Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Agjentët e BKH nën hetim”, eksperti: Po nxjerrin bisedat e grupeve kriminale në “SKY” me zyrtarët e shtetit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Agjentët e BKH nën hetim”, eksperti: Po nxjerrin bisedat e grupeve kriminale në “SKY” me zyrtarët e shtetit!
KronikeLajmi i fundit

“Agjentët e BKH nën hetim”, eksperti: Po nxjerrin bisedat e grupeve kriminale në “SKY” me zyrtarët e shtetit!

Published: September 13, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme raportohet se ka nisur një hetim të gjerë brenda radhëve të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të zbuluar se cilët janë funksionarët që kanë nxjerr informacionet e agjencive europiane për SPAK, për bisedat e grupeve kriminale në “SKY”.  

Kështu ka deklaruar Ervin Karamuço në emisionin “Top Story”, duke ju referuar dhe atyre që u deklaruan sot në seancën plenare në Kuvend, ku Gazment Bardhi lexoi në foltore disa biseda që pretendoi se ishin të aplikacionit “SKY”.

“Disa janë të zbardhura dhe disa jo, sepse po qarkullojnë. Dhe ky është shqetësimi më i madh, sepse autoritetet e huaja nuk na i sjellin për t’i çuar në Parlament, por për t’i hetuar SPAK e për të marrë nën përgjegjësi penale policë e funksionarë të tjerë.

- Publicitet -

Ajo që po ndodh tani është që dikush nga funksionarët e SPAK është duke i nxjerr këto, qëllimisht ose jo unë nuk e di, por është duke bërë një gabim shumë të madh. Jo vetëm për të intimiduar funksionarët publikë dhe ata të Policisë, por për të hapur një sagë përplasjesh bandash në vazhdim.

Informacioni është i pakonfirmuar, është sekret hetimor dhe personat që e kanë nxjerr përgjigjen penalisht, sepse ka dhe një urdhërim të gjykatës në fund të muajit korrik, në të cilin thuhet se asnjë dokument nuk duhet të dali në media, për shkak të gjendjes sensitive të informacionit”, u shpreh eksperti.

I pyetur nga moderatorja Grida Duma nëse ishte i bindur se këto biseda kanë dalë nga SPAK, Ervin Karamuço e pohoi këtë dhe u shpreh se tashmë brenda strukturave të BKH-së ka nisur një hetim i gjerë.

“Ka dalë nga SPAK sepse edhe policia nuk e ka, sepse kjo deri diku implikonte Policinë dhe nuk mund ta kishte Policia. Do të jetë pjesë e një hetimi që po ndodh brenda strukturave të SPAK, për Byronë Kombëtare të Hetimit”, përmbylli ai.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Dauti says:
    September 14, 2024 at 4:05 pm

    Nuk i nxjerrin kot. E bejne qe, personat qe do inkriminohen, te largohen nga vendi. Dihet kush i jep urdherat. Kryerilindasi, i lidhur koke e kembe me krimin e organizuar.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    September 14, 2024 at 5:15 pm

    Kon-artistet, kameleonet, jane mercenare.
    Ato kane penetruar ne te gjithe organet qe
    duhet te mbrojne shtetin shqiptar dhe po
    demtojne emerin e mire te ketyre organeve,
    qe kane per detyre te mbrojne Shqiperine.

    Ne nje artikull qe lexova sot ne kete gazete,
    autori beson se njerezit qe nuk kane pasuri,
    mund ti shesin interesat e Shqiperise, qe
    nenkupton, se kur pasurohen do ti mbrojne
    shqiperine.

    Keto mendime nxisin korrupsionin masiv.
    Si do pasurohen punonjesit e keryre organeve,
    qe duhet te mbrojne shtetin dhe popullin e tij?

    Ne Boten Perendimore si Gjermani etj
    nje pjese e madhe e popullates rrojne ne
    apartamente me qira.

    Ato nuk kane mentalitet e periudhes se feudalismit
    ku familiet patriarkale kishin shtepit apo
    kasollet e tyre, ku rronin disa gjenerata se bashku
    ne kushte te veshtira.

    Pra, sipas “TIJ”, a duhet qe te gjithe ato qe
    nuk e kane shtepin prone personale
    duhet ta tradhtojne vendin e tyre,
    apo te marrin arratine?

    Armiqt e vertete jane ATO, qe me metoda
    korruptive, jane bere pronare me shume
    apartamente , vila e pare ne bankat e
    vende te tjera.

    ATO individe te korruptuar do jene te paret
    qe do largohen nga Shqiperia se jane pasur ne ekstrem.

    ATO po krijojne “Varferine Relative” qe i shtyn njerezit
    te mos besojne asgje, dhe te perpiqen te imitojne,
    ” super te pasurit”, qe nuk e kane arritur suksesin me
    pune te madhe por me mashtrime e metoda korruptive.

    Mjaft individe fillojne te besojne se burimi i suksesit
    nuk eshte puna krijuse, por marifetet, mashtrimmet,
    dhe gjithe ato kodoshlleqe qe po shohim cdo dite.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…
  • Macja Larry, ‘zyrtarja’ më jetëgjatë e Britanisë: ka ‘përcjellë’ 6 kryeministra

Komentet e Fundit

  1. labi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. Protes Protestuesi qe nuk heq dore nga protestarotesta on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
  5. Anonymous on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?