Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A ka probleme psikike Dan Hutra? Gazetarja: Vrasës gjakftohtë me urrejtje për femrat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A ka probleme psikike Dan Hutra? Gazetarja: Vrasës gjakftohtë me urrejtje për femrat
Aktualitet

A ka probleme psikike Dan Hutra? Gazetarja: Vrasës gjakftohtë me urrejtje për femrat

Published: March 4, 2023
Shpërndaje

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer momentet e para të raportimit të ngjarjes që tronditi kryeqytetin, ku Dan Hutra vrau tre femra dhe plagosi tre të tjera. Lala shpjegoi dinamikën që e çoi në zbulimin e lidhjeve mes tre ngjarjeve.

“Kur është marrë njoftimi i parë në News24 për masakrën e Paskuqanit, kam qenë në gjykatë për përballjen mes Rozeta Dobit dhe Alda Klosit.

Më momentet e para nuk u përfshiva sepse nuk isha në Paskuqan, kur ka përfunduar ballafaqimi, një burim më mori e më tha nuk po të shoh të angazhua, i kërkova të dija ku qëndron problemi dhe më tha që të tre rastet mund ti ketë kryer i njëjti person.

- Publicitet -

Më tha që Mariana kishte deklaruar se e kishte plagosur Dan Hutra. Ishin tre komisariate të ndryshme që po merreshin me ngjarjet.

Gjëja e parë që kam bërë ishte të drejtohesha drejt Traumës ku kam gjetur oficerët e vrasjeve, tentova të flas me të plagosurën, nga biseda me ta ajo ka identifikuar Dan Hutrën si autor. Atëherë edhe policia ma konfirmoi,. Ky ishte momenti që lidhja dy ngjarjet, pra me atë të Paskuqanit.

Ajo që më bëri përshtypje ishte që arma e përdorur në Paskuqan dhe ajo e përdorur për të qëlluar Etleva Kurtin ishin të njëjta.

Mes të tjerash deklarova se do krahasohet arma, Në këtë moment me telefonoi nga burgu Vladimir Kurti. Regjistrimi i telefonatës, shihet që jam e tronditur, u shtua numri i viktimave, ky person këmbëngulte që motrën ia kishte vrarë Dan Hutra. Ka qenë operatori ai që më kujtoi ta drejtoja telefonin nga mikrofonin për ta regjistruar.

Pasi bëra telefonatën, e para gjë që bëra ishte që bëra ishte që telefonova një zyrtar policie që e vura në dijeni për detajet që mësova, sepse Vladimiri më dha edhe informacione të tjera, për një të burgosur që kishte ngujuar familjen me frikën se mos kryente një vrasje”, tha ajo.

Lala ka treguar edhe detaje në lidhje me profilin psikologjik dhe sjelljen e tij brenda burgut.

“Fëmijë i rritur në një varfëri ekstreme, babai i tij është vrarë, një fëmijë i frustruar. Në 2003 tentoi të përdhunonte kunatën.

Një vrasës gjakftohtë që ka një urrejtje të paparë për femrat. Vrau bashkëshorten dhe vuajti 16 vite burg. Vuan nga diabet, ka problematike, askush nuk mund ta pyeste për krimin e kryer sepse bëhej agresiv.

Ishte njeri i rregullt në qeli, ishte shumë strikt në pastrimin e saj dhe nëse dikush tjetër i prishte pak krevatin bëhet agresiv. Personazhe të tilla nuk flasin kur bëjnë të tilla krime.

Hutra tregoi madje se efektivët kur e arrestuan e kishin ndaluar të kryente edhe një krim tjetër. Vrasës gjakftohtë që gjithçka e ka menduar shumë mirë. Në sallë sot ishte shumë i ftohtë dhe i prerë. Raste të tilla duhet t’i shërbejnë drejtësisë shqiptare”, ka deklaruar gazetarja.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit
  • Mali i Zi priti në fundjavë më shumë vizitorë sesa ka banorë
  • Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 26-vjeçar, plagosen dy të tjerë
  • Gazetarët pa telefona e kamera në seancat e GJKKO, Unioni i Gazetarëve reagon ndaj rregullores së re
  • REQUEST FOR EXPRESSIONS OF INTEREST (CONSULTING SERVICES – CONSULTANCY FIRM)

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?