Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A janë të dëmshme të gjitha pijet e gazuara? Çfarë shkaktojnë në shëndet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A janë të dëmshme të gjitha pijet e gazuara? Çfarë shkaktojnë në shëndet
AktualitetLifestyleShendetesi

A janë të dëmshme të gjitha pijet e gazuara? Çfarë shkaktojnë në shëndet

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

 

Efektet që ndodhin në organizëm për shkak të konsumimit të pijeve të gazuara kanë qenë objekt i shumë debateve gjatë viteve të fundit.

Lidhur me këtë, shumë studime kanë raportuar se këto pije kanë një rrezik në rritje të sëmundjeve tek konsumatorët.

- Publicitet -

Megjithatë, rreth kësaj çështjeje janë shfaqur edhe mite të ndryshme, si për shembull se pijet e gazuara rrisin humbjen e kalciumit në kocka ose demineralizimin e tyre. E vërteta është se efektet ndryshojnë sipas përbërjes së pijes, përtej faktit nëse ajo ka gaz apo jo.

 

Por a janë të dmëshme të gjitha pijet e gazuara?

Fillimisht, duhet sqaruar se jo të gjitha pijet e gazuara shkaktojnë të njëjtat efekte në organizëm.

Uji i gazuar ose uji tonik konsiderohen të sigurt.

Shtimi i sheqerit, kripës, acideve dhe konservantëve përcakton se sa të dëmshme janë këto pije në trup. Thënë kjo, efektet negative nuk kanë të bëjnë me karbonizimin.

Studimet nuk kanë treguar se shtimi i gazit të dioksidit të karbonit nën presion në ujë në këto produkte ndikon në shëndetin tonë.

Për shembull, hulumtimi i shpërndarë përmes “The American Journal of Clinical Nutrition” lidhi konsumin e pijeve freskuese me një rrezik në rritje të humbjes së densitetit të kockave tek gratë. Arsyeja? Një rishikim më i fundit në revistën “Menopauza” tregoi efekte të ngjashme, duke shtuar se efektet e dëmshme të këtyre pijeve janë për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të sheqerit.

Pijet e gazuara janë ato të cilave u shtohet gaz dioksid karboni gjatë përgatitjes. Në këtë mënyrë, ato fitojnë karakteristika të veçanta, si gazi dhe shija e lehtë acidike. Ato shpesh tregtohen në formën e pijeve joalkoolike freskuese. Pavarësisht nga popullariteti i tyre dhe prania e gjerë në treg, shumë njerëz filluan të shmangin përdorimin e pijeve të gazuara për shkak të paralajmërimeve për efektet e dëmshme. Në veçanti, konsumi i rregullt i tyre lidhet me një rrezik të lartë të çrregullimeve metabolike.

 

Pijet e gazuara dhe dhëmbët

Nëse pijet e gazuara nuk përmbajnë acid citrik dhe sheqerna, ato nuk paraqesin rrezik për kavitete apo probleme dentare. E keqja është se shumica e tyre e kanë këtë lloj shtese, gjë që rrit shanset për të vuajtur nga problemet me dhëmbët. Acidet dhe sheqernat e shtuara në këto lloj pijesh sjellin dëmtim të smaltit dentar nëse konsumohen për një kohë të gjatë. Besohet se gazi i tretur i dioksidit të karbonit në këto pije është shumë acid dhe përkeqëson smaltin e dhëmbëve. Megjithatë, hetimet e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, pasi nuk ka asnjë provë që të jetë kështu.

 

Efektet në zorrë

Konsumimi i pijeve të gazuara nuk është shkaktar i sindromës së zorrës së irrituar. Megjithatë, ato duhen shmangur në dietën e personave që kanë probleme me zorrët, pasi janë të lidhura me komplikacione, sipas hulumtimit të shpërndarë në “BMC Gastroenterology”. Disa njerëz përjetojnë fryrje dhe gazra pasi konsumojnë pije të gazuara. Për këta persona rekomandohet që ta shmangin konsumimin e tyre.

 

Rreziku i sindromës metabolike

Konsumimi i ujit të gazuar nuk është i lidhur me probleme shëndetësore apo shtim në peshë. Në fakt, ky produkt ka zero kalori. Megjithatë, një studim i vogël i publikuar në “Obesity Research & Clinical Practice” lidhi gazin e dioksidit të karbonit në pije joalkoolike me shtim në peshë për shkak të stimulimit të grelinës. Sipas studiuesve, kjo substancë rrit çlirimin e grelinës dhe për rrjedhojë stimulon ndjenjën e urisë. Në këtë mënyrë ndikon në mbipeshë dhe obezitet. Edhe pse nevojiten më shumë studime, ajo që është e qartë është se konsumimi i rregullt i pijeve të gazuara me sheqer mund të jetë një shkaktar për sëmundjet që grupohen në sindromën metabolike. Një përmbledhje në “International Journal of Clinical Practice” e lidhi konsumimin e tij me çrregullime të tilla si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

 

Si të reduktoni rreziqet që lidhen me konsumimin e pijeve të gazuara?

Para së gjithash, duhet të keni parasysh përbërjen e pijeve të gazuara. Disa përmbajnë më shumë sheqerna se të tjerët. Pijet joalkoolike freskuese dhe verërat e gazuara shpesh përbëjnë rrezik më të lartë. Plus, ato përmbajnë më shumë kalori sesa uji i gazuar. Një alternativë e mirë për të reduktuar rreziqet dhe për të shijuar një pije freskuese është të shtoni fruta të freskëta dhe erëza në ujin e gazuar. Ato thjesht lihen aty për disa orë për të ndryshuar shijen.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?