Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A mund ta marrin flamurin e ringjalljes së identitetit kuqezi në Greqi arbëreshët e Italisë dhe diaspora e SHBA?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A mund ta marrin flamurin e ringjalljes së identitetit kuqezi në Greqi arbëreshët e Italisë dhe diaspora e SHBA?
AnalizaLajmi i fundit

A mund ta marrin flamurin e ringjalljes së identitetit kuqezi në Greqi arbëreshët e Italisë dhe diaspora e SHBA?

Published: November 28, 2023
Shpërndaje

Nga Artan Duka

Botuar në DITA

Ngjarjet kuqezi si Dita e Pavarësisë, Samitet e Diasporës, Dita e Arbëreshëve, Paradat etj që bëjnë bashkë kuqezinj nga vise e epoka historike të ndryshme, mbeten të paarrira nëse nuk bëzan njeri për arvanitas e Çamëri, miliona kuqezinj aq pranë dhe aq larg shtetit amë!

- Publicitet -

Arvanitasit janë arbëreshë si ata në Itali, të ndarë nga shekujt e deti kaq kohë. Vetë Kosova mund të bëhej një tjetër Çamëri nëse Sërbisë do i lihej dorë e lirë dhe aq sa dhëmb Kosova sot duhet të dhëmbi edhe Çamëria e bota arvanitase.

Kosova ia doli, tani sytë nga Çamëria e arbëreshët e Greqisë!

Arvanitas e Çamëri janë gjysma tjetër e kombit mbetur jashtë shtetit amë. Koka tjetër e shqiponjës në flamurin që arvanitasit e Çamëria valvitën shekuj e shekuj më parë. Mungesa e tyre në ngjarjet kuq e zi është zbrazëti aq e madhe në mozaikun e identitetit kombëtar, sa këto ngjarje historike mbeten gjysmake pa to.

Koha tregoi se Greqia ndryshon nga Italia në respektimin e gjakut arbëror atje por heshtja e shtetit amë ndaj fatit të kuqezinjve në Greqi që sot, ndryshe nga Kosova që i del zot vetes, kanë nevojë më shumë se kurrë për një fjalë e gjest inkurajuese nga Tirana, flet shumë.

Nëse shteti amë nuk di apo nuk do t’i hyjë detit me këmbë se i ndruhet Greqisë (ndryshe nga Kosova që ngre zërin për Luginën nën Sërbi), flamurin e ringjalljes së identitetit kuqezi në Greqi duhet t’a marrin arbëreshët në Itali me diasporën në SHBA pas.

Arvanitas e arbëreshë janë vëllezër shekullorë. Askush nuk mund të futet mes vëllezërve dhe Greqia, e mësuar me teka ndaj nesh, kësaj rradhe do ketë përballë Itali e SHBA.

E tok me arvanitasit, e pashmangshme bëhet pastaj edhe Çamëria dhe që shteti amë të mos ndjehet keq një ditë, bën mirë të nxitojë e të vërë një kurorë me lule tek varret e atyre, këtej e matanë kufirit, që e vaditën me gjak atë truall kuqezi atje.

Sa kohë nuk flitet për Çamëri e arvanitas, apeli kuqezi mbetet i cunguar. Shteti amë të mos bëjë as dhjaksin e as snobin kozmopolit por të interesohet si duhet për kuqezinjtë e lënë në harresë në Greqi.

Nuk ia vlen “miqësia” me Greqinë në kurriz të vëllazërimit kuqezi. Çamëria martire, bota arvanitase, e penës dhe jataganit, e Boçarit dhe Kolës me trima e shokë plot, pret shtetin amë të hedhë hapin e tij.

Bota duhet t’a shohë shqiponjën me dy koka në ngjarjet kuqezi e kjo ndodh kur flitet e brohoritet edhe për arvanitas e Çamëri!

Apeli i 28 nëntorit nuk është thjesht çështje kufiri por vëllazërie kuqezi që bën të pavlefshëm çdo kufi mes nesh. Jo Shqipëria e vogël e kufijve të mbrapshtë të 1913 por Shqipëria e madhe e zemrave kuqezi kudo në gadishullin Ilirik e nëpër botë ku kufiri nuk ka më punë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • km says:
    November 28, 2023 at 3:26 pm

    Sakte-.Asnje leshim per ceshtjen shqiptare.Madje zeri duhet te ngrihet ne Europe ,vec Gruaqires.Pse?Sepse kryesorja,Gruaqira Jo vetem nuk pranon flamurin kombetare shqiptar nder arbanitasit dhe popullsine came,por nuk njeh shtetin e pavarur te shqiperise.Pse?Sepse pretendono territoret deri ne juge te Vjoses,madje nje model tjeter i VorioEpirit nga ana e grueqires shtrohet deri ne juge te Shkumbinit.Ketyre pretendimeve shoveniste i prin ligji i luftes me Shqiperine,qe perben kercenim te perhershem ndaj pavarsise se Shqiperise.Ligji i luftes duhet te demaskohet Edhe me NATO,neni 5 i se ciles mund te keqperdoret per qellimet shoveniste te Grueqires.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 28, 2023 at 3:36 pm

    Demo dhe Rita dashuruar

    Rita moj e bukura Rita
    të erdhën rrotull shtatë petrita
    Unë tek kroi të prita
    Në agim kur zbardhi drita.

    Por ty Demo të desh shumë
    për ty desh u mbyt në lumë
    bast për ty me Demon vumë
    fitoi Demo e humba unë.

    Por nga dheu sec mbiu
    nga të Golemajve, Moisiu
    Nga beli ty të përfshiu
    mbeti thatë Demo ditëziu.

    Demo trimi e kapedani
    për ty Ritën e ka marr malli
    por nuk e le Moisi Golemi
    për herë ngritur i rri kalemi.

    Rita shpesh del në penxhere
    kur zjen gjellën në tenxhere
    mos shohë Demon të kalojë
    edhe xhanin t’ia gëzojë.

    Demo Ritën s’e ka harruar
    tek 1 Maji pi ujë të gazuar
    është ca i nevrikosur
    se rakia i është sosur.

    Por në cast e shpon bodeci
    në celular e marrin nga Roskoveci
    i kanë sjellë dy kile raki kocimare
    njërën falas e një pa pare.

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    November 28, 2023 at 3:38 pm

    Dy mendime apo vrejtje:

    1. Pë sa kohë që me studimin e arvanitëve merren ata, që çështjen e përdorin që të shajnë grekët, mos prisni që arvanitasve tju a ndjej për ne…..sidomos kur shkaku është besimi i tyre ortodoks….
    2. Ata do ta ndjejnë kur ne ti quajm si vetja jone e si arbereshet e Italisë dhe… dhe kur të jenë krenarë për Shqipërinë…

    Më tregoni një emër që merret me ta në strukturat e Shtetit amë….(amë se ne jemi pronarët e shqiptarizmës), e po kështu dhe në studimet albanologjike…

    Reply
  • demo says:
    November 28, 2023 at 3:48 pm

    Edi Rama dje beri nje deklarate per nje gazete perendimore per te thene qe NJOHJA E KOSOVES NGA SERBIA ESHTE RENDESI JETIKE PER KOSOVEN.Ne fakt eshte e kunderta.Njohja e Kosoves nga Serbia nuk ka pike rendesie per Kosoven,Sot e 23 vjet Kosova eshte Shtet Sovran i Lire dhe i Pavarur,qe Edi Rama dhe Serbia nuk ka c`i ben fare.Zajednicat dhe Mitrovicen qe e permend ore e cast Rama nuk jane tager i Rames se nuk e pjerdh kush kete lapanjoz,qe fryhet sikur ka fatet e botes ne dore.
    Kosova do te vazhdoje te prosperoje pa zajednica dhe me Mitrovicen e bIsa Boletinit dhe bHaziz Zhilivodes pjese e pandare e Kosoves.Kosovaret e perzene familjarisht nga trojet shqiptare ne Mitrovice nuk kane arsye te pyesin kryeministrin me te mire te Serbise pas Pashiqit,,per tu kthyer ne shtepite e tyre ne Mitrovice.
    Nuk ka nevoje te veje shpallje Albin Kurti.ane ne toke te tyre,Jane ne shtet te tyre.,
    Capito Edi Ramaaaaa???????????????????????????

    Reply
  • Tirona says:
    November 28, 2023 at 4:03 pm

    Qeveria greke vjen dhe vendos kurora në Shqipëri tek varri i një krimineli që ngriti armën ndaj policisë shqiptare, qeveria greke kisha greke vjen në shqipëri dhe sulmon drejtjtësinë Shqiptare duke u futur në sallën e gjyqit për çështjen Bejleri , ndërsa qeveria jonë e tredhur nuk guxon të ngrejë flamurin Kuq e Zi në Camëri për të kujtuar herojtë e camërisë

    Reply
  • demo says:
    November 28, 2023 at 4:27 pm

    Dorian Koci te falenderoj per ate pasqyre te permbledhur te veprimeve ushtarake te shteteve Ballkanike kunder territorit dhe popullit shqiptar ne prag te Shpalljes se Pavarsise dhe gjate saj.
    Na mbyten Shkryesit e indoktrinuar fshatareske si marengleni,qe nuk heqin dore nga trajtimi klasor marx-len.i Historise shqiptare,,me Klase feudo-borgjeze,Imperializem Austro-gjerman etj.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 28, 2023 at 4:42 pm

    F L E T E – R R U F E

    Drejtuar shokut “Fjalë me vend” !!!

    Sot, në këtë ditë të shënuar të Pavarësisë së Atdheut tonë të dashur e të Clirimit të Atdheut nga nazi-fashistët, kur të gjithë ne shqiptarët jemi NJE, ti shoku “Fjalë me vend” nuk bëre asnjë urim për këto festa kaq të rëndësishme.

    Ti shoku “Fjalë me vend” jo vetëm që nuk bëre asnjë urim, por bëre edhe vjersha satirike për shokët tanë pararojë Demo, “Intelektuali” dhe shoqen Rita. C’të jetë kjo dhe cfarë emri t’i vemë ti shoku “Fjalë me vend” ?!

    Ne dyshojmë se ky qëndrim i juaj është i qëllimshëm dhe tregon se juve jo vetëm që nuk ndjeheni i gëzuar, por përpiqeni që me vargjet tuaja satirike, t’i coroditni e hutoni ata që duan të gëzojnë dhe festojnë në këto ditë të shënuara për të gjithë ne që sot jemi Një, por ditë të tjera ndryshe.

    Propozojmë që forumi dhe organizata e Partisë së forumit tonë ta shikojë me kujdes këtë qëndrim tuajin dhe të marrë masat e duhura!
    Njëkohësisht po presim me padurim autokritikën tuaj të thelluar e të sinqertë !

    Përshëndetje revolucionare

    Demo, “Intelektuali”, Rita, dhe dy pikëpyetjet (e para kokëposhtë)

    Reply
  • ¿? says:
    November 28, 2023 at 5:04 pm

    I kam thene ketij te ziut Fende me Vend qe cdo dite do te rendohet. Dhe ja ndodhi, filloi te flase me vete, madje te shkruaje me vete. Shenje e perkeqesimit te metejshem e shendetit mendor. Traumat e feminise perforcohen nga konfuzioni mendor i momentit dhe krijojne halucinacione te fuqishme. Fenda me Vend, hajde te konsultohesh sa nuk eshte teper vone. Koha po te mbaron dhe shenjat jane qe mund te hidhesh ne agresivitet. Pas kesaj, me ty mund te kete pune policia, SPAKu dhe as vete Edvini qe Fend nuk do te mund te te shpetoje nga arresti shtepiak, pas te cilit vjen mbyllja ne burg. Po erdhe me kohe tek ne, e shumta do te perfundosh ne cmendine, ku me thene te drejten ka kohe qe e ke bere vendin.

    Reply
  • Lexues Shqiptar says:
    November 28, 2023 at 5:33 pm

    O Cufe,

    Greqia si shtet i ashtuquajtur dhimokratik dhe anetar i BE qe me 1981 duhet te zbatoje Karten e te Drejtave te Njeriut te vendeve te BE, pra te njohe zyrtarisht jo thjesht minoritetin por maxhoritetin arvanitas arberor e Çamet ortodoks arberor ne Greqi dhe te garantoje me ligj e ne praktik te drejtat e tyre baze njerezore etnike e gjuhesore.

    Sipas ishPresidentit Arvanitas te Greqise Aristidh Kola ne fillim te vitit 2000 megjithe grekezimin sistematik dhe gjenocidin ndaj popullsise se Çamerise, ende ne Greqi ka 696 vendbanime me emertime arberore.

    E filloi iniciativen Aristidh Kola e Antonio Belushi por u pre ne mes.

    Reply
  • KUCI says:
    November 28, 2023 at 6:55 pm

    O TI FJALE ME FEND
    QE HELMON SI GJARPER
    MUTI TE MBULOFTE
    SHTEPI EDHE VATER

    MBYLLE EDPSEZ
    O TI KOKEPALAR
    MOS HA KAQ SHUME MUT
    SE TE BEN ZARAR

    Reply
  • mali says:
    November 28, 2023 at 7:09 pm

    Artan Duka ,qysh ne fillim te shkrimit kuptohet qe je jashte loje lidhur me shqiptarizmen.”Flamuri I ringjalljes kuq e zi te identitetit……”.Sa per dijeni z.Duka,c’do familje shqiptare ne bote e ka ne vend te dukshem flamurin shqiptar me zhgaben e zeze dykrenore.Edhe boset e mafies ne ameriken latine e kane ne krye kete flamur dhe nuk kane turp te quhen shqiptare. Gjaku nuk behet uje,bisnesi eshte bisnes,si te gjitha bisneset me rreziqet e tyre.Une kam respekt per Vucic sepse eshte tamam burre qe nuk I fsheh idete e tij .Ai e ndien qe po fryjne erera per shqiptarizmen dhe mundohet te tregoje dhembet e peshkaqenit.Kujt?Amerikes? Edi Rama ne kete proces eshte jashte loje ,pavaresisht se bythelepirsa qe presin te marrin ndonje cope truall qyl ne shqiperi me ligjet e Rames,duke e cilesuar lider boteror. Filmi “Skenderbeu”…….O I madhi Skenderbe,(furca e venetikut nga agjenti venetikas).Materializmi dialektik e thote qe “historia peseritet por ne nje shkalle me te larte”.

    Reply
  • KUCI says:
    November 28, 2023 at 7:34 pm

    U BENE KAQ VITE
    S`PIPETIN BORATI
    TE MBROJE ARVANITET
    QE I DENOI FATI

    NJE FJALE NUK FOLI
    KURRE PER CAMERINE
    SI FEMIJ I TREMBUR
    SILLET ME GERQINE

    FOL MOR I URUAR
    CFARE TE MUNDON
    NESE NUK TA MBAN
    ME TEJ PSE VAZHDON

    TE NA MBASH PEZULL
    KA TE TJERE AZGAN
    QE FLI BEJNE JETEN
    PER FLAMUR, VATAN

    Reply
  • epo kjo pune says:
    November 28, 2023 at 7:45 pm

    shprehja keshtu eshte… merr flamurin dmth prin per dicka, puna eshte per te forcuar kauzen kombetare e jo si ca qe duket sikur bejne duvane e greqires se nuk pitetijne fare per arvanitet e Çamerine. keto dite micotaqi u kref me kryeministrin britanik per ca gjera antike, anglezi nuk ja vari fare… ne kemi gjysmen e kombit atje dhe hiç, sokellin vetem greku per Beeeeelerin, nje ordiner… shiko si eshte katandisur reciprociteti

    Reply
  • mali says:
    November 28, 2023 at 7:51 pm

    Epo kjo pune …Shteti do burra dhe jo idiote qe mburen me atlete,batuta dhe piktura leshi.

    Reply
  • demo says:
    November 28, 2023 at 8:20 pm

    ? Ja paske bere Skanerin idjotit,,Nja 2-3 dite do mungoje,pastaj do kthet te marri ylefene.

    Reply
  • ¿? says:
    November 28, 2023 at 8:40 pm

    Po mo demo, po s’ke ç’i thua, eshte shume zbavites, do te na mungoje kur ta mbyllin ne çmendine, apo ne burg. Gjithesesi i shkreti diku do te mbyllet se keshtu i lene azat perben rrezik shoqeror.

    Reply
  • Fjalë që të çmend says:
    November 28, 2023 at 8:44 pm

    demo demiraliu ne rolin e Kuciotit

    thene shkurt e saktë, në rolin e idiotit

    po degjoni “malin” more te uruar

    traplleqet e tij, s’kanë të mbaruar

    e kanë një plan, të na kthejnë Camerine

    keta zemer luane, do ringrejnë Arberine

    hej keta o zot, s’dihet ku i ndal vrapi

    ne mendime eshte vene, edhe Micotaqi

    prisni burra prisni, s’keni pare gje akoma

    demo pikëpyetjet, s’e bëjnë në pantallona

    ata kanë frymëzim nga idealet kombëtare

    cdo vepër e shoqerojne, me raki kocimare

    ata s’dehen kurrë, ata janë petrita

    atje ku i ze nata, atje si gjen dita

    veshtirë të dekonspirohen, janë shumë të zgjuar

    punen jua prish ndonjë Intelektual i paftuar

    prapë gjuhën e gjejne se janë patriote

    ata mbajnë llafin e s’hanë mut kote

    janë të persekutuar nga koha e Enverit

    prandaj në cdo gje, kerkojne t’i ngjajnë Hitlerit

    kanë pregatitur “luftën rrufe”

    e rrofsh ti o popull që mezi i ke

    ata kanë ideale, kanë dhe zonjën Rita

    kanë një strategji, e s’bien kurrë në prita

    janë shumë trima, e janë pa huqe

    me Serbin do ndahen, tek molla e kuqe

    poshtë nga jugu, do ndalen në Janinë

    tek kalaja e Aliut, do shtrojnë rakinë

    do të pijnë aq shumë për inat të Grekut

    me Riten në këmbë duke i rënë dybekut

    do të shkruhet epopeja, për të dytën herë

    e lum ti o popull se ç’njerez ke dhjerë!

    Reply
  • Abdurahim Ashiku says:
    November 28, 2023 at 9:02 pm

    BRENGA DHE ËNDRRA E ARVANITASIT SHEKULLOR

    Nga Abdurahim Ashiku

    Kur u takuam për herë të parë në prill 2006 më tha “Jam njëqind pa tre”…
    Vitin e kaluar kur shkova ta takoj ishte i lodhur nga sëmundja, por mbi të gjitha nga vdekja e djalit, më tha “Jam njëqind edhe tre”…
    Sot, më dy dhjetor 2014, mësova se iku në përjetësinë e tij, në moshën 104 vjeç…
    Lam Qefalaj ishte një rrënjë nga lisi i madh i arvanitasve, një rrënjë që e ruajti gjuhën e të parëve, ia përcolli djemve dhe nipërve.
    Ëndërr kishte të shkonte në Shqipëri…
    Ëndrrën dhe brengën e tij po i përcjell si i ngriva në shiritin magnetik në prill 2006…
    Athinë, 2 dhjetor 2014

    Ishim ulur dhe po prisnim kafenë. Shpëtim Hyka, komshiu im i cili ishte bërë sebep i këtij udhëtimi, ma mori dhe ma hodhi vështrimin dhe vëmendjen bregut të detit, në atë gji të bukur të fshatit të largët Saranti të Thivas. Anas tij, i menduar ecte një burrë që mbi kokë mbante barrën e bardhë të dimrave të shumtë. Se sa dimra dhe sa borë kishte mbi kokën e tij do ta mësoja më vonë.
    “Është Lami, më thotë Shpëtimi. E ka vrarë shumë vdekja e gruas ndaj nuk e di në se do të ulet e do të kuvendojmë me të si atëherë kur pa e parë e pa më parë kurrë mu drejtua: “Ç’ë bën o djalë ?” Ajo e pyetur shqip, kur unë nuk dija asnjë fjalë greqisht, më befasoi. Atë pyetje, që është një lloj përshëndetje siç përshëndesin malësorët tanë rrugës këdo që takojnë, njohur e panjohur me “tungjatjeta”, do ta takoja dhe përjetoja gjatë gjithë viteve që jetova e punova në Thiva dhe këtu në fshat…”
    …Kur u afrua pranë tendës e ndali hapin. Na pa dhe buzëqeshi. Shpëtimin e kapi përqafe si ta kishte bir të tij. U ul përballë meje. Mori frymë thellë dhe e treti vështrimin thellë në hapësirën detare që ndalej diku në Ksilokastrën e Peloponezit.
    Nisëm muhabetin. E pyesja unë shqip. E pyeste Shpëtimi arvanitikisht. Përgjigjet, me ndonjë ndërhyrje të fjalëve të greqishtes, ishin të tilla si të më përgjigjesh një burrë që tërë jetën e tij e kishte kaluar në malet e Shqipërisë pa zbritur asnjëherë në qytet. Unë kisha njohur ndonjë të tillë në udhëtimet e mija maleve të Dibrës e Matit…Por, më mirë le t’ia lemë lexuesit të tundë mendueshëm kokën e të shkundë kohët…
    A. Ashiku: Le të bisedojmë, me fjalët tuaja, ashtu si t’i mësoi nëna dhe si ke folur tërë jetën.
    Lami: Po.
    Sa vjeç je ?
    Lami: Jamë nëntëdhjetë edhe katër.
    Ku ke lindur ?
    Lami: Këtu, në katundin prapa. E quajnë Kukurajana.
    Sa fëmijë ke ?
    Lami: Katër djelm. Kam nji vajzë dhe tre meshkuj. Martuar tërë. Kam engonia.
    Sa nipër ?
    Lami: Njëmbëdhjetë.
    Ku punojnë?
    Lami: Di mbetenë me dhi. Nji këtu. Nji në katund, vajza.
    Vetë me se merresh ?
    Lami: Mu? Me këtë këtu, me tavernën.
    Ç ’punë ke bërë në jetë ?
    Lami: Punë ? Çoban.
    Çoban? Me dele ? Me dhi ?
    Lami: Me dele. Me dhi. Bëra edhe lopë. Bëra ekato qefalja lopë, njiqind krerë. Nuk më shkuan mirë dhe i shita.
    Ky fshati këtu a ka shumë arvanitas ?
    Lami: Ku ? Katundi ? Si s’ka ? Shumë. Arvanitas. Skiptarë. Diafora.
    Nga kanë ardhur arvanitasit e këtushëm ?
    Lami: Nga Koritsa stin Alvania. Malon mandej ishin. Këtej nuku janë.
    Nga Korça erdhën këtu apo…?
    Lami: Ja, këtu. Këtu erdhën.
    Këtu ke shtëpinë tënde ?
    Lami: Stëpinë e kemi lart neve, në katund. Ala këtu sipër, saqë duket prapa qeraqi, kemi vendin, kemi shtëpi për dimër. Nani, këto dita do ikëm dhe do vijmë që të zërë bora.
    Kur bie borë zbrisni këtu ?
    Lami: Po.
    Verës shkoni atje?
    Lami: Verës shkojmë atje.
    Atje me se merreni ? Keni bagëti ? Sa dele ke ?
    Lami: Kemi treqind.
    Sa qengja shite për pashkë ?
    Lami: Nuku i shesim se i ther këtu djali për tavernën. Nja dhjetë-pesëmbëdhjetë këtu me shokë.
    Po qumështin çfarë e bëni ?
    Lami: Qumështin nji evro.
    E shisni qumësht, nuk e bëni djathë?
    Lami: Nuk e bëjmë djathë se skemi duer, skemi gjë.
    Sa qumësht në ditë shisni?
    Lami: Ndonjë ekato qila, akoma. Njiqind kile.
    Shpëtimi. Tote, otan nuk kishte skoli kutu fare, cilën gluhë flisnit, arvanitika?
    Lami: Ne. Arvanitika. Neve arvanite e njohëm. Elenika nuku dijimë mirë.
    Me gruan shqip flisnit?
    Lami: Ne. Po.
    Ajo prej këtu ishte apo…?
    Lami: Jo. Atje, prej katundi. Ajo më vdiq.
    Më thanë. Më vjen shumë keq. Të ka lënë vetëm.
    Lami: Saranda meres. Dyzet ditë nani.
    Të kesh fëmijët, nipërit, mbesat !
    Lami: Për të mira, por shoku nuk është. E shofi në ëndërr se më foli “Plak, Plak!”. Ishte poshtë në ipogjio dhe unë jesh sipër diç psaksis atje në sunduqet dhe ajo më thirri “ Plak, Plak! Ç’ë bën atje ?
    Sa vjet jetove me gruan ?
    Lami: Me gruen bëmë shtatëdhjet e di.
    Shtatëdhjetë e dy vjet martuar ?
    Lami: Po.
    Sa vjeç je martuar ?
    Lami: Gruaja ishte e vogël…
    Sa vjeç ?
    Lami: Ishin katërmbëdhjet vitra. Ishin s’ishin.
    Po ti ?
    Lami: Unë jesh ikositesera. Njizet edhe katër
    Dy herë më i madh ?
    Lami: Dheka hronia. Dhjetë vitra.
    Shpëtimi: Nani ç’ë thonë djelmtë.
    Lami: Nani vene skolia. Elenika flasin.
    Shpëtimi: Maqi ( djali A.A ) di arvanitika?
    Lami: Ne. Tërë djelmt edhe nipërit dijnë.
    A. Ashiku: Kemi marrë edhe gratë me vete. Kjo është gruaja ime.
    Lami: Gruaja jote ?
    A. Ashiku: (gruas) Ky është Lami. Shtatëdhjetë e dy vjet ka jetuar me gruan.
    Lami: Po, po. Evdhominda dhio hronia bëmë bashkë me gruan.
    Shpëtimi : Të jeshë mirë pa, do të të çojmë një ditë dhe do të bëjmë taksidhi.
    Lami: Atje doj të vejë që… kala të shohim. Kesh vajtur ala nuku njihja po trëmbej plaka. Trëmbej mos vdes andej.
    Ku ke qejf të shkosh ?
    Lami: Atje në Spathar do iki. Do vejë në Selenicë.
    Kur ke qenë ushtar në Shqipëri ?
    Lami: Në saranda, me italonjt.
    Ku ke qenë ?
    Lami: Që këturen ramë në Ersekë. Në Ersekë, poshtë në Selenicë. Në një katund atje, mbetëm qero atje. Vamë në nji shtëpi atje nuku na hapi derën. Kërceva nga mandra. Hyra brenda. Jeshin dy gra. U thash jemi të mirë, jemi të mirë mos u trembuni. Telespandon, mbetëm atje. Neve stratiotë keshem. Nga gratë njeran e thoshin Sotiro. Më thotë do të bëjmë gabro. I them “Sotiro jam i martuar, kam dy djelm” Ishje vërtet i martuar. Telespandon, shkuam mirë atje. Neve jeshim stratiotë, keshim mishëra, hajmë mirë, pijmë. Ikëm, atje pastaj Mononat dhe Spathar (Skrapar A.A) na poqën, në Tomorr. Atje u bë nji luftë e madhe. U derdhëm në katund natën. Atje që gjuenim. Ishim anamesa sta dhio pira. Do bënim maqi e do vriteshin njerëzit. Thotë pse na gjuani? Se do bënet maqi, do bënet luftë e madhe dhe do tu vrasin. U thamë “nuku trembemi neve”, “si nuk trembeni ?” U bë luftë. Ikëm që me natë…
    Këtu ai e tret vështrimin në kohë, humbet në kujtime. Ka mall të madh të shkojë edhe një herë në Selenicë të Ersekës, atje ku siç thotë shpëtoi djalin e shtëpisë që “ishte me italojt” dhe nuk ua dha grekëve. Ka pas dëshirë të shkojë gjatë gjithë këtyre viteve që u hapën kufijtë por nuk e lente gruaja, kishte merak se mos mbetej atje. Tani, thotë nuk e ka këtë merak se gruaja i iku dhe ai edhe po të vdesë në vendin e të parëve do të japë shpirt.
    …E fiksova në fotografi tek tregonte me shqipen e konservuar breza pas brezi me një lloj qëndrese të mahnitshme. E fiksova mes djalit të tij të madh Maqit dhe nipit të tij Lamit të ri. Më pas u ulëm në tavernën buzë detit dhe ndërsa pinim verë fshati e hanim nga qengji i kopesë së tij, biseda vijoi në shqip, në atë gjuhë që, ndonëse nuk u shkrua kurrë, mbijetoi në këtë trevë dhe u transmetua brez pas brezi nëpërmjet këngës, folklorit, të folurit të përditshëm në familje.
    Kur u ndamë për të marrë të përpjetën drejt Thivas e Athinës e pashë t’i mbushen sytë me lot. E pashë t’i lutet Maqit për udhëtimin e ëndërruar prej vitesh, për të parë Ersekën, Selenicën, Shqipërinë…

    Saranti, Thiva, prill 2006

    Reply
  • ¿? says:
    November 28, 2023 at 9:39 pm

    Bytha qe u çmend,
    Pjerdh vend e pa vend
    Kur ne shkolle shkonte
    Babi e perdhunonte

    Vërrën ia zmadhonte
    Ia kalizvaronte
    Mami me shume e donte
    Piçken ia dhuronte

    Ia lepinte dite per dite
    Edhe kur e dergonte me dhite
    Kur u rrit gjeti pune
    Komentuesve u hante munë

    Reply
  • mali says:
    November 28, 2023 at 9:39 pm

    Fjale qe te cmend …une nuk mora vesh me ke je ?Dy rruge jane ,o me shqiptarizem ,o me armiqte e shqiptarizmes.Ndaje mendjen(une kot them sepse e kam kuptuar qe ti je si thote greku -trili agapi.).

    Reply
  • ¿? says:
    November 28, 2023 at 9:40 pm

    Bytha qe u çmend,
    Pjerdh vend e pa vend
    Kur ne shkolle shkonte
    Babi e perdhunonte

    Vërrën ia zmadhonte
    Ia kalizvaronte
    Mami me shume e donte
    Piçken ia dhuronte

    Ia lepinte dite per dite
    Edhe kur e dergonte me dhite
    Kur u rrit gjeti pune
    Komentuesve u hante munë

    Reply
  • Fjalë që të çmend says:
    November 28, 2023 at 10:23 pm

    Eh mer dopio pikëpyetja

    gjithë të tjerët, të duken si vetja

    kurrë makthi jot s’ka për të mbaruar

    nga semundja që të ka lënë jot’eme

    as që ke per t’u shëruar

    ke lepire te sat’eme a ç’ke bërë me baben

    këto kujtime s’te ndahen, akoma të kallin dadën

    O pjellë incesti, o mut o dobic

    per çfarë i rendon kesaj toke kur je një hic !

    Reply
  • ¿? says:
    November 29, 2023 at 12:21 am

    Bytha qe u çmend
    Pjerdh vend e pa vend
    Bejte te beje ka filluar
    I dalin nga Bytha e shpuar

    Diagnozen qe i vuri Instituti
    Nuk e merr seriozisht
    Vazhdimisht e mbyt muti
    Si gjithmone parpaprakisht

    Kaken e vet ua hedh te tjereve
    Po nuk e kupton qe po i vjen fundi
    Dy rruge kane mbetur
    O Çmendina o Burgu

    Reply
  • ¿? says:
    November 29, 2023 at 12:21 am

    Bytha qe u çmend
    Pjerdh vend e pa vend
    Bejte te beje ka filluar
    I dalin nga Bytha e shpuar

    Diagnozen qe i vuri Instituti
    Nuk e merr seriozisht
    Vazhdimisht e mbyt muti
    Si gjithmone parpaprakisht

    Kaken e vet ua hedh te tjereve
    Po nuk e kupton qe po i vjen fundi
    Dy rruge kane mbetur
    O Çmendina o Burgu

    Reply
  • Per gazeten "Dita"... says:
    November 29, 2023 at 7:45 am

    Komenti i Abdurrahim Ashikut duhet te ishte artikull me vete i botuar te gazeta Dita

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 26, 2024 at 8:01 pm

    O Palaço (¿?)
    U zbulua surrati yt antishqiptar
    Prandaj nuk uron për Ditën e Madhërishme të Pavarësisë,Flamurit e të Çlirimit të Republikës së Shqipërisë nga nazi-fashistët që është 28 nëntori!!!!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?