Nga Migena Aleksi
Një media me burime të forta që shihet si afër qeverisë publikoi pak më parë lajmin se Balluku do japë dorëheqjen. Por lajmi qëndroi vetëm pak minuta online dhe më pas u fshi. Cili ishte tekti i këtij lajmi? Më poshtë, i plotë:
Pas kërkesës së SPAK drejtuar parlamentit për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku si dhe pas reagimit të shpejtë të kryeministrit Rama për rastin në fjalë, burime nga mazhoranca thanë se Belinda Balluku do të japë dorëheqjen nga posti i zv/kryeministres dhe ministres, por parlamenti nuk do ta votojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku.
Kjo kuptohet edhe nga reagimi i kryeministrit Rama, ku shkroi ndër të tjera se “Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.
Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”- deklaroi Rama.
Por Prokurori Dritan Prençi duket i vendosur t’i shkojë deri në fund hetimit me masa shtërnguese ndaj zv/kryeministres. Të njëjtat burime thanë se pritet një përplasje e fortë mes SPAK-ut dhe mazhorancës, konkretisht kryeministrit. Burimi në fjalë shtoi se SPAK po përgatit edhe arrestimin e një ish-ministri të PS.
Ky ishte teksti që nuk ekziston më online. Por pavarësisht kësaj, a duhet të japë dorëheqjen Balluku? Ajo është një figurë shumë e lartë brenda qeverisë shqiptare: zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kjo e bën çështjen veçanërisht sensitive politikisht dhe institucionalisht.
Në këto kushte dorëheqja e Belinda Ballukut nuk është vetëm një çështje ligjore, por mbi të gjitha institucionale, morale dhe politike.
Nga këndvështrimi ligjor, deri tani, Balluku është në status të pandehure, jo e dënuar. Ligjërisht, një i pandehur ka të drejtë të vazhdojë detyrën deri në një vendim përfundimtar gjyqësor, për sa kohë nuk është në arrest, pezullim ose ndalim nga gjykata.
Pra, ligji nuk e detyron të japë dorëheqje në këtë fazë. Por në praktikën e vendeve demokratike, kur një zyrtar i lartë vihet nën akuzë për korrupsion apo shkelje në tendera, largimi i përkohshëm shihet si akt përgjegjësie, për të mos ndikuar në hetim.
Nga këndvështrimi institucional, Balluku është zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës e Energjisë — pra person me pushtet mbi tendera, fonde publike dhe institucione që lidhen direkt me objektin e hetimit.
Kjo krijon konflikt interesi praktik: është e vështirë të garantohet që hetimi të ecë lirshëm nëse e akuzuara është në krye të institucioneve që po hetohen.
Edhe pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë, perceptimi publik i ndërhyrjes mjafton për të dëmtuar besimin. Prandaj, nga ana institucionale, pezullimi ose dorëheqja e përkohshme do të ishte gjesti më korrekt për integritetin e procesit.
Nga këndvështrimi moral dhe politik, Balluku përfaqëson një qeveri që shpesh ka thënë se “mbështet drejtësinë dhe SPAK-un”. Nëse ajo nuk jep dorëheqje ndërkohë që është nën hetim për favorizime në tenderë publikë, kjo e minon moralisht mesazhin e qeverisë për “zero tolerancë ndaj korrupsionit”.
Dorëheqja nuk do të ishte pranim faji, por një akt etik për t’u distancuar nga çdo dyshim për ndikim apo presion ndaj drejtësisë. Në të kundërt, mosdorëheqja e saj i jep opozitës një armë të fortë politike dhe krijon perceptim publik për “mbrojtje nga lart”.
Në vende si Italia, Franca apo Kroacia, dorëheqja e menjëhershme në raste hetimi është normë etike politike, edhe kur nuk ka dënim. Në këtë sens, qëndrimi në detyrë i Ballukut e ul standardin politik dhe e vendos Shqipërinë në kontrast me praktikat e qeverisjes europiane që ajo vetë pretendon të ndjekë.
Pra në terma ligjorë, ajo nuk është e detyruar të japë dorëheqje. Por në terma politikë dhe moralë, duhet ta bëjë. Jo si shenjë faji, por si akt përgjegjësie publike, për të ruajtur kredibilitetin e institucioneve që përfaqëson.
Nëse ajo do të dorëhiqej tani, do të fitonte një pozicion më të fortë në rast se provohet e pafajshme. Në të kundërt, qëndrimi i saj në post i bën dëm vetë qeverisë dhe imazhit të luftës kundër korrupsionit.

Duhet te dorehiqet,ska te beje nese eshte apo jo fajtore.Fakti qe eshte nen akuze dhe hetime e ben se pari pjeserisht te paafte te ushtroje detyren se dyti intimidon hetimin.
Nuk e urrej dot Belinda Ballukun.Sepse eshte vetem hajdute.Nuk ka pretendime per shenjtore si Dervish Hatixheja,nene Tereza,psh.Prandaj jam shume i njeanshem.Sikur te isha gjykates*(shyqyr qe s`jam) do ta liroja ne salle te gjyqit.
pse?Sepse eshte rrace shqiptare 100 karat.Qe ne shek.XVII mbi Uren e Gallates turqit kishin vene nje tabele derrase ku shkruhej:Kush shkon ne Arnautistan,te ruaje kuleten.
kurse Erion Veline do ta denoja me varje ne litar,poshte kembeve ne vend te stolit do ti vija nje kazan supe.
pse?Se ky eshte demagogu me i poshter.Me demagog se Edi Rama,Al Capone,Neroni dhe Jezu Krishti.
Ky mire qe vjedh,po shtirret si nene Rereza qe i pervelohet zemra per shtresat ne Nevoje,,qe e meritojne nje vakt te NGROHTE, Per femijet Tane qe vuajne ne shkolle,pa pasur kazanin e supes me vete.Sapo te lirohet nga burgu,ky do paisi gjithe shkollat e Tiranes me kazana supe PER NJE VAKT TE NGROHTE.
Para Velise menxat e supes i ngriti ne Cikago Al Capone,Kazanat e supes i futi ne shkolla Mussolini,.2000 vjet para ketyre Neroni shpalli celesin e suksesit te qeverrisjes:Panem et Circenses,,Kjo formule mbante nen zap Pleben e Romes.
Por Veliu e ngre Steken.Qellimi i tij nuk eshte te behet kryegangsterr,mbret,perandor,por Profet si Jezu Krishti.Me 5 buke dhe 5 kazana supe do ushqeje gjithe popullin e Tiranes si Jezu Krishti ne Betlehem.Ka dhe nje grua te rene nga qielli,qe ka neveri per rracen njerezore dhe qendron gjithmone ne katet e larta qe mos infektohet nga kontaktet njerezore.
Ja pse duhet denuar ky katundar hypokrit,demagog dhe hajdut.
Edhe Rajersoni keshtu t’ha:-“…do ta bej Shqiperi e rrafsh,do ti bej shqiptaret te Jane me gavete ne d’ore ne menxat sociale”.Dhe kete porosi zbatoi dhe veliaj me shoke,te hane ne menxat sociale.pra,nuk eshte as vjedhje,as krim.zbatim detyre.Nese ti di qe Ka vjedhur ,mis u mjafto me komente ne pseudonimo alla sigurim,por shko dil deshmitar ne prokurori.keshtu ndihmohet Olsi Dado,Jo me akuzat ne komente .Se urrej une nje person,nuk do te thote se ajo qe them une eshte e vertete.Eshte edhe shpifje per shkaqe te ndryshme,nga politike ne personale.
Akoma nuk e ka dhene doreheqjen? lol
Pyetja ne titull nuk ka pse te jete me emer-mbiemer Belinda Balluku, se ajo nuk eshte nje politikane pa post, nje akademike ne krye te Akademise, nje njeri i artit a kultures si Drejtoreshe Teatri Kombetar etj!
Pyetja duhet te jete : A duhet te jape doreheqje zevendes-Kryeministri/ja per te cilin/cilen ka nisur hetimi per prishje barazie ne tendera?
Ne c’do vend tjeter Europian kjo pyetje as nuk behet fare – sapo nisin hetimet menjehere titullari i qeverise dorehiqet per ti hapur rruge atyre e mos ndikuar ne to nepermjet postit (mos dhenia e doreheqjes andej nxit protesta e reagim te forte publik)
Fakti qe ketu ne Shqiperi kjo pyetje behet, tregon se nuk ka as demokraci me reagim qytetar as pergjegjshmeri te zyrtarit te larte dhe zevendesi/sja e Kryeministrit vazhdon edhe te drejtoje Qeverine edhe te perballet me Hetuesine, dicka me absurde se kjo zor te ka!
E kam thene qe ne fillim zoti Spahiu.qe nuk duhet te merret ne konsiderate nga Gjykata urrejtja ime subjektive per shkak te kazanave dhe garuzhdes.Rrezikshmeria shoqerore eshte shume e larte,por nuk ka elemente krimi .Kurse tek arkat me Euro per OJQ e Ajoles ka vjedhje,ne forme tanxhentesh.Mirepo une qe nuk jam jurist me lejohet ta denoj me vdekje per Kazanat e supes dhe garuzhden,qe u bene FESTE E TIRANES,ashtu si bollokumet e Elbasanit,petaniku i Korces,mishi ne hell i Laberise,Glikoja Permetit,apo Turshite me tave Korani te Pogradecit.
Kazanat e supes me garuzhden e menxave sociale e poshterojne Tiranen me shume se vjedhja.
Po!
Medjet e kapura nga Saliu 99 % që në 2005,këtë punë shpifse kanë,të bëjnë pis çdo kundërshtar politikë.
Balluku akuzohet nga GAZI ZIU I PD PËR TENDERËRA & JO VJEDHJE E VRASJE SI SALIU NË 35 VITE & GAZI NË ELBASAN 2021.!
Saliu është mësuar me dorheqjet dhe Arrestimet pa prova të Socialistve(100/1),sikurse të S.Tahirit,F.Xhafës,Sandrit,LALI ERIT,etj.
Boll më.Balluku nuk ka 60 vila si SALIU,GITA,MALLTEZI,ZENI..NË GJITHË EUROPËN DHE JANË TË LIRË NGA DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 92.!
Balluku ashtu gadi te jape doreheqje, por …ja ndalon kategorikisht Ethem Lalaj nje ish Kapterr i kohes pordhes, me nje “Boll me” te prere qe nga katundi i tij e atij Poliagjentit te 1981.
Ah sa mire do ishte te dorhiqej, por keto lloj baxhellesh nga do qe ti hedhesh, prape ne kembe biene, se kane per gje nuk u nxihet fytyra se e kane nderruar me operacione plastike! Eh sa do vuajme ne me keto lloj.
Kjo puna e tenderave ne Shqiperi eshte nje çeshtje shume e veçante. Ne fakt ministri nuk firmos procedurat e tenderit,madje as drejtori i nje insitiucioni pasi ka komisjone tenderimi,ka zyre juridike. Ata(ministrat e drejtoret) firmosin kontraten por akuzohen dhe denohen per tenderin. Edhe ne monizem per shkeljet financiare nuk denohej drejtori por shefi i finances apo i llogarise,sepse ai/ajo ishin pergjegjes dhe kuptohet drejtori nuk kishte te drejte ta urdheronte ne shkelje. E njejta gje eshte dhe sot por prokuroria i kap mbare dhe i arreston e ne fund pastaj dalin dhe te pafajshem ose ju kopsisin nga nje akuze sa per te justifikuar mbajtjen ne arrest. Kjo duhet te marre fund sa me shpejt. Fajtori qe ka lidhje direkt me shkeljen pa tjeter qe duhet te denohet por jo te kapen mbare paska apo jo lidhje direkt me vjedhjen apo shperdorimin e detyres.
Te kuptohemi,nuk jam aspak kunder denimit te fajtorit por jo sikur po veprohet tani per tani,kap e arresto pastaj pas 1-2 apo me shume vitesh formulo akuzen dhe zgjat e zgjat gjykimin sa behet qesharake edhe drejtesia dhe humb sensin e aktualitetit.
Erion velia kazanin me garuzhden mund ti stamponte fare mire ne porten e shtepise vet,e Viles ne Qerret,ashtu si Rockefelleri stampoi ne porte te shtepise dollarin e pare nga nisi perandoria ekonomike,por jo t`ja linte ne dere Tiranes.Ky i vdekur per buke,rritur rrugeve te pazarit duke shitur fiq,,here me supe,here pa supe,duke kerkuar ndonje krodhe neper kazana plehrash ne femini,,vrragat e thella qe i la mungesa E NJE VAKTI TE NGROHTE PER FEMIJET TANE,,ja la si kopili Kutallise ne dere Qytetit me te pasur te Kombiit,Tiranes.
Edi Rama u perpoq te ndreqe gabimin fatal,duke i lene ne dore pabuksave kryeqytetin,por eshte vone.
Kazani i supes te Ushtrise Sovjetike ne kampet e perqendrimit Nazist,,Kazani supes i turmave te uritura te Gazes,i mbeti Tiranes per 12 vjet,sa tundte garuzhden Erion Veliaj.
Erion velia kazanin me garuzhden mund ti stamponte fare mire ne porten e shtepise vet,e Viles ne Qerret,ashtu si Rockefelleri stampoi ne porte te shtepise dollarin e pare nga nisi perandoria ekonomike,por jo t`ja linte ne dere Tiranes.Ky i vdekur per buke,rritur rrugeve te pazarit duke shitur fiq,,here me supe,here pa supe,duke kerkuar ndonje krodhe neper kazana plehrash ne femini,,vrragat e thella qe i la mungesa E NJE VAKTI TE NGROHTE PER FEMIJET TANE,,ja la si kopili Kutallise ne dere Qytetit me te pasur te Kombiit,Tiranes.
Edi Rama u perpoq te ndreqe gabimin fatal,duke i lene ne dore pabuksave kryeqytetin,por eshte vone.
Kazani i supes te Ushtrise Sovjetike ne kampet e perqendrimit Nazist,,Kazani supes i turmave te uritura te Gazes,i mbeti Tiranes per 12 vjet,sa tundte garuzhden Erion Veliaj..
Demo , duket që ti nuk ke kaluar kufijtë e Shqipërisë . Në Evropë e SHBA , në të gjitha kryeqytetet , qytetet dhe vëndet e banimit , ka menca për të vobektët e për njerzit e pa strehë , që jetojnë rrugëve . Këto menca financohen nga komunat ( bashkitë) e Dioqesat ( kishat) dhe nuk mbyllen kurrë . Në një vënd si Italia , fjala vjen , ku është një popull thellësisht katolik , që ka brenda edhe Papën e Vatikanin , në çdo qytet ka jo vetëm menca të thjeshta për të ngrënë ushqim , por edhe shërbime të tjera ndaj të vobektëve , si veshje , dushe etj , quhen Caritas Diocesana dhe këto shërbime financohen nga kisha . Madje , kisha ka edhe vënde për t’u strehuar të varfërit , nëpër manastire apo apartamente , gjithmonë pasuri e kishës . Po kështu ndodh edhe në vënde të tjera të Evropës . Shpesh kemi parë edhe kryeministra , në Francë , Spanjë e Hollandë , që shpërndajnë me garuzhde ushqim si Veliaj dhe nuk turpërojnë as veten e as vëndet e tyre , përkundrazi . Veliaj le të përgjigjet për fajet që ka bërë , po jo pse e paska turpëruar Tiranën , sepse ka shpërndarë ushqim me garuzhde për të varfrit, përkundrazi , kjo e nderon .
Për realistin: Drejtori apo ministrat duhet të dënohen sepse nuk kanë kontrolluar vartësit. Apo praktikën se si është organizuar tenderi. Bëhet fjalë për dhjetra miliona euro! Çfarë bën atëhere ministri kur nuk kontrollon një tender prej 30 milionë eurosh?! Këtu ka korrupsion të hapur. Dhe ministri është përgjegjës direkt. Siç është edhe Edi Rama që e ka mbushur qeverinë dhe parlamentin me të paaftë dhe hajdutë. Dy zëvendëskryeministra në ndjekje nga SPAK-u! Duke pasur parasysh se opozita është edhe më keq, për sa i takon vrasjeve dhe vjedhjeve, ndofta duhet votuar për partinë e Qorit, që duket si më me parime.
Pyetjes IDJOTE qe s’i ha NJERI,
Te gjithe Duhen VARUR
Bashke me Zagari,redaksi FEV ZI
Pse Drejtesia po mbikqyr Qeverine vetem mbi Barazine ne Tendera.
Pse nuk shikojne te tjera aspekte te saj, ta zeme, sipermarrja e projekteve infrastrukturore te fryra financiarisht krahasuar buxhetet e uleta qe disponohen. Ose projekte qe NUK lehtesojne nevoja imediate materiale te popullates se madhe te varfer e cila detyrohet te iki vendit nga syte kembet. Etj etj, dmth pse prokuroria heton vetem drejtesine per interesat e oligarkise, te biznwseve (pjesmarres neper tendera) por spara pjerdh per drejtesine ne shoqeri
O Fazlliq, po hiqe more rrugaç atë fjalën banale e të ndyrë, qirës . Po nuk të ka mbetur ndonjëçikë cipë e turp ty more jevg i qelbur ?
E cuditshme kjo analize e DITA-s. Meqe ne titull e shtron si pyetje, normal do ishte qe krahas pergjigjes pozitive- pra te jap doreheqjen, te argumentonte edhe rastet kur pergjigjia eshte negative – pra jo dhe te pritet perfundimi i hetimit. Nderkohe dihet qe gazeta e vuajtur DITA operon me titujt per te mekember situaten ekonomike.
Fiori Dardha dhe Genc Burimi, jane plehrat e medias por edhe e kombit tone te preapambetur! Avokat Visha nuk eshte sheruar akoma dhe flet kot si politikan! Mece i sakte si gjithmone!
Zagare,allias gaztore- ‘gazetare!’,
A arrine ta imagjinohet pale ta kuptosh se:
– Bela ska te bene fare me QIverri?
– QIverrija ska te bene fare me shtet te shQIptareve ne ish ShQIperi se Ka Dale nga nje ‘parlament’ Krriminal-ORGJI!
– Qe as mund te behet fjale per ish shtet ne ish ShQIperi SEPSE eshte e pushtiar nga xhihadit,ISIS- K O L O N I. !
A duhet të japë dorëheqjen zv.kryeministrja Balluku?
CFARE PYETJE PREJ BUDALLI ESHTE KJO?
Ne cdo vend tjeter te Botes Belinda Ballukun do ta kishin perzene me hu ne dore, sepse tyryfycka Balluku menaxhon miliardat e nje shteti kur nuk ka mbaruar asnje shkolle, eshte injorante totale dhe nuk ka asnje dipllome sagllam dhe prandaj grabit dhe vjedh parate publike si ordinere, si askush me pare deri tani duke parakaluar edhe Lali Erin ne idiotesine e hajnise makaber me parate e taksapaguesve shqyptare dhe evropiane.
Belinda Balluku eshte ministre e energjetikes kur nuk njeh njesite matese te energjise, flet me MEGA dhe hedh brockulla me TERA per energjine qe prodhojne fotovoltaiket ne Shqypni dhe po ta pyesesh: “Me se matet energjia elektrike?” nuk eshte ne gjendje ta thote.
Belinda Balluku kur shkon ne samite nderkombetare mburret dhe levdohet si nje tyryfycke enveriste e vertete kur deklaron se Shqypnia eshte i vetmi vend ne Bote qe e prodhon energjine e saj BIO apo ECO me HEC – hidroelektrocentrale ne masen 90 % dhe me fotovoltaike ne masen 10 %, por harron t’u pergjigjet pyetjeve llogjike: “Kush te detyroi te investoje ne impiante fotovoltaike qe helmojne mjedisin dhe asgjesojne token e bukes ne Shqypni, kur shteti e prodhon 90 % te energjise me HEC – hidrocentrale, dihet qe fotovoltaiket po investohen ne mase nga shtetet qe kane prodhim energjie nga hidrokarburet dhe qe sanksionohen rende nga mareveshtja “Kyoto Protocol” lidhur me ndotjet me emisionet CO dhe CO2 nga djegia e hidrokarbureve dhe qe lidhet me ngrohjen globale, gje e cila ka cuar ne ndryshime klimatike kudo ne Bote,
C’PUNE KA SHQYPNIA ME PROTOKOLLIN KYOTO KUR ENERGJINE E PRODHON ME HIDROELEKTROCENTRALE?
Belinda Balluku eshte zv. kryeministre dhe ministre tyryfycke qe solli gerdallat e ndryshkura nga Bangladeshi ne Vlore dhe i reklamoi si TEC-e lundruese kur asgjekundi ne Bote nuk ka nje TEC lundrues dhe kur keto gerdalla teknollogjike nga Bangladeshi ishin vetem impiante mesjetare Motor-Gjenerator me mazut qe jo vetem e prodhojne energjine elektrike 10 here me shtrenjte se nje TEC konvencional me gaz pershembell, por edhe po t’i vesh ne pune do te helmojne Vloren me gazet qe do te leshojne nga oxhaqet per ibret qe nuk i pergjigjen asnje standarti nderkombetar.
Belinda Balluku ne kater mandatet e Edi Rames nuk vuri ne pune TEC-in e Vlores qe e ka gadi, por qe i mungon vetem sistemi i ftohjes se ujit te kondersatorit te avullit te turbines me ane te kullave ftohese qe per nje kompani e profilizuar do te thote “palo gje”. Belinda Balluku asnjehere nuk u kujtua te perdore gazin natyror (metan) te TAP qe kalon afer Vlores per ne Itali, mban TEC e Vlores si permendore e injorances ne drejtimin e shtetit dhe shkon e u premton korcareve per gazifikimin e qytetit pa asnje llogjike.
Belinda Balluku nderton autostrada ne teren fushor me cmim 20 milione euro/km, kur ketu ne SHBA ne terene te ngjashme autostradat e ngjashme ndertohen me $6 milione dollare/km, Belinda Balluku e tenderon tunelin e Llogarase me 50 milione euro me shume pa e vrare mendjen fare si kjo eshte nje hajduteri ashiqare e fondeve publike, pse vjedh keshtu kjo rezile e pacipe? Sepse eshte si Beqiri, nje tyryfycke pa pike morali qytetar.
u pyet ne disa portale nusja e djalit te enver hoxhes, çfare hanin shoqet e tua te punes ne pushimin e drekes?
pergjigjja e saj ishte! uaaa sme kishte vajtur mendja.
po bela, as qe e rruan fare’
Po Saliu o idiote komentues? A duhet te jape doreheqjen?
O spak kurva dhiare e Ramut Dules, Saliu nuk eshte Kryeminister.
Ti pse i qan hallin PDse?
Të japi Dorëheqjen GRABITQARJA dhe KRYE HAJDUTJA e PËSHTIRË dhe e URRYER , dhe SPAK ti ngrejë AKUZË tjetër për TRADHËTI dhe GENOCID ndaj FËMIJËVE SHQIPTARË , duke JU SHKATËRRUAR të ARDHMEN FĒMIJËVE dhe duke ju RRËNUAR EKONOMINË 1 Milion FAMILJEVE SHQIPTARE , me VJEDHJET , ZHVATJET , HAJDUTËRITË , PLAÇKITJET dhe MEGA KORRUPSIONIN që ka bërë BALENA Balluku e URRYER dhe e NEVERITSHME !!!
BALENA Balluku RREZIK KOMBËTAR për ATDHEUN tonë të BRISHTË , SHQIPËRINË !!
BURGU i PËRJETSHËM është SHUMË SHUMË PAK për NEPËRKËN PIKA PIKA të PËSHTIRË Belinda Balluku
SPAK dhe aferat Berisha kanë vendnumëru për 3 vite dhe qëllimishtë luhet me kohën duke ndërrim vendimi te qeveria Trammp por pasi gjërat nuk po shkojnë si kanë kalkulu u duhen alibira
Si Balluku përfundon nuk ka problem por se po sulmohet një nga zonjat ma të hekurta që kishin qeveritë shqipëtare kjo është e pa mohushme
Ketu duhet te verpoje ligji apo morali perfundimisht se thuhet qe duhet te jap doreheqjen? Morali ne Shqiperi ka vdekur majtas-djathtas, ligjin po e ben maliqi dhe paralamenti duhet te ruaj ekuilibrat meqense kushteuta i ka dhene kompetences per ta ruajtur. Per mua nderhyrja e menjehershme pas kushtetueses e prokurorit me kete kerkese tregon kundervenie ne emer te ligjit pavaresisht se ekziston apo jo ligji. Duket hapet qe SPAK grushtin e shtetit po e fuqizon, prandaj duhet nderhyrja e paralmentit per ekuiliber sepse po merr permasa drastike nje pushtet qe populli e njeh si derivat te atribuar nga vota e tij por jo i zgjedhur.
Po mo edhe Sali Berisha duhet jo vetem te jape doreheqjen si Krye-Dinosauri i PD-se, por te ndeshkohet nga Drejtesia, jo per KAFET te Partizani, por per krimet monstruoze qe ka kryer ne te kaluaren e tij. Vetem keshtu mund te bjere nga froni i Faraonit, gangsteri komunist Edi Rama, cuni i Kristaqit, KILLERIT te Enverit qe po asgjeson Shqypnine, por perpara Edi Rames SPAK – u i transformuar nga “oturak” i Edi Rames ne “gijotinen” jakubinase te tij, ka preferuar te arrestoje Belinda Ballukun, qe ka acarruar nervat e cunit te Kristaqit dhe ka filluar te recitoje Makbethin e Shekspirit:
TO BE OR NOT TU BE, THAT IS A QUESTION! TA VRASI APO JO BELINDEN SI ENVERI BEQIRIN, KJO ESHTE PYETJA?
A duhet të japë dorëheqjen zv.kryeministrja Balluku? Lajmi që u postua dhe u fshi për pak minuta nga media afër qeverisë. Une per vete them qe ceshtja eshte fare e thjeshte: Po te leme menjeane hajduterine si LUBI te tyryfyckes Balluku, po te mbyllim syte se 1 km autostrade me cilesore ketu ne SHBA me parametrat e autostradave shqyptare kushtojne afro $6-8 milione dollare/km, nderkohe qe autostradat e Belinda Ballukut u kushtojne taksapaguesve shqyptare mbi $20 milione dollare/km, keto shifra i konfirmon autostrada e unazes (ringu) se Shkupit qe po keshtu u kushtoi taksapaguesve maqedone afro $6milione dollare/km, po te harrojme hajduterine e Belinda Ballukut me nje dore $50 milione dollare te tuneli i Llogarase, le t’i harrojme per nje cast BAJGAT e Enverit qe justifikojne hajduterine e Belinda Ballukut me sloganet, si kode sigurmismash: “Ku i keni provat ju Armiqte e Kllases?” dhe le ta marimanta kete ceshtje mengadale duke e shikuar ne nje kendveshtrim me pragmatik:
BELINDA BALLUKU DUHET TE JAPE DOREHEQJEN URGJENTISHT NGA DREJTIMI I SHTETIT BASHKE ME EDI RAMEN DHE LUKUNINE E RILINDASVE PAS TIJ, SEPSE JANE INJORANTE, TYRYFYCKA PA DIPLLOME DHE PA SHKOLLE, INJORANCE QE PO FALIMENTON EKONOMINE SI ENVERI NE KOHEN E QEPES ME TOLLONA DHE BUNKERE.
Pse e kthej muhabetin dhe e transformoj debatin ne kete menyre? Beni durim se intelektuali per ju, lexues te nerum te gazetes DITA do te tregoje nje histori te vertete qe verteton se tyryfycka injorante, Belinda Balluku duhej me kohe te largohej nga postet e larta shteterore si Ministri e Energjise dhe Infrastruktures dhe zv. Kryeministre e Shqypnise, beni durim se intelektuali jo per BAJGAT e Enverit, por per ju, lexues te nerum te gazetes DITA,
vazhdon:
vazhdon:
Ne nje simpozium nderkombetar (takim) ne SHBA per Energjine e rinovueshme, organizuar nga Universtiteti MIT – Massachusetts Institute of Technology fjalen e merr Belinda Balluku e prezantuar si zv. Kryeministre dhe Ministre e Energjise se Shqypnise, qe deklaroi menjehere: “…Shqiperia gjate vitit 2024 ka prodhuar 200 TERA energji te rinovueshme nga fotovoltaiket, qe perben 20 % te energjise se pergjitheshme te prodhuar ne vend dhe per 2025 do ta risim me tej prodhimin e energjise se rinovueshme…”. Drejtuesi i simpoziumit, nje profesor i nerum i Universtetit MIT nuk duroi dot dhe ja nderpreu fjalen Belindes sone me fjalet: “Zonja Balluku, megjithe respektin time per ju si nje drejtuese e larte e Ministrise se Energjise me lejoni t’ju bej disa verrejtje thelbesore per profesionin tone te veshtire te sektorit te energjise: Me TERRA cfare kuptoni ju? TERA – gram, TERA – meter linear, apo TERA meter kub, sepse nuk del e qarte nga raporti juaj enthusiast? Belinda si tyryfycke pa shkolle si edhe vete PALLOSHI Edi Rama u pergjigj shpejt pa menduar fare: “Vetkuptohet qe fjala eshte per terawatt!” Profesori nuk e humbi durimin per brockullat e Belinda Ballukut dhe ja ktheu edhe ai shpejt: “Terawatt eshte njesia matese e fuqise dhe jo e energjise, nuk e keni mesuar kete gje ne shkolle? Energjia matet me terawattore me simbolin nderkombetar – TWh dhe SHBA ka prodhuar per 2024 gjithes 300 TWh energji te rinovueshme me fotovoltaike. Arritjet tuaja po t’i referohemi shifrave qe deklaruar ketu me pare me duken pak te ekzagjeruara, po te kemi parasysh se vendi juaj eshte sa nje qytet i vogel ne SHBA. Pastaj po te flasim per perqindjet e erengjise se rinovuar duhet te dini se kampioni eshte Australia e ndjekur nga Arabia Saudite dhe Kina qe prodhojne me fotovoltaike afro 3-4 % te energjise totale te prodhuar, prandaj lutem verifikoni shifren 20 % qe deklaruat ne kete takim se na fyen inteligjencen si inxhiniere dhe shkencetare te fushes.” Bwelinda Balluku nuk tha asnje fjale po futi bishtin ne shale dhe u largua me stafin e saj pa mbaruar simposiumi.
KJO ESHTE ARSYEJA KRYESORE QE BELINDA DUHET TE JAPE DOREHEQJEN NGA POSTI QE MBAN
ndryshe:
Tokat bukes do te mbulohen nga kulcedrat fotovoltaike te Belinda Ballukut dhe sekserit 20 % PALLOSHIT, Edi Rama pas saj, TECI i Vlores do te qendroje si Permendore e Injorances ne drejtimin e shtetit, tubacioni TAP do t’u tregoje gishtin e mesit shqyptareve “pare detit kokpalare, prane dijes te papare” si Permendore e LIGE e korrupsionit qeveritar dhe antikombetar, TIGRAT nga Bangladeshi do te vazhdojne te krruajne xhepat e taksapaguesve si deshmi e babezise dhe injorances se klikes komuniste per te vjedhur cdo llokme qe i ka mbetur Vatanit.
Nqs nuk ka gje per te fshehur Pse nuk dorehiqet Ballukja?
Habutemm se sa medioker paska qene ky Aulon Kalaja! Por s’eshte vetem! Sekti i budallenjve dianake ne PD qenka shume i madh! Edhe Lita aty qendron edhe Karanxha ne ato ujera eshte, medioker!
Nuk duhet ta jape doreheqjen. Te gjukohen dosja e Saj me prova ne parlament, ne komisione e duhur a dhe te dilet me konkluzioni. Atje te vendoset nese do te shkarkohet ose jo, dhe me pas ne seance penare, kur te shqyrtohet propozim I I komisionin te etikes dhe mandate e, mund te jape doreheqjen, qe me filllimin e seances.Te gjukohen nga GJKKO dhe, pas vendimi te force mes se prere, nese del e pafajeshme, kuvendi te shkrije SPAK-un. KY organ po ben loje politike ne favor TE Sali Berishes, per te krijuar krize politike Ne Shqiperi.
Spaku ka. Dalë jashtë kontrolle.Spakut sali berisha ja ka vënë frenat si ,ati kalit dhe e qon nga do ai.Dum Dumani ka 4 banesa dhe saliu i rri te koka….Qeverin mund ta rrëzoj vetëm Spaku dhe ja me vota ,opozita e ka të kjartë dhe prandaj lufton bashkë me spakun.
Doreheqjen kam kohe qe ja kam kerkuar kesaj Beles por meazallah se me degjon! Sot ( me date 17 ) ja kam kerkuar serish doreheqjen nepermjet ndermjetesit tim besnik Bolino (e keni te gazeta Meros)…meqe dhe Bela i pelqen Bolet.
I lutem gazetes dita mjaft! Eshte turp me keta lloj artikujsh qe boton! Turp! Ju nuk i kerkoni Saliut te jape doreheqjen ,nje vrasesi sadist, i mejera shqiptareve dhe botoni nje artikull pacavure sikur po zbuloni se kush do t’ia zere vendin Saliut, Noka apo Salianji! A e kupton Dita sa poshte ka rene edhe duke lejuar artikuj te tille por edhe komentet me te ulta ne gjuhen shqipe! Mjaft eshte turp! Nuk ju nderon! Ju lexojne vetem berishistet per te nxjerre dufin e tyre neper komente, qe te vjen per te vjlle po t;i lexosh! I bej thirrje Rames te veproje me ligj!
Konstatoj se pas një kohe të gjatë që nuk lexoj këtë gazetë ” Dita ” , si e Majtë radikale ose në shërbim të plotë të Maxhorancës që na doli komplet si një bandë hajdute , komentet mbeten të njëjta sepse thjeshtë autorët e tyre nuk duan të korrigjohen dhe pse faktet janë më kokëfortë se bindjet e tyre politike .Vec njëri , i pazëvendësueshme sic po shoh mbetet i nderuari z. ” INTELEKTUALI ” . Kaq i saktë , parashikues ku një të dytë nuk kemi , të paktën në komentet e këtij portali . Fati i debiles Balluku ndoshta ka qenë e parashkruar .Kur gjyshi i saj dënohet me vdekje dhe ( midis firmave ) me firmën e dajës së kryehajdutit të bandës , Rama , S.Koleka dhe mbesa do të dënohet po me firmën e nipit të kriminelit Koleka . Kuptohet jo më me lincime e vdekje .Një gjë nuk arrij të kuptoj .Të kalosh në internim nga mosha 1, 2 vjecare e deri në fundin e adoleshencës ( 18 ) , për idjoten Bela e kam fjalën e të vazhdosh të jesh në krahun politik që të vrau gjyshin , kët qëndrim nuk mund t”a kuptoj .Më vranë gjyshim më 1948 , me atë ligjin famëkeq të Tatimeve , natyrisht nuk e njoha se linda 1.5 dekadë prapa , e pas mbarimit të gjimnazit ku ishte dhe kufiri i studimeve për ne klasën e persekutuar , mu deshën dhe një 5 vjecar të isha trup e shpirt kundër propagandës e shtetit sundues që na ra për hise nga 1944 , nga pushtimi i dytë pas Itali- gjermanëve .Miljona të më sërvirnin ( në diktaturë s’kishte miljona por spiunllëk e post ) e të më serverin pas 1990 / 2000 kurrë nuk do të simpatizoja një parti të Majtë e më tepër trashëgimtarin e partisë së krimit PPSH , sot PS , Rivdekjen .U lodh kot bojaxhiu si piktor me termin Rilindje se ja u shfaq kufoma , Eivdekje .Në një rij5him tjetër shpresoj të jetë shpërbërë në 90 % kjo gazetë radikale majtiste ku 10 % i përket pozicionit pozitiv që lejon komente të cdo lloj bindjesh .
Këtu jemi në Albani, nuk jemi në Europë. Këtu edhe institucionet e drejtësisë veprojnë të udhëhequra nga inatet e mllefet personale, prandaj – inatit me inat – nuk duhet ta japë dorëheqjen dhe nuk duhet t’i hiqet imuniteti. SPAK-u i ka të gjitha mundësitë për ta hetuar pa u penguar nga qenia e saj në krye të detyrës. Kur u do qejfi e bëjnë këtë, kur s’u do hiqen sikur nuk munden. Korrupsioni është mbytës, por po aq mbytëse është edhe padrejtësia e drejtsisë. Dhe, është më pak i dëmshëm korrupsioni se padrejtësia e drejtësisë.