjen e popullit
Askujt nuk mund ti lejohet te perdore theniet e eruditit Moikom Zeqo.Aq me teper nje spiuni te UDB. Jam super i djathte,por Moikomi ishte njeri i madh ne c’do drejtim. Rrespekte.
jam dakort me Gjergjin, shterpesia “shteruese” e Bedriut i ka varur shpresat e euriditit te Moikomi.
Vdiq Moikomi dhe kurvat Partiake bejne te zgjuarin,a ma vaffanculo
Me sa duket per hir te Zeqos do kemi nje dite plus pushim. Presim lajm nga Papa, ose kryegjyshi boteror. Po per kibernetiken, cfare ka thene Komi? Mos ngrini mite ne Hava, se fyeni edhe vete Skenderbeun me keto pacavure.
Një kal i ngordhur po të hidhet në një liqen me ujë të kthjellt shkon në fund dhe kadavra e tij e kalbur nuk del më në sipërfaqe. Po të hidhet në kënetë, kur ujit të kënetës i shtohen kalbësirat me shumicë, kali i ngordhur del në sipërfaqe, bashkë me krimbat që lëvrijnë në trupin e tij dhe erën e rëndë të kërmës.
Ne kemi dy kuaj të ngordhur politikisht që, në prag të vitit 2013 u fundosën , por uji i liqenit qeverisës të ndjes pastë PS, nuk ishte i kthjelltë, me kohë, që para 2013, ishte plot me plehra që, për dhjet vjetë krimi, korrupsioni e kusarie të pandalshme mbi kufijtë e çmëndurisë në kënetën e qelbur qeverisëse të kusarit të marrosur Edi Rama, u bë kaq i trashë sa , fal Edi Ramës, kufomat e kuajve politikë dualën në sipërfaqe.
Njerëz, kufomat politike e polikriminelit Sali Berisha dhe polikusarit Ilir Meta, po të ishte qeverisja e PS e drejtë dhe të mos ishte në kthetrat e zeza të vampirit kombçfarosës, antishqiptarit të përbetuar Edi Rama, jo vetëm nuk do të ricikloheshin kurr në politikë, por me krimet dhe kusaritë e tyre do të ishin duke vuajtur dënimin. ose të paktën do të shpërbëheshin si kufoma politike në fund të liqenit të pastër qeverisës të PS, pa kusarin përbindësh Edi Rama dhe për dhjet vjetë do të ishin harruar.
Është Edi Rama, vetëm ai Edi Rama që i ringjalli për qëllimet e tij djallëzore duke patur në dor qeverisjen e vëndit, dhe,i nderuar Bedri, fajtorët nuk janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata të dy ashtu janë, sikurse shkruan e shkruan ti pa u ndalur dhe rrezik do jesh duke shkruajtur të njëjtat gjëra edhe në të ardhmen. në qoftë se nuk do të korigjosh një çik shënjestrën dhe të dal në grykën e obuzit tënd mediatik edhe ai, Edi Rama që, me qëllime kobzeza i ruajti nga drejtësia në mënyrë flagrante pa i denoncuar asnjëherë të vetëm për krimet e tyre , bëri marrveshje (2008) kriminale kundër zgjedhjeve të lira me ta , i mori në prehërin e tij korruptiv qeverisës, i bëri presidentë, u bashkua me ta si një grusht i vetëm mediatik për të kthyer në leckë pa vlerë investimin amerikan anti Sali, skllavin kryengritës në godinën e PD, Lulzim Bashën duke i dhën serumin ringjallës pas goditjes nongrata Saliut ……..dhe
e fundit i nderuar Bedri, gabohesh në mënyrë groteske dhe jo produktive politikisht, madje në mënyrë të dëmshme politikisht, kur quan opozitë polikriminelin Sali Berisha dhe polikusarin Ilir Meta me lukuninë e luvgetërve që u vijnë pas të etur për të shtën në dorë qeverisjen e vëndit për të vjedhur më pas si të babëzitur, si dikur kur e kishin në dor këtë qeverisje që u a rrëmbeu dhe do tua rrëmbej në të ardhmen kusari më profesionist se ata, që e ka kthyer kusarin në shkencë makabre Edi Rama.
Opozita shqipëtare janë ata që nuk votojn për asnjërin nga tre kryekusarët (se nuk votohet më realisht për partitë që janë vetëm banda zgjedhore por për liderat) dhe këta janë në zgjedhjet e fundit mbi 52% të votuesve simbas statistikave të zgjedhjeve të 25 prillit dhe po të bësh korigjimin e vjedhjes dhe blerjes masive të votave nga xhambazët e këtyre partive që bredhin, me para në dorë, me lista dhe adresa të sakta, në makina të frikshme të zeza pa targ, në tregun e konsoliduar për 30 vjetë rresht të bagëtive zgjedhore, mua më del që shqiptarët që janë pro tre kusarëve duhet të jen më pak se 20%.
Opozita e vërtet që është jashtë rrezes së ndikimit të tre kryekusarëve po të organizohet psh këto ditë nga njerzit atdhedashës, që duan të ndalojnë të paktën spastrimin e pandalshëm etnik të këtyre pushtuesve më barbarë në historinë e vëndit, të jesh i sigurt që
menjëherë, të tre, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të bëhen një dhe nuk do të ketë dallim pozitë dhe opozitë ndërmjet tyre dhe si përbindsha do të fillojn sulmin e pamëshirshëm të mirëorganizuar mediatik që të zhdukin që në embrion organizimin e opozitës reale që i duhet vëndit në një parti antikorrupsion, antikrim, antikusari, për shpëtimin e vëndit dhe popullit nga katastrofa.
Në qoftë se ju gazetarët do të quani opozitë Sali Berishën dhe Ilir Metën me bandat e hajdutëve profesionistë që i ndjekin, ju, me qëllim apo pa qëllim, i bëni atentat vdekje prurës organizimit të opozitarizmit real që do të jetë shpëtimi i Shqipëris. dhe që nuk duhet të vonohet,
Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta aktivë në politkë jan vdekja e zezë dhe e pashmangshme e kombit shqipëtar që në mënyrë të frikshme po shpërbëhet në një turmë emigrantësh që po marin me sulm nga deti, nëndeti dhe nga ajri edhe Britaninë duke u bër shqetsim real për këtë vënd dhe nuk mund ta fshehin dhe justifikojn dhe ta nxisin si diçka normale llobistët Qenan Maliqët e emigruar nga India dhe ndonjë arikull i mirpaguar në The Guardian.
OK,B.Islami.Moikom ZEQO që bëri propozimin ideal për Partit që duhet të bëjnë vdekjen e bardhë nuk është më.Dhe vdekjen e parë të bardhë të partive duhet ta bëjnë Ato Parti që në 32 vite nuk e kan ndryshuar Kryetarin HAJDUT E VRASËS dhe që i kan shkaktuar veç dëm Shqipërisë në 32 vite.
-Është fort e çuditëshme që 2 personazhet më të korruptuar në Ballkan Sb & Im vazhdojnë të mbështeten nga militantët fundrina,me kulturë të ultë(Sipas Presidentit më të mirë në Shqipëri në 32 vite A.Moisiut) të shoqërisë Shqipëtare.
-Ndonse Sb është futur në listën e ZEZË Amerikane dhe Angleze për korrupsion madhor,Minim të demokracisë,Shpërfillje të drejtësisë..etj,Asnjë nga komentuesit sa lexova nuk ja përnd Ato.Asnjë analist në 800 TV-t e portalet e Sb nga 2005 nuk i zë në gojë.
-E nëse DASH+BE kërkon arrestimin e peshqëve të mëdhej nga SPAK..Po ky SPAK kërkon prova të tjera nga DASH.A thua se A.Kraja është i biri Sb ose Im.
-Duke ditur se DREJTËSINË E RE e monitoron e financon SHBA+BE,faisia duhet kërkuar nga Ata e jo nga Qeveria,Kur zonja YURI KIM kritikoi E.Ramën pse i kërkoi SPAK të shpejtoi arrestimet nga të dy krahët..dhe tu sekuestroi pasurit e 70 % të ventiguarve të korruptuarë që tashmë jan bërë AVUKAT,NOTER..KÇK..dhe Gjin Gjoni ka marrë lejen e lindjes tash 5 vjet.Ky është kulmi i skandalit edhe i institucioneve të Reja të drejtësisë son të plepave Salist që kan ndryshuar vetëm kostumin,Zyrat dhe pagat më të mëdha..!
-Dhe nëse dështon drejtësia e RE në Shqipëri do të jetë dështimi i SHBA+BE si formë e RE e panjohur më pa në Europë e Botë.
-PS dhe E.Rama do të shuhen të fundit në Shqipëri pasi të zhduken nga faqa e dheut partit fantazmë që futen nën sqetullën e Partive mëmë deri sa mbajnë në xhep një VULË koti.
-E.Rama do çoi përpara DREJTËSINË E RE me VOTA që kërkon SHBA+BE,pasi siç e di gjithë bota..S.Berisha dhe I.Meta kan kënë dhe janë kundër R.në Drejtësi që në 2016 e deri sot.Qëllimi të cilve është të kthejnë në detyra të korruptuarit e nxjerr NOKAUT nga vetingu..dhe kryesisht nga JURISTI ND/KOMBËTAR THEO JAKOBS..Si dhe të shpëtojnë Pasurin e vjedhur prej 350 mild.$ me teorinë SHOCK..!
-Ndërsa PD+PL duhet të reformohet 90 % pa 2 titullarët Sb,IM(si dhe të përfituesve prej tyre në 30 vite..) më të korruptuarit në PLANET.
-FLM DITA,BI.
Jo asnje shanc….te pakten edhe per 15 – 20 vjet …
Shqiptaret nuk e lidhin preferencen / zgjedhje e tyre me ide te reja apo me interesa sociale.
Shqiptaret e lidhin egzistencen e tyre biologjike me drejtuesin politike, ne kohen e te cilit kane perfituar dicka ne menyre te jashteligjeshme;
P.sh.
Ne se ne kohen kur drejtonte Sal Berisha dikush ndertoi nje dyqan pa leje dhe ju legalizua, ai person e lidhi jeten e tij me Saliun. Perfundimisht…
Ne se dikush punoi ne dogane ne kohen e Fatos Nanos dhe u pasurua, ky e lidhi jetem deri ne fund me Fatosin.
Ne se ne kohen qe Km eshte Edi Rama dikujt ju legalizua nepermjet genjeshtrave shtepia e ndertuar pa leje ne token e dikujt tjeter, ky e lidhi qerren pas Edi Rames.
Ne se dikush punon ne administrate shteterore me diplome te fallsifikuar, ai e lidhi jeten dhe behet rob i personit qe drejton ne ate kohe.
…dhe fatkeqsisht kjo trashegohet ne breza.
Perdundimisht, ne behemi skllav te atij qe na le pak te vjedhim…, pavaresisht se kush eshte ai…
Asnje shanc per nje parti te re te linde, te zhvillohet dhe te arrije te fotoje zgjedhjet. Ne vite do vazhdojme : Saliu, Fatosi, Iliri dhe Edi…
Per Moikomin mos u beni merak se ai eshte si kokra e molles. Prisni kur te sjellin te huajt ne Shqiperi per perzjerje rracash. Kete do qeveria globale.
Mos i merrni te mireqena lloqet e bedriut. Profesioni me ADAPT i Zeqos ka qene CICERON.:Ciceroni me i afte i muzeut kombetar,.Profet,profecian,politikan,poet,shkrimtar,filozof,historian,arkeolog,gjuhetar,_Pak nga te gjitha,Hic nga te tera. Ka qene sa ka qene Rama basketbollist,piktor,profesor,ekonomist,burre shteti,bburre muti.
Zeqo nuk parashikoi as levizjet demokratike,as shembjen e diktatures,paska profecuar VDEKJEN E BARDHE TE PARTIVE TE ZEZA.Nuk vdes kollaj fara e keqe.Zeqo ka sajdisur kete bedriun kur s`e pirdhte kush,,ja,kete ka bere Zeqo,.Pa mbaruar Cikli i Profeteve Mitro Cela,Filip Cakuli,Koco Devole,filloi cikli i profeteve bedri islami moikom zeqo. Tiq rrota rroten,,shtyj rrota rroten.
NE KUSHTET KU JEMI GREMISUR
NE FUND TE HUMNERES
MBETET VETEM DICKA
TE BEJME NE O NJEREZ
PARTITE NA KATANDIDEN
NE QENIE PA VLERA
PRANDAJ ESHTE VETVRASJE
TE BESH PARTI TE TJERA
NUK KA KOHE ME PER LLOGJE
THIKA NE PALCE KA SHKUAR
MENDOJ SHPETIMI ESHTE
NJE PS E PASTRUAR
RAMA TEJ DUHET FLAKUR
NE GEN I LIG NJESOJ
SA SALA ME ILIRIN
VATANI TE SHPETOJ
NDRYSHE NA MORI LUMI
DO MBETEMI PERJETE
SKLLEVER TE MARREZISE
QE KULTIVOJME VETE
Demo, ke bërë aq shumë komente sa mund të të numërojmë se sa qeliza ka truri i jot. Nuk e ke kapacitetin për të kuptuar Moikom Zeqon, je shumë larg, prandaj në këtë rast, heshtja është zgjuarsi.
Të lumtë bukur e ke shkruar dhe thënë!
Ah mor Bedri, mor Bedri, po na e beni kete Moikomin si Marksi, a si Nostradamus-i. Me gjithe ato qe ka shkruar e ka thene Moikomi ndonje gje edhe mund te dale. Pyetja eshte sa nga ato qe ka thene Moikomi o jane fantazira pa baze, o “parashikime” qe s’kane per te dale ndonje here. Por, po e leme Moikomin ne qetsine e tij e po te shohim ty tashti…. Ti shkruan:
“Edhe pas 30 viteve jetë plurale dhe drejtim nga një grusht dorë politikanësh, më të shumtët harbutë dhe hajdutë të klasit të lartë,përsëri e keqja gjendet tek “komunizmi”. Kjo është qesharake! E të mendosh se janë të gjithë produkte të atij sistemi. ”
A e merr vesh sa bosh del me nje paragraf te tille? Ti e thua vete qe keta qe mender na drejtojne sot , jane produkte te atij sistemi. Atehere logjikisht si nuk qeka faji i atij sistemi qe prodhoi monstra te ketilla? He mo Bedri? Kur flet per fabrikat e uzinat qe ndertoi ai sistem te ben te qeshesh edhe me shume. Po ai sistem ashtu qe, i bente te gjitha vete se donte t’i kishte ne dore te gjitha vete. Kush i nderton fabrikat dhe uznat e hidrocentralet e termocentralet ne USA, ne France, ne Gjermani, Qeveria??? E ke degjuar ndonje here Biden te flase per ndertime te reja e plane 5-vjecare. Ose nuk kupton kurgje nga kjo dynja, ose nuk ta mban ta vesh gishtin ne plage e i vjen rrotull. Ne shqiptaret jemi nje popull i prapambetur me ndikime akoma te gjalla nga e kaluara 500 vjecare qe tamam kur filluam te ngrihemi pak ne kembe e te futemi ne rrugen e modernizimit, doli banditi Enver Hoxha dhe e shkerdheu kete popull me keq, e nxorri nga rruga ku po ecte ngadale vertet por me siguri. I dha iluzionin e perparimit, kurse ne fakt nuk e lejoi te zhvillohej ne menyre natyrale, prandaj edhe ti sot kerkon akoma fabrika nga udheheqja politike. Nejse, nuk po e zgjas se nuk kam shprese se do te kuptosh ndonje gje, as ti, as ata qe kthejne syte nga e kaluara dhe perloten per epoken “e ndritur” te socializmit.
Tani po eshoh..Une s`kam bere asnje koment,or ju qe u merzitet,.Keta kodoshet e gazetes kane nxjerre ca komente para 6 muaj kur ishte skandali portit Durresit,.Edhe ky shkrim duhet te jete i perseritur.
Psova si Kadri Hasbiu.Keshilltaret sovjetike i futi ne MB Enver Hoxha,,te kontrollonin gjithcka,Radiolojen,Kim Filbin,Mehmetin,Kadriun,,pas 30 vjetesh i kerkonte llogari Kadri Hasbiut,,pse ke dhene Listat e Agjentures,revizionizmit sovjetik.?
Ethem Lalaj, njeri me funderrine se ty nuk besoj te jete njeri tjeter perveç Rames. Nuk e kuptoj se si ti qe i lepihesh kryehajdutit Rama ke fytyre te ofendosh mijera njerez qe ndjekin opoziten !? Qelbanik i ndyre i kohes se qepes.
Enveristi Bedri Islami,
Ke anashkaluar me qellim nje te vertete kur permend se femijet e te gjithe pushtetareve shqyptare paperjashtim tani shkojne te mesojne ne Perendim tek Imperializmi i Lig qe e kishte hale ne sy Shqypnine si shkruajti Enveri per 50 vjet me radhe ne dacibaot e tij demagogjike, si femijet dhe familjaret e pushtetareve vepruan edhe shume ish spiuna te Sigurimit te Enverit qe nuk shkuan te punonin me KGB sovjetike komuniste, por kerkuan te shpetonin koken tek Imperializmi Amerikan keshtu veproi kasapi killer Sulo Gradeci, po keshtu veproi edhe bedeli sekser i Edi Rames, Agron Neza qe korruptoi FBI me urdher nga kryeministri shqyptar per te goditur opoziten si nje rezil i Shqypnise qe kerkon antarsim ne BE, pra qe te dalim ne teme:
KOMUNISTI FANATIK MOIKOM ZEQO PO KESHTU I KA DERGUAR FEMIJET DHE FAMILJARET TE IMPERIALIZMI AMERIKAN NE NEW YORK DUKE SHKELUR RENDE PARIMET E IDEOLLOGJISE ENVERISTE
prandaj:
Aman dhe Derman me keto dacibao kontraverse ideollogjike llafoqyli qe llomotisin shume, por nuk thone konkretisht kurgje, njashtu sic jane debatet ne median tone amatore apo te shitur kombetare qe llomotisin shume ne studio TV duke folur njeheresh si gjelat ne kotec, por nuk thone asgje qe eshte fenomen tipik shqyptar dhe nuk e gjen ne asnje vend tjeter ne Bote,
sepse:
Ne Mynih te Gjermanise u mblodhen liderat boterore per sigurine nderkombetare takim qe u perqendrua kryesisht per ndihmat per Ukrainen, ne kete takim te gjithe liderat boterore injoruan totalisht Edi Ramen qe nuk arriti te beje nje foto te vetme me nje zyrtar evroian apo amerikan, mbeti vetem te postonte nje foto karagjozi me Albin Kurtin kur dihet qe e kish anatemuar me pare me liber shpie, media jone kombetare nuk e paraqiti fare kete eveniment nderkombetar per sigurine, as opozita e budallepsur e Sali Berishes nuk u kujtua ta perdore kete injorim qe i beri Bota kryeministrit shqyptar, pse keshtu?
sepse:
EDI RAMA ME KORRUPTIMIN E FBI E KA BERE SHQYPNINE SI NJE SHTET TERRORIST, SI AFGANISTANI I TALEBANEVE
dhe:
Kjo veprimtari antishqyptare eshte nje lajm shume i keq per shqyptaret kudo qe gjenden ne Bote qe i shikojne me dyshim si gangstere qe kane cenuar sigurine kombetare te SHBA nuk duhet me urdher te kujt, por ketu ne SHBA komentohet se kete urdher shqyptaret e kane mare nga Moska me ane te Deripaskes qe Edi Rama e ka shpallur si investitor strategjik dhe i ka falur kullen hotel te stadiumi kombetar dhe te gjitha keto perbejne nje te lige shume te madhe per Vatanin,
qe:
IDEALIZMI KOMUNIST I MOIKOMIT TE PARTISE NUK E MBULON DOT