Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A kanë ujë ato burime?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > A kanë ujë ato burime?
Kulture

A kanë ujë ato burime?

Published: December 25, 2023
Shpërndaje

Ilmi S. Qazimi

 

Petriti ishte në Itali se kishte një arsye të fortë: mbesa  e tij kish fituar pavarësinë! Vallë e quani humor, por është e vërtetë serioze. Ajo, Iliriana, mbushi moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe  prindërit i thanë: ”tashmë je e pavarur nga ne. Ja ku e ke shtëpinë tënde, ja shkolla, ja edhe bekimi i gjyshit dhe gjyshes.” Kaq! Kjo ishte shpallja e pavarësisë  së vajzës së tyre.

- Publicitet -

Kur u kthye në Tiranë, gjysh Petriti tregonte me lot në sy e me brengë në zemër. “U bëra 86 vjeç, por nuk e kisha menduar kurrë se do të arrija që të merrja pjesë në një ditë që do të quhej ‘pavarësia e mbesës’e vajzës së djalit tim të vetëm! Po jetojmë kohë të reja, zakone e tabijate të reja, por paskemi edhe më shumë andralla, dëgjojmë edhe më shumë përralla e gënjeshtra, e fatkeqësisht më pak të vërteta. Nejse!

Ajo ditë, për ne u kthye në një gëzim të veçantë  sa familjar aq atdhetar. Merrnin pjesë dy palë gjyshër: ai italian (sepse mbesa e ka nënën italiane) nga Firence dhe unë nga Shqipëria jugore. Ishte gjyshja italiane nga Roma dhe ime shoqe nga Shqipëria verilindore. Ishin edhe katër shoqe e dy shokë të vajzës, tre italianë e dy shqiptarë dhe një nga Moldavia, të cilët realisht përbënin bërthamën e asaj feste. Për shoqërinë tjetër të zgjeruar të saj, vajza tani e pavarur’, kishte planizuar një drekë gjashtëmijë e treqind euro një ditë më pas. Kjo dreka e sotme u quajt ‘pleqërore’ dhe kushtoi aty te njëmijë euro-shi. Në lokalin e prenotuar, tavolinat qenë shtruar siç i takonte festës së ‘pavarësisë’ me thuajse tërëçka italiane. Djali, që ma njihte kokën, kishte ruajtur një shishe gjysmë okare  me raki Skrapari dhe e kishte vendosur në një vend të dukshëm mes pjaturinave të shumta e të lulëzuara të tavolinës. Gruaja kishte sjellë nga vendlindja  jonë  një trastë të madhe me ushqime pikante të traditës si bukfiqe, pastërma, byreksheqere, petulla të vogla ngjyrë kafe, dollma, kukurec, speca të kuq dhe lakër armé. Këto ‘yshyratet’ tona  nuk kishin të bënin asfare me  festën, por nuk  mund t’ia prishja gruas  idetë e saj edhe pse arkaike.

Miqtë italianë, që kishin sjellë vetëm një buqetë me lule të freskëta, ishin tepër kuriozë për sa shihnin në tavolinë të ardhura nga vendi përtej Adriatikut dhe mezi prisnin t’i ‘gustonin’. Gëzimin e çeli djali ynë, babai i vajzës tetëmbëdhjetë vjeçe. U trokitën gotat e para, që ca i prekën me buzë, ca i pinë përgjysmë e ndonjëri vetëm sa e ciku me gishta. Kësisoj kishte filluar festa. Dëgjoheshin tringëllimat e veglave që luheshin midis duarve dhe pjatave të porcelanit dhe biseda ‘korr e mos lidh’. Mirëpo unë do ngrija dolli se ndryshe nuk më zinte vend as festa e as pavarësia! Nusja e djalit e ka mësuar mirë shqipen dhe kishte vetëmarrë edhe rolin e përkthyeses, ndonëse për mua dhe time shoqe nuk ishte e domosdoshme ngase   përkthimet i bën vetë tavolina. Mbasi i thashë djalit që t’ua mbushte të gjithë pjesëmarrësve gotat e vogla vetëm me raki, gotën e parë e ngrita për miqtë italianë gjyshër. Ata u  habitën, por unë ua shpjegova me atë timen: “jini ju pa janë këta të tjerët deri tek mbesa jonë e përbashkët që sot u bë e pavarur!” Nuk u vura kusht për  gotën plot apo përgjysmë. Ama krushku im e përpiu gotën. Mezetë ishin lënglëshuese që në shikim të parë. ‘Servirjet’, sa mbaron njeri tjetri vjen, vijonin sipas  rregullave dhe normave që i dinë ata të  lokalit.

Të dytën dolli e kisha për  mbesën tonë dhe të tretën do ta ngrija pasi t’ia merrja një herë e dy herë këngës. E si mund të festohej pa kënduar një këngë shqiptare nga vendlindja jonë? Italianët krushq nuk reaguan përse unë i mora frenat e ‘festës së pavarësisë’. Nisa të këndoja këngën” Trëndafil e borzilok”. Ma priste domosdo gruaja, mbushej nga të tjerët dhe siç i thonë llafit vajti ’gjym!’  Vijuan  bisedat e ndryshme ku dëgjohej njëri dhe vetëm në një rast  u lejua që të bisedohej edhe midis dy e tre vetëve pa dëgjuar  të tërë.  Gota e tretë ishte pas këngës “A kanë ujë ato burime”. Pesë ne shqiptarët dhe nusja e djalit e dinim tekstin dhe melodinë dhe u këndua aq bukur sikur të ishte në skenë festivali. Dy krushqit italianë dëgjonin dhe mundoheshin që të ‘ujdisnin’ zërin sipas avazit të këngës, e cila të themi të vërtetën është e vështirë të këndohet nga ata që nuk dinë as tekstin as melodinë. Por ata e shijuan këngën e bukur përmetare edhe kur shihnin sytë dhe  mimikën e ‘këngëtarëve’ sepse ndiqnin edhe përkthimin e tekstit nga  bija e tyre. Pasi mbaroi kënga, krushka e habitur bëri një pyetje të vështirë: ”Po përse nuk kanë ujë ato burimet tuaja atje në Shqipëri?”

Kuptohej që përgjigjen e donte nga unë, krushku. M’u duk më mirë që të anashkaloja përgjigjen hëpërhë dhe vijova sikur nuk kisha dëgjuar kërkesën e krushkës. “Këtë gotë tani, do ta ngremë për këtë trapezë kaq të bukur me plot të mira të begata dhe me disa lule ku më e bukura është mbesa e pavarur! Ju ftoj që ta kthejmë me fund sepse kështu e do zakoni!”  E ktheva vetë i pari dhe po i shikoja të tërë në se e zbatuan urdhrin e dollibashit. Ca me hir e ca me pahir gotat u shkundën. Mbasi i vumë një brez të mirë me meze nga tërë llojet e sipas dëshirës, e mora fjalën pa ma dhënë kush. Rakia bëri të sajën tek të gjithë.

“Dëgjo moj zonja krushkë. Nuk e di se si ta përktheu jot bijë, por vargu i këngës popullore është retorik; i atillë që e josh vajzën e bukur, por të drojtur, që t’i japë të dashurit  ujë me grushtin e saj të kolmë nga burimi ku ajo po mbush enët e shtëpisë, se atëkohë nuk kishte çezma me rubineta”.

Heshta pakëz sa të bëhej përkthimi dhe vazhdova: “Se burimet shqiptare të ujit e të dashurisë njerëzore nuk sosen kurrë. Se shqiptari familjen, atdheun, lirinë i ka të shenjta dhe më të shtrenjtat. Uji i burimeve tona vjen deri këtu tek ju me tuba e me shishe. Ne jemi miq shekullorë, se një copë deti mes nesh, më shumë na bashkon se sa na ndan. Dhe mbetemi miq për shekujt e ardhshëm pavarësisht qeverive që venë e vinë. Këtë po na e përforcojnë martesat e natyrshme. Pemët çelin gjethe, por ato bien  përdhe,kurse pema e ka rrënjët thellë në tokë. E pema e tokës shqiptare, ashtu si uji i burimeve të saj  nuk ka për t’u tharë kurrë. Ajo është vaditur me gjak dëshmorësh…” Ndërkohë nusja vijonte përkthimin, djali ngriti gotën dhe tha vetëm fjalët: “Gëzuar për shëndetin e gjyshërve tanë!” M’u duk se pavarësinë e kisha fituar unë e jo mbesa.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?