Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “A i ka tradhtuar kush, pse ngelën aty?” Rrëfimi i banorit serb në Mitrovicë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “A i ka tradhtuar kush, pse ngelën aty?” Rrëfimi i banorit serb në Mitrovicë
KosovëKryesore

“A i ka tradhtuar kush, pse ngelën aty?” Rrëfimi i banorit serb në Mitrovicë

Published: September 26, 2023
Shpërndaje

Fshati Banjskë vazhdon të mbetet i bllokuar dhe askush nuk mund të largohet e as të hyjë aty.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë ende të pranishme në Banjskë dhe banorët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre, thotë për mediat serbe Dejan Nedeljkoviç, banor i Mitrovicës së Veriut, prindërit e të cilit jetojnë në këtë fshat.

“Ata [prindërit] i kanë të gjitha gjërat elementare, Policia e Kosovës u solli ilaçe, ushqime e pije duke iu thënë se kjo mund të zgjasë një orë ose disa ditë dhe se ata duhet të jenë të durueshëm”, shpjegon Nedeljkoviç.

Sipas informacioneve që ai ka arritur të marrë, një numër i madh i automjeteve të KFOR-it gjenden në hyrje të Manastirit të Banjskës.

“Miqtë e mi më thanë se forcat e KFOR-it do të kontrollojnë bodrumet e manastirit, ku murgjit ruajnë verën dhe produktet e tjera, për të parë nëse mund të gjendet ndonjë gjë që ka mbetur pas sulmit [terrorist] ndaj policisë së Kosovës”, thekson ai.

Ai shprehet se të gjithë banorët e fshatit janë të frikësuar, pas ngjarjes së rëndë.

- Publicitet -

“Njësitet speciale të ROSU-së erdhën në dyert e të gjitha shtëpive dhe u thanë banorëve që të mos i afrohen dritareve dhe të shtrihen poshtë krevatit nëse dëgjojnë të shtëna armësh, që të mos i godasë ndonjë plumb”, shton Nedeljkoviç.

Ai thekson se askush nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, pas kësaj ngjarjeje.

“Ka shumë pikëpyetje. A kishte logjistikë që qëndronte pas atyre njerëzve? A i ka organizuar dikush? Mendoj se ata [sulmuesit] ishin pa eksperiencë, ngaqë shumica prej tyre nuk kanë shërbyer në ushtri. A i ka tradhtuar dikush, kështu që kanë mbetur aty dhe kanë vdekur? Për fat të keq, këtë ne mund të mos e dimë kurrë”, përfundon ai.

Kujtojmë se mëngjesin e së dielës në orën 02:34, zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në fshatin Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër u plagos.

Në shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe terroristëve serbë, kanë mbetur të vrarë katër sulmues.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, 6 policë dhunojnë protestuesin
  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
  • SPAK sekuestron celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
  • “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?