Nga Jorgo Mandili
Një nga çështjet më të diskutuara sot, jo vetëm midis filozofëve është ajo mbi thelbin e shoqërisë që jetojmë. A është ky sistem shoqëror më i drejti dhe ai që meritojmë? A i ka ikur koha shoqërisë socialiste, e cila në të vërtetë pati një fund të trishtueshëm në shekullin e 20-të?
Ne shqiptarët e kemi përjetuar shoqërinë socialiste dhe po bashkëjetojmë me sistemin e ri që ende nuk dimë se ç’emër t’i vemë. Thelbi i çështjes është: Do të jemi më mirë në një shoqëri socialiste të rindërtuar apo do të vazhdojmë ta pranojmë këtë shoqëri kapitaliste që po jetojmë?
Pikëpamjet janë të ndryshme. Dhe me sa duket do të vazhdojnë gjatë.
Si e mendonte këtë Jezusi i shkencës – A. Ajnshtajni, i cili është cilësuar si arketipi i shkencëtarët të mirëfilltë, sinonimi i gjeniut, personifikimi i mendjes që zotëronte dhuntinë e parashtrimit të mprehtë të gjërave.
Shumë kryqtarë antikomunistë besuan se Ajnshtajni ishte një subversiv i rrezikshëm dhe shumë zyrtarë amerikanë propaganduan se Ajnshtajni ishte një spiun sovjetik. Po! Kështu e cilësonte drejtori i FBI-së J. Edgar Hoover! Për 22 vjet, agjentët e Hoover përgjuan telefonët e Ajnshtajnit, hapën postën e tij, rrëmbyen plehrat e tij dhe madje futën në shtëpi nipin e sekretarit të tij… të gjitha për të provuar se ai ishte më radikal (siç shënoi dosja e tij e FBI-së me 1.500 faqe) sesa “vetë Stalini”.
Ajnshtajni nuk kishte asnjë shqetësim të zbulonte ideologjinë e tij politike dhe, mbi të gjitha, të tregonte publikisht mungesën e harmonisë së tij me kapitalizmin. Cila është zgjidhja e tij për të eliminuar ‘të këqijat e kapitalizmit'”?
Në esenë e tij të mrekullueshme me titull: “PSE SOCIALIZMI”, botuar fillimisht në numrin e parë të Monthly Review në maj 1949, ai paraqet një sërë pretendimesh shoqërore dhe politike.
Ajnshtajni flet për oligarkinë e kapitalit privat, pushteti i së cilës sipas tij, nuk mund të kontrollohet efektivisht nga një shoqëri demokratike politike. Ajnshtajni është i bindur se “konkurrenca kapitaliste” rezulton në deformim të ndërgjegjes sociale dhe shton se mënyra e vetme për të eliminuar të këqijat e kapitalizmit është përmes krijimit të një ekonomie të planifikuar socialiste, sj dhe një sistemi arsimor ekskluzivisht me synim shoqëror.
Pas këtij publikimi, Ajnshtajni u bë një mbrojtës i deklaruar i socializmit. Ai vëren se njeriu është njëkohësisht një qenie e vetmuar dhe shoqërore. Kombinimi specifik i përpjekjeve personale dhe sociale përcakton shkallën e ekuilibrit të brendshëm individual dhe të integrimit në shoqëri.
Analiza e strukturës biologjike dhe kulturore të njeriut dhe disa kushteve të pandryshueshme shoqërore e çojnë autorin drejt zgjidhjes së mundshme të problemit. Te kushtet e caktuara shoqërore të pandryshueshme ai fut natyrën biologjike qenieve njerëzore dhe zhvillimet teknologjike dhe demografike.
Duke qenë se njerëzimi përfaqëson një bashkësi globale prodhimi dhe konsumi, Ajnshtajni arrin në përfundimin se shoqëria kapitaliste ekonomike është e dëmshme për njerëzimin.
“Motivi i fitimit dhe konkurrenca midis kapitalistëve e çon shoqërinë në depresione gjithnjë e më të rënda. Konkurrenca e pakufizuar sjell amputimin e ndërgjegjes sociale të individëve që përmenda më parë. Unë e konsideroj këtë gjymtim të individëve të keqen më të keqe të kapitalizmit.
I gjithë sistemi ynë arsimor vuan nga kjo e keqe. Një qëndrim i ekzagjeruar konkurrues është rrënjosur tek studenti, i cili është trajnuar për të adhuruar suksesin e pangopur si një përgatitje për karrierën e tij të ardhshme”, – shkruan Ajnshtajni dhe shton:
“Jam i bindur se ka vetëm një mënyrë për të eliminuar këto të këqija të rënda, ngritja e një ekonomie socialiste, e shoqëruar nga një sistem arsimor i orientuar drejt synimeve shoqërore.
Në një ekonomi të tillë, mjetet e prodhimit janë në pronësi të shoqërisë dhe përdoren në mënyrë të planifikuar. Një ekonomi e planifikuar përshtat prodhimin me nevojat e komunitetit dhe shpërndan punën që duhet bërë midis të gjithë atyre që janë të aftë për të.
Edukimi i individit, përveç promovimit të aftësive të tij natyrore, do të kërkonte tek ai një ndjenjë përgjegjësie për njerëzit e tjerë dhe jo lavdërimin e fuqisë dhe suksesit vetjak që ekziston në shoqërinë e tanishme.
POR… KUJDES!
Ajnshtajni, pas kësaj ligjërate për socializmin, ndalet duke tërhequr vëmendjen që nuk është thjesht e tillë. Është shumë më shumë se kaq, më shumë se edhe një këshillë e çmuar, që gjithë politikanët marksistë duhet ta kenë si “vath në vesh”, që të mos e kthejnë socializmin në një dogmë, që të pësojë fatin e modelit leninist, të socializmit etatist. Siç duket, Ajnshtajni, kishte parasysh modelin sovjetik të socializmit ,prandaj thekson se:
“Sidoqoftë, është e nevojshme të mbani mend se një ekonomi e planifikuar nuk është ende socializëm. Një ekonomi e planifikuar si e tillë mund të shoqërohet me skllavërimin e plotë të individit”.
Prandaj: “Arritja e socializmit kërkon zgjidhjen e disa problemeve jashtëzakonisht të vështira socio-politike të tilla:
-Si është e mundur, duke pasur parasysh centralizimin e gjerë të fuqisë politike dhe ekonomike, për të parandaluar që burokracia të mos bëhet e plotfuqishme?
– Si mund të mbrohen të drejtat e individit dhe me këtë të sigurohet një kundërpeshë demokratike ndaj fuqisë së burokracisë?”
Pra: Mund të jetë e vërtetë që në një ekonomi të tillë socialiste, siç përshkroi Ajnshtajni, mjetet e prodhimit janë në pronësi të shoqërisë dhe përdoren në mënyrë të planifikuar. Një ekonomi e planifikuar përshtat prodhimin me nevojat e komunitetit. Ajo shpërndan punën midis çdo njeriu të aftë për punë dhe garanton jetesën për të gjithë. Në një shoqëri të tillë edukimi duhet të zhvillojë ndjenjën e komunitetit dhe të shoqërisë, jo vetëm aftësitë dhe përpjekjet e tij të lindura. Kjo mund ta bëjë jetën e njeriut maksimalisht të kënaqshme.
CILA ËSHTË ALTERNATIVA REALE NDAJ KAPITALIZMIT?
Një marksist analitik nga më të njohurit e shekullit tonë ( ka ndërruar jetë në 2018) , Erik Olin Wrig, ka shkruar “Si të jesh një anti-kapitalist në shekullin 21”, një vazhdim i veprës së tij “Ndërtimi i utopive reale”.
Në këto shkrime të argumentuara mirë, ai flet në favor të një strategjie që e kupton socializmin si një demokraci ekonomike, të mbështetur nga forma hibride të ekonomisë antitrust, të cilat ndonjëherë përfshijnë nisma publike, por mbi të gjitha kooperativa të mëdha sociale.
Kapitalizmi ka transformuar botën dhe ka rritur produktivitetin tonë, por me koston e vuajtjeve të mëdha njerëzore. Vlerat tona të përbashkëta – barazia dhe drejtësia, demokracia dhe liria, komuniteti dhe solidariteti – mund të ofrojnë bazën për një kritikë ndaj kapitalizmit dhe të na ndihmojnë të na drejtojnë drejt një shoqërie socialiste dhe demokratike.
Erik Olin Wright ka distiluar dekada pune në këtë manifestim konciz dhe të argumentuar fort: duke analizuar varietetet e antikapitalizmit, duke vlerësuar qasje të ndryshme strategjike dhe duke hedhur bazat për një shoqëri të përkushtuar ndaj prosperitetit njerëzor.
Një botë tjetër është e mundur. Një botë ndaj mirëqënies e dinjitetit njerëzor. Megjithatë sot nuk ka asnjë vend socialist, sipas përkufizimit marksist. Por kundërshtarët politikë me djallëzi dhe qëllimisht spekulojnë me termat “komunizëm dhe socializëm”, duke etiketuar shtete dhe individë që janë në kundërshtim me ideologjinë e tyre neoliberale, neonaziste apo revanshiste. Shpesh përdorin të njëjtin term “socializëm” për të përshkruar sisteme shumë të ndryshme. Për shembull, ekonomitë kryesore skandinave – Suedia, Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda – shpesh quhen “demokraci sociale” ose thjesht “socialiste”. Në mënyrë efektive, ato janë vende kapitaliste të tregut të lirë. Ky fakt harrohet nga shumë njerëz, por ekonomitë e tyre janë plotësisht të hapura dhe tregtojnë globalisht si shumica e vendeve në botë. Por në vend që qeveria të drejtojë të gjithë ekonominë, vende të tilla balancojnë konkurrencën e tregut me rrjeta të fuqishme të sigurisë shoqërore. Kjo do të thotë kujdes shëndetësor pothuajse universal dhe ligje që mbrojnë në mënyrë rigoroze të drejtat e punëtorëve. Dhe kjo funksionon më së miri .
Funksionon se ekziston një shkallë ndërgjegje e popullsisë e cila beson në rrugën që ka zgjedhur. Një alternativë e tillë mund të konsiderohet si “alternativa e mirëqënies”. Ky term i referohet një lloji të qeverisjes në të cilën qeveria kombëtare luan një rol kyç. Një shtet social mbështetet në parimet e barazisë së mundësive, shpërndarjen e barabartë të pasurisë dhe përgjegjësinë publike për ata që nuk janë në gjendje të përfitojnë.
Kanë kaluar katër dekada që kur globalizimi neoliberal filloi të riformësojë rendin botëror. Gjatë kësaj kohe, axhenda e saj ka dëmtuar të drejtat e punës, ka vendosur kufij të ngurtë në deficitet fiskale, ka sakrifikuar prodhimin vendor për zinxhirët e furnizimit shumëkombësh dhe ka privatizuar asetet e sektorit publik.
Pavarësisht se kush vjen në pushtet, pavarësisht se çfarë premtimesh bëhen para zgjedhjeve, të njëjtat politika ekonomike ndiqen. Ndërrohen vetëm pronarët e pushtetit, kurse varfëria ngelet po ajo, polarizimi midis të pasurve dhe të varfërve mbetet po ai.
Sovraniteti i njerëzve, me pak fjalë, zëvendësohet nga sovraniteti i financave globale dhe korporatat e koncesionerëve të huaj e të brendshëm të integruara me të. Rezultati sot është një regjim pervers i përcaktuar nga lëvizja e lirë e kapitalit. Kjo lloj demokracie e rreme, e pohimit në parim, por mohimit në realitet, është një skandal në historinë e demokracisë: Një Model Varfërues e Poshtërues kundrejt Alternativës së Mirëqenies si Model Dinjiteti.
EPILOG
Kuptohet se asnjë vend nuk mund të jetë socialist, ashtu si edhe nuk mund të jetë çdo vend plotësisht kapitalist. “Ideale do të ishte që të modelohej një shtet ku të realizonte mirëqënien gjithëpërfshirëse suedeze, sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor të Kanadasë, programin mbarëkombëtar të kujdesit për fëmijët në Francë , programet e shkrim-leximit të Nikaragua-s, sistemin arsimor individual të Finlandës dhe drejtësinë me juri britanike. Mirëpo për këtë “ëndërr” duhet të lindë një Marks tjetër pragmatist.
Deri në realizimin e kësaj “ëndrre”, sot për sot modeli nordik dhe i disa vendeve të zhvilluara europiane janë më dinjitozët në realizimin e mirëqenies sociale. Ata nuk janë as socialistë, as kapitalistë por thjeshtë, një alternativë e tretë “hibride” që pasurinë e siguron në mënyrë kapitaliste (ekonominë e tregut), kurse rishpërndarjen e kësaj pasurie, e bën në mënyrë socialiste me shërbime ndaj njerëzve në shëndetësi arsim, sigurimet shoqërore, etj, duke balancuar konkurrencën e tregut me një rrjet të fuqishëm të sigurisë shoqërore.
Ajnshtajni ka qene nje aktivist shoqeror por asnjehere sociolog i shquar ose i thelle.
Megjithate nuk duhet te harrojme se ai ka theksuar ne disa raste se ndjehej fajtor per dy letrat qe i dergoi presidentit Roosewelt (ende hezitues) per t’i mbushur mendjen qe SHBA te fillonte punen per ndertimin e bombes atimike, ne nje kohe kur ishte ne dijeni te perpjekjeve te nje numri shkencetaresh te shume vendeve te botes per te mos marre pjese ne ndertimin e atyre bombave shfarosese.
A mor Jorgo, mor Jorgo. Na paske kerkuar ndihmen e Ajnshtajnit, por ne nje fushe qe ai nuk ishte kompetent, sikurse edhe zoteria jote nuk je. Si tha ai piktori i vjeter: “Kepucar ndalo tek kepucet”. TI edhe si student mezi i merrje provimet. Se si u bere ti mender profesor “Universiteti” kete mund te na e spiegoje ndonje ish-instruktor i ish-Komitetit te PPSH te Gjirokastres. Po te them me dashamiresi, punet e kapitalizmit dhe te socializmit jane sport i rende per ty. Mos u bej qesharak duke shkruar e publikuar brockulla si keto.
Lenini qe ne vitin 1920 ka thene se si e kupton ai komunizmin!
“Shpirti praktik amerikan plus pushteti i sovjeteve(demokracia) plus elektrifikimi i gjithe vendit eshte baraz KOMUNIZEM”!
Te treja keto qe thote Lenini i kam pare te fealizuara ne SHBA,prandaj politikanet tane le te shkojne atje ,te shohin se si funksionon atje demokracia dhe shteti ligjor,dhe ta zbatohne ne Shqiperi!
Shkrim me vlerë, që po të ishte zbatuar në fillim të viteve 1990, ekonomia shqiptare do të kishte shpëtuar nga barbarët PD-istë që e çuan në zero. Çuditërisht, në atë kohë shpërthyen “pusetat e mutit” dhe doli në siperfaqje i gjithë llumi i shoqërisë shqiptare, si dhe “teoricienë” që shprehnin “çekun e bardhë” apo “në do të drejtojmë dhe Bota do të na ndihmojë”, apo “çdo gjë socialiste duhet të shkojë në zero”. Këta tipa edhe sot, pas 32 vjetësh, nuk janë zhdukur. Lexoni komentet dhe do t’i gjeni të pranishën, sepse mision i tyre është që të nxijnë çdo gjë pozitive, çdo mendim pozitiv. Fatmirsisht, këta tipa që kryejnë detyrën e “djallit” nuk janë më shumë se gishtat e dorës, por shumë aktivë, që nuk lënë koment pa ndyer, me një mëndjemadhësi të neveritëshme, për të na mbushur mëndjen që kanë vlerë, kur në fakt janë antivlera.
Shkrim me vlere? Me fal, a ia perdor dot vleren ketij shkrimit zotrote? Edhe gjyshi im kur isha i vogel me tregonte perralla qe kishin shume vlere, po kaq ama, se me vleren e tyre nuk blije dot as buken.
Ju komentues, leshko,të cilët përpiqeni të kritikoni Jorgon për këtë shkrim dinjitoz,kënaquni me 1 deri 2% oligark shqiptar dhe bëni jetën e zvarranikëve,sepse skllav e matrapaz jeni.
Ju analfabet,nuk thoni as edhe një fjalë pêr shkrimin dhe ato që shtjellon ky shkrim,por kapeni për të Jorgos!
Pfu!
O Fehmi, ti paske ca probleme te vogla, e para jeta na ka mesuar qe nuk ka rendesi vetem ajo qe thuhet, por edhe kush e thote, e dyta po te ishte puna per shkrime e per te dhene ment ka 110 vjet, qysh nga pavaresia, te gjithe japin mend (shpesh si megafone) po kur vjen puna per te vepruar o nuk veprojne dhe hane parate e honorareve, o vjedhin per vete. Ti Fehmi cfare ben tjeter, pervec se duartroket Jorgon ose ndonje lesh tjeter si puna e Jorgos?
Por edhe sistemi mjeksor Canades ka marre fund. Nga neser shume sherbime urgjence do te mbyllen.
Socializmi Canades falimentoi.
Fehmi o dru me pre! Mirë të tjerët, përfshi dhe atë sahanlëpirësin aty sipër teje “shkrim me vlerë”, nuk shkruajtën asgjë prej gjëje rreth tematikës, po ti mër merhum vetë cfarë budallallëku postove?
Apo ju dhanë urdhër të dyve të shfryni pak mllef e pastaj t’ja mbathni si piskuriqa në drejtim të paditur?
As dy grom tru dhe kërkon të bësh kritizerin?
Ah jo, kjo s’bon fehmi. Ftillohu se të merr tjetri për skico.