Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A ka filluar gjykimi i klasës politike?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A ka filluar gjykimi i klasës politike?
AnalizaLajmi i funditopinion

A ka filluar gjykimi i klasës politike?

Published: 3 Tetor, 2024
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Salianji, njëri ndër deputetët më kontravers dhe i zhurmshëm, pas një zvarritje disa vjeçare, tashmë është një i dënuar ordiner, fati i të cilit po shërben si alibi e çastit e opozitës për të djegur çfarë mund të digjet, për të përmbysur çfarë mund të përmbyset, krijuar  gjendjen e ankthit, gjithnjë me shpresë se, përmes tij, mnd të krijojnë kushtet për krijimin e qeverisë teknike dhe rikthimin në qeverisje.

Salianji, edhe në këtë rast, si edhe më parë, është guri i provës i opozitës, që, përmes tij synon të shpëtojë më të dhimbshem për to: burgosjen e mundshme të liderit të saj, por edhe të tjerevbe që rrinë krah tij. Nëse shembet kulla Berisha, çka duket se do të ndodhë, atëherë edhe një mijë raste “ salianji” nuk e ngrenë më. Kjo është trembja e familjes, e injektuar në trupin e opozitës. Njeriu që e beson këtë dhe ndjen ankthin e tij është pikërisht Gazmend Bardhi. Ai pret rënien e kullës për të ngritur kohën e tij, ndaj çmendet në turrin e tij, përshfaq pamjen e dytë të tij, e cila, për fatin e keq të tij, nuk tremb askënd dhe nuk frymëzon njeri.

Salianj është shembulli ,si edhe një shumicë njerëzore, që e mban veten si pjesë e elitës politike, mund të çmendet, por edhe të shkojë përtej sa, të shfaqë gjendjen e rëndë psiqike përmes dhunës dhe meskinitetit në të njëjtën kohë.

Salëianji nuk është i vetmi, tre nga ish ministrat socialistë, si nuk kishte ndodhur kurrë më pareë, janë ose të dënuar, ose në gjendje në aresti, apo të arratisur nga Shqipëria. Zyrtarë të lartë të shumicës sunduese janë të arrestuar apo në hetim. Në kahun tjetër, drejtuesi i opozitës, Berisha , në gjendje arresti pret fillimin e gjykimit, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, po ashtu presin në gjendje ankthi, hetimet po bëhen gjithandej dhe SPAK, përkundrazi qarjeve pafund të analistëve krah opozitës apo vetë drejtuesve të saj, fiton më shumë nga sa pritej, edhe pse herë pas here tejkalon të drejtën e tij.

Çfarë po ndodh? Vërtet klasa politike ka kohën e saj të gjykimit, apo është një periudhë kalimtare, që mund të ndërpritet befas? Askush nuk e di me siguri. Ata që kanë investuar, e mbështetin dhe e monitorojnë nuk e kanë ndër mend të largohen të mundur nga lufta që hapen vetë.

33 vitet e pluralizmit në Shqipëri janë një kohë e dështuar. Janë bjerrje të shpresës së madhe që kishin studentët e dhjetorit për një Shqipëri ndryshe dhe humbja e besimit të qytetarëve shqiptarë se ky vend do të bëhet. Në më shumë se tri dekada u rrit me një shpejtësi të habitshme, marramendëse një klasë politike çoroditëse, thellësisht zhvatëse, që ka krijuar oazet e saj politikë, financiarë dhe të krimit, janë ngritur resorte të habitshme,ku shumica janë përmes parasë së pistë, bashkëpunimit me krimin dhe zhvatjen e njerëzve. Nëse në marsin e vitit 1992 kishte një fillesë shprese se do të ndryshonte ky vend i bekuar dhe, nëse në qershorin e vitit 2013 kjo shpresë u përsërit, e të gjitha humbën, kjo ka të bëjë pikërisht me këtë klasë politike, e cila, mjerisht, asnjëherë, edhe kur krimi ishte flagrant, nuk u ndëshkua, nuk u skuq dhe vazhdon të jetë përsëri e njëjta, qoftë në pushtet, qoftë në opozitë.

A do të gjykohet ndonjëherë kjo klasë politike? Të gjithë shefat e qeverive që kanë shkuar në këto 32 vite mendohet se sot janë ndër njerëzit më të pasur në këtë vend; thuaj të gjithë ministrat kanë qenë pjesë e barbarisë së zhvatjes së pasurisë së përbashkët; liderë politikë që janë të lidhur me banditë të rrugëve gjenden kudo; gremina financiare janë krijuar në të njëjtën kohë kur janë ngritur edhe resortet madheshtorë; kultivimi i drogës, përhapja e shitje e saj, sidomos përtej kufijve ka qenë e mbetet praktikë e zakonshme…vjedhje masive të zbuluara e të padënuara…, vrasje , vetëm në Tropojë janë mbi 200 djem të rinj të vrarë, për të cilët nuk është dënuar askush, sepse klasa politike është organizatore e tyre; vrasje gjykatësish, si i ndjeri Konomi, me urdhër të qarqeve të larta të lidhura me politikën, median dhe pronat në bregdetin e lakmuar të Lalzit, vrasje në mesin e bulevardit, ku gjthçka është bërë në dritën e diellit, barbarisht, ndaj njerëzve me duar në xhepa; vrasje në Gërdec, ku , megjithëse dihet fare mirë se kush ishte “ sy peshkaqeni”, asnjë institucion drejtësie nuk kishte guximin minimal të thërriste një pinjoll kryeministror…tenderë të dhënë firmave fantazmë, ku milioma euro do të ndaheshin nga njerëzit e politikës…banditë që blejnë vota, shesin emra deputetësh, deputetë që kujdesen për pronat e banditëve kur këto janë në burgje dhe, në fund, si një përtallje për gjithë çka ndodhur, ishte një KÇK, “ kap çfarë të kapësh”, që ndalon tek banditët e rrugëve, por bën kujdes të mos trazojë banditët e politikës.

Koha për të pasur një gjykim për një klasë politike thellësisht të korruptuar e skajmërisht antikombëtare ka qenë prej shumë kohe. Në tri dekada , jo rastësisht, mbi këtë vend, kanë rënë aq shumë gjëma të mëdha, sa që secilit komb tjetër do i kishin mjaftuar, dhe do u ishte dukur e tepërt edhe për një shekull.

Si nuk ndodh askund tjetër, me gjithë ndodhitë e rënda, vjedhjet e jashtëmendjes, krijimin e një oligarkie e korporate të paligjshme ,por vendosëse deri në vrasje, shpërthimin e një katastrofe si ajo e vitit 1997, grushte shteti dhe mbështetje të makinerisë vrastare të Milosheviqit e regjimeve të tjera despotike, humbjen e shpresës dhe të besimit ndaj shtetit, në Shqipëri ndëshkueshmëria ka qenë e paqenë, e pashpresë dhe inekzistente. Shpesh herë ajo është shpërblyer. Megjithë premtimet e bujshme të shefit të qeverisë Rama për ndëshkimin e krimit, sidomos nga politika, askush nuk u gjykua. Tre nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së tij, por edhe nga miqtë e tij më të afërt janë akuzuar, dënuar apo arratisur nga vendi, pikërisht për akte të mëdha korruptive, dhe , ai ndjehet i pafaj në besimin e tij. Kryeministra të vendeve të rëndësishme, figura të larta të politikës evropiane apo perëndimore, janë vetë larguar nga detyra kur ndihmësit e tyre janë dënuar për korrupsion apo akte të tjera që dëmtojnë sistemin, ndërsa pafajsia e kryeministrit tonë po bëhet proverbiale.

Me një ulërimë vrastare, në pak kohë, klasa politike u bashkua përgjithësisht në një lukuni ujqërore, për të mbështetur fuqishëm njëri tjetrin në një përballje që do të mund të vinte, dhe që, për fat të keq, nuk erdhi kurrë.

Çfarë është kjo klasë politike, e cila ka zaptuar shtetin?

Mjerisht , ndryshe nga sa ishte menduar nga një grup njerëzish idealistë, Shqipëria prodhoi në seri njerëz meskinë të politikës, të cilët, të frymëzuar prej idesë së pasurimit të paligjshëm, shesin çfarë të munden, deri nderin, të vërtetën, ndërgjegjen, e më pas edhe kombin.

Kja klasë politike, megjithëse e rrëzuar nga pushteti sipas alternativës tetëvjeçare, e riardhur, e po ashtu e rrëzuar edhe më parë, pas gjëmave të mëdha, që morën jetën e mijra vetëve, jo vetëm që vegjeton qetësisht, stër-rritet e ushtron presionin e saj të kudoqofshëm, deri në absurditet, por tashmë, krejtësisht jashtë rrezikut për të ardhmen e tyre, kërkojnë ngultas rikthimin në pushtet, qoftë edhe përmes përbaltjes dhe kriminalizimit të shtetit të tyre, djegjeve dhe goditjeve parlamentare,  ashtu si pala tjetër, edhe pas kriminalizimit të skajshëm të politikës, ku më shumë ndjehet forca e një bande të fortë se sa e një politikani të mënçur, mbahet pas pushtetit.

Në këtë mjedis politik liderë të këtij mendimi dhe precedenti politik të pashembullt, vazhdojnë të jenë të njëjtët njerëz, që fatkeqësisht hynë në politikë me bluza të bardha, për ta gjakosur atë pas pak viteve, si askush tjetër në një shtet demokratik; që hynë si studentë idealistë,për t’u kthyer në manjatë financiarë; që u bënë pjesë si piktorë modernistë, për të krijuar sistemin zhvatës të PPP-ve; ministra që ishin mekanikë dhe u gdhinë ministra të shendetsisë; të panjohur që drejtuan dikasteret. Në vitin 1992 mbi 75 për qind e popullsisë priste ndryshimin përmes figurës enigmatike të Berishës. Edhe sot, megjithëse në dukje jashtë pushtetit, ai ka ende në vete mjaft nga fijet që e vërdallosin këtë pushtet, sidomos në disa nga strukturat kyçe të tij. E përsëri, si ndodh rrallë, ai do të kishte pranuar çdo lloj disfate e katastrofe, financiare apo politike të “armiqve” të tij politikë, vetëm e vetëm për të arritur fitoren “ e brendshme” të tij. Por banditë rrugësh nuk futi në parlament, atë e bëri njeriu që sillte shpresë në qershorin e vitit 2013…

Mbi klanin politik berishist rëndojnë , le ta themi haptas, mjaft krime të pa ndëshkuara. Janë aq të shumta , sa që tani është e panevojshme ripërsëritja e tyre. Ky klan, familjar e politik, krijesë e një oligarkie politike e financiare të rrezikshme deri në skaj, është përgjegjës  në një rëndesë të madhe, por jo i vetmi, në gjithë këtë katrahurë ku vërvitet një vend me resurse, me njerëz të aftë, por të pashpresë, dhe në të cilin, pasuritë e tij, si mos ma keq, janë shitur në koncensione të babëzitura. Atë që ka lënë pa bërë qeveria Berisha, po e bën qeveria Rama. Nëse kjo e fundit nuk vret në bulevard dhe nuk të hedh në erë si në Gërdec, të detyron të mallkosh vendin ku ke lindur…duke e braktisur atë.

Përse nuk do të gjykohen ata?

Së pari, sepse qeveria e sotme, megjithë premtimet elektorale, nuk ka këllqe ta bëjë këtë. E gjithë retorika e fushatës së para qershorit 2013, që solli ndezjen e një vale shprese tek njerëzit, ishte pikërisht ndëshkimi i krimit, ndëshkimi i së keqes dhe i njerëzve që e kishin sjellë atë, duke u shndërruar në sheikët shqiptarë, megjithëse nuk kishin asnjë “pikë naftë” në trojet e patrashëguara që kishin zaptuar politikisht.

Tani,çdo ditë e nga pak, shpresa po shuhet, qeveria bën sikur do të ndëshkojë, në të vërtetë çdo gjë e kalon në kalendat greke, domethënë , në askund. Opozita bën sikur i hakërrohet qeverisë, por në të vërtetë e di se asgjë nuk do të ndodhë, dhe duke e ditur këtë, trashin zërin, mallkojnë, sajojnë dhe shpifin.

Së dyti, pak para largimit nga pushteti  qeveria Berisha , lëshoi me dhjetra konçensione vrasëse për Shqipërinë, që nga Lotaria Kombëtare e deri tek ato për kromin, bakrin, naftën, si kishte lëshuar më parë për Aeroportin e Rinasit, etj. Duke qenë oligarki dhe nën drojën e pushtetit dispotik, vendimet kaluan nëpër frymën “kolegjiale” dhe si të tilla,, tani, ata janë të pagjykueshme. Por, edhe kur ata janë bërë nga një ministër i vetëm, si Ruli, për shembull, jashtë çdo atributi juridik, përsëri kanë gjetur “selamllëkun” e qeverisë. Si është krejt e mundur, segmente të qeverisë së sotme, medet, janë bërë pjesë e vjeljes së këtyre konçensioneve, për të cilat ishin betuar se do u a kthenin qytetarëve si një përfitim për to. Duke qenë tashmë pjesë e përbashkët, askush të mos presë dëshkimin për krimin.Por shkuan edhe më tej. Rreth dyqind konçensione të quajtura PPP janë në lëvizje nga qeveria e tashme. Disa prej tyre janë gllaberuese të mëdha, disa të tjera do e kenë ushtimën në vitet e mëpasme.

Së treti, askund tjetër nuk ka pasur një sistem drejtësie kaq të implikuar me krimin, sa ky që ishte e vazhdon në pjesë të veçanta të jetë në Shqipëri.  Mafia e drejtësisë është e lidhur fuqishëm me politikën, është pjellë e saj, ndaj askush të mos mendojë se është një pjellë që mund të “hajë” rritësit e saj. Gjin Gjoni, një nga figurat më korruptive në drejtësi sot është i pari në degën e PD në Lezhë. Mafia e sistemit të drejtësisë është e lidhur me bandat që kanë tagrin e tyre në politikë. Lirimet nga burgjet e të dënuarve përjetësisht janë haraçi i përbashkët i drejtësisë dhe i politikës. Figura të rëndësishme kontrolluese apo pjesë  të shtetit janë emëruar në poste të rëndësishme pikërisht nga ndërhyrjet e “ bosëve” të krimit, që janë ende të dënuar.

Idea e hedhur se, pas miratimi të refomës së re të drejtësisë, gjërat do të çuditin gjithë

Shteti, që kur është krijuar më i pari i tyre, fillon e ngrihet kur ndëshkohet krimi. Ndëshkueshmëria është shtyllë mbajtëse e shtetit, ndryshe, e gjitha kjo, për fat të keq, do të jetë si ata kalatë e rërës në buzë të detit, që shuhen pas dallgës së parë.

Ndaj , edhe besimi i njerëzve se një ditë do të gjykohet , ta zëmë, Berisha, Meta, Nano, Pollo, Bode, Ruli, Kryemadhi, Ahmetaj, Rama, lista është e gjatë,  jo vetëm si përsona publikë, por si precedent të rrezikshëm politik e financiar, ka filuar të humbasë. E bashkë me to, edhe besimi i një njeriu që ka pritur gjithë shpresë kthimin nga e mbara të vendit të tij. Ky, jam unë, si mund të jetë secili nga ne.

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Komente
  • Fatkeqsisht kështu është! thotë:
    3 Tetor, 2024 te 10:21 am

    Për të ardhur keq, por kështu është, ashtu si shkruhet. Janë marrë fatet e një Kombi, vetëm e vetëm që Berisha të mos dënohet për ato që ka bërë! Berishës i shkojnë nga mbrapa të gjithë të fajshmit, që e dinë që po ra Berisha, ata do të dënohen pas tij. Kjo është arsyeja që tregohen agresivë për të trembur drejtësinë. Dënimi i Berishës është “çelsi” i përmirsimit të gjëndjes në Shqipëri dhe mosdënimi i tij tregon që Shqipëria do të vazhdojë të notojë në moçal. Kjo është aksioma e gjëndjes së Shqipërisë.

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    3 Tetor, 2024 te 12:00 pm

    Të falinderoi Z.B.Islami për ANATOMINË E BËRË PARA/POLITI/QËNVE tanë në 34 vite,Ku gazeta DITA me kalemxhijt e saj të mirë,po i bëjnë një shërbim të madh vëndit,njërzve që nuk kan mundësi të shkruajnë e të flasin hapur.
    -Ndryshimi sistemit u sabotua nga një PERSON I VETËM,i vendosur në krye të një BANDE me Komunist e Spiunë,ku që në Qeverisjen e parë 1992 e në vazhdim me teorin SHOCK,Vodhi,shiti,Shkatërroi mbi 500 ekonomi të sistemit të kaluar baras me 350 mild $..dhe nuk ja bëri syri TËRR.PSE?
    1.Ai në 1992 kapi DREJTËSINË 100 %,me kursin 6 mujor.Kjo i dha hov KRIMIT DHE KRIMINELVE QË U BASHKUAN ME POLITIKËN,Kryesisht PD-së NË 13 VITE,e më pas të gjitha pushteteve nga qëndra deri në bazë.Tashmë e ka marr FERRA URATËN,siç thot Populli.Me gjithë reformën e RE në drejtësi,MAGJISTRATËT janë i njëjti BRUM I HELMUAR 92,i TREDHUR NGA KY PERAONAZH I ÇUDITSHËM FATKERQI KOMBËTARE-SHQIPËRI-KOSOVË.Megjithëse u shpall non grata nga DASH për KORRUPSION MADHOR FAMIJAR & ME HA-LE-ATËT,Drejtësia nuk guxon ta marri me FURGONIN E POLICISË si gjithë të tjerët,por me BENXIN E TIJ TË FALUR NGA OLIGARKËT,Sikurse banesa ku jeton e shpif e falur nga OLIGARKU TROPOJAN BASHKIM ULAJ..!
    -Ndonse Edi Rama mburret se inicoi REFORMËN NË DREJTËSI,Ai nuk ka asnjë INSTITUCION TË DREJTËSISË NËN HYQËM.Edhe njëherë që foli,Duke deklaruar që SPAK të kosit 360 gradë,ju kundërvu YURI KIM duke i treguar që SPAK-ut,GJKKO-s politika ti qëndroi larg.Dhe Ai e QEPI GOJËN,Duke vështruar nga Selia e KM se si shkojnë KOLLON PËR 1 NË SPAK VARSIT E TIJ që kan ngrënë dardha e mollë pa lejen e tij..!
    -SPAK!GJKKO,dihet se drejtohen e monitorohen kryesisht nga SHBA.Dhe nëse Sb nuk i sekuestrohet pasuria familjare mbi 50 Vilave në Shqipëri & Europë mbi 1000.000 € & të ndëshkohet ligjërisht për 101 krimet që ka bërë nga 1991-Shkodër deri 2021 – ELBASAN,mbi 20.000 të vrarë(4 Shkodër,26 Gërdec,4 në bulevard,86 në Otranto,200 në Tropojë,4000 në 97,3000 për pronat,si & shumë eksponent me pozitë,Politikë,Athere nuk dështon vetëm Drejtësia jon por edhe AMERIKA,BE..që kërkuan me insistim reformën në drejtësi,ku E.Rama ju dha shpresë për ta VOTUAR.
    2.Në 2005 Sb kapi MEDJET 99 %,Ku E.Rama i shpalli 100 % KAZAN..! Tashmë AI po dëgjon FYEELLIN BERISHIST NË TË GJITGA STUDJOT TELEVIZIVE,duke helmuar OPINIONIN KOMBËTAR E ND/KOMBËTAR..60 % DJATHTIST,EKSTREMIST..!
    3.Situata në Shqipëri tashmë është ACARUAR qëkurse Sb ndodhet në arrest shtëpie.Protestat dhe zjarrvëniet e fundit të PD për gjoja arrestimin e SALISNIT(BABALES)janë një HIPOKRIZI EKSTREME E SB.Pasi Ai kërkon që E.Rama ta liroi nga arresti,kur nuk është kompetencë e tij.
    •KUR ÇDO QYTETAR I DREJTË NË KËTË VËND KËRKON ARRESTIMIN E TIJ ME BURG PËR JETË.!!
    4.E zëm se Qeveria Rama duhet të rrëzohet për korrupsionin e bërë:Athere cila forcë politike duhet të drejtoi vëndin ANTARE NATO,Kur Kryetari Pd është i arrestuar dhe nuk mund të bëhet kurrë KM i vëndit pa OK TË SHBA,BE,NATO…DHE KUR NË OPOZITË NUK KA LINDUR AKOMA PERSONI DUHUR.?
    -Athere edhe nëse E Rama do kërkoi largimin nga detyra e KM,nuk besoi do të përkrahet nga SHBA,BE NATO..!
    -Ndaj,E.Rama duhet të ndryshoi motorin e mjetit & të qeverisi më mirë në mandatin e 4,5..!
    -Ndërsa SPAK+GJKKO..të spastroi më shpejt POLITIQËNËT E KORRUPTUAR TË KAMUR NË KURRIZ TË POPULLIT NË 34 VITE..! FLM BI,DITA

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    3 Tetor, 2024 te 1:00 pm

    Po i gjykon Zoti.
    Nje ne Hapasane,,
    Nje ne Spital
    kusuri vjen verdalle.

    Kush ka vjedhur me Imza
    Nuk shpeton ne kte dynja
    Troje,sheshe,per pallate
    Saterin e kane pas qafe.

    Përgjigjiuni
  • $$$ thotë:
    4 Tetor, 2024 te 12:14 pm

    Konstatime pafund dhe te vazhdueshme .E njejta gje ,si nga analiste te mirenjohur ashtu dhe te tjeret para “filxhanit te kafes”….Por as me te diturit dhe as me pak te diturit,si mashtruesit edhe te mashtruaret nuk i kane rene asnjehere “gozhdes”,por e bene “ fertele patkoin”…Te jete e besueshme se nuk e dine te gjitha kategorite e “filozofeve” se kush ka qene dhe vazhdon te jete shkaku i kesaj katrahure qeverisese ne Shqiperi?Edhe po,por edhe jo.Dua ta perseris per te panumurten here se “ ferra ku fle lepuri” eshte ne mes te sheshit… Ka vetem nje shkak.Ai eshte PERSONALIZIMI I QEVERISJES,pushteti personal ne qeverisje,vendimet e njeshit,shkurt nje Demokraci -Diktature,Sulltanat.Kjo qeverisje alla Sulltanat nis qe ne Kushtetut ku sanksionohet qeverisja perfaqesuese me “perfaqesues “qe i nxjer nga xhepi Sulltani I radhes ……A nuk eshte e cuditeshme qe fjala e Bill Klintonit ne Tirane me 3 Korrik 2023:”Vendimet e grupit jane me te mira se edhe te nje gjeniu”,nuk ka hyre ne asnje vesh?Eshte,ose jo.Me Kushtetute popullit I eshte grabitur Sovraniteti(shiko Nenin 2 ).Ligji I Referendumit nuk kerkohet te behet.Sulltanet I kane vene shqelmin ne qafe popullit.Vetem qeverisje me grup ku pushteti i vetem I cdo te zgjedhuri ne qeverisje te jete vota e tij,athere mer fund kjo Katrahure qeverisese…Te injoroshkete ceshtje,do te thote rrofte diktatura!

    Përgjigjiuni
  • Arben Tashko thotë:
    4 Tetor, 2024 te 1:43 pm

    Me mire vone se kurre.

    Përgjigjiuni
  • Sokrates thotë:
    12 Tetor, 2024 te 8:34 am

    Shkrim shume i mire.
    Por me nje problem te vogel fare, zoti Bedri, perse ke deshire te madhe, PO SHUME TE MADHE, ti futesh te gjithe Shefat e Qeverive ne nje valixhe????
    A eshte deshire kjo e juaja apo djallezi??
    Se perse duhet te futet ne nje kallep Rama me Berishen, kjo vetem ti mund ta shpjegosh, me ate shkrimin tend plot argumente, me shume djallezi brenda!??

    Përgjigjiuni
  • Mediatikusi thotë:
    12 Tetor, 2024 te 9:37 am

    Do beje mire te nisje gjykimin nga vehtja o Bedri se ketij Sekti me emertese Rilindje qe ka prej 11 vitesh 100% te pushteteve i ke thurur lavde sa je lodhur. Gjykoje vehten e pastaj gjyko tjeret se si i thone “mos gjyko nese do mos te gjykohesh”

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Tragjedia në Shkodër, kush ishte KAPITENI i anijes që dha jetën për të shpëtuar dy turistë!
  • Manisë së kullave në Tiranë nuk i shpëtojnë as religjionet, kullë e re te “Rruga e Kavajës” nga Kisha Ortodokse!
  • BE-ja pas koncertit të Thompsonit: Dënojmë çdo shprehje të fashizmit
  • Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit
  • E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë

Komentet e Fundit

  1. chp në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  2. ¿? në Trump sulmon Elon Musk: Ka dalë nga binarët, më vjen keq! Partitë e reja nuk funksionojnë në Amerikë
  3. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  4. demo në E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  5. demo në E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?