Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ai, që s’e la pasonin të “tretej”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Ai, që s’e la pasonin të “tretej”
Kulture

Ai, që s’e la pasonin të “tretej”

Published: March 6, 2024
Shpërndaje

Nga Andrea Petromilo

 

Shpesh, ndër biseda shoqërore, sillet fjala për pasionet që gjatë viteve “treten”. Shumë prej miqve të mi , përshembull, në fushën e letrave, kur ende ishim në moshën fëmijërore apo dhe të adoleshencës, pasioni i shtynte  të krijonin. Dhe krenoheshin kur vjershat e tyre apo dhe skicat letrare i afishonin në tabelën “ Letrari i ri”, vendosur në faqen e murit në hollin e shkollës.  Por vite më pas, tek shumë prej tyre, ky pasion u shua herët, madje edhe në mosha më të avancuara të adoleshencës. Por në moshat e fëmijërisë, pasioni për sportin në tërësi  “ çartej “ më dukshëm. Megjithëse fëmijëria e gjithkujt rendte kaq me pasion pas sportit, për fat të keq rastet e panumërta tregonin  se shpejt ai shuhej pa lënë asnjë gjurmë.

- Publicitet -

Duke pirë kafen me Trainerin e Merituar në disiplinën e notit vlonjat e mbarë shqiptar, Bashkim Aliraj, kur biseda erdhi mbi gjëndjen e sportit të notit sot në qytetin e Vlorës, ai thotë : “…Pasioni te çdo kush ushqehet nga ëndrrat. Ëndrrat nuk ka si të shuhen, nuk ka si të humbasin. E kur ato janë zgjuar pasioni s’ka si tretet. Ato jetojnë brenda teje dhe në çdo moment e ushqejnë pasionin, udhëtojnë gjatë gjithë jetës dhe treten veç me shuarjen fizike të atij që i mbart. Edhe sikur furtuna të kalojnë mbi pasionin, atë nuk e terratis, nuk e shkul, se jeton brenda shpirtit, jeton në ëndrrat që ti ndërton. Tek ata që pasioni shuhet e tretet, dije se kurrë nuk ka jetuar brenda tij e jo më në ëndrra, se ato pejëza që e lidhin dhe e mbajnë fortë, nuk këputen se kanë të bëjnë me dashurinë, vullnetin, këmbënguljen, predispozicionin për sakrifica, me dinjitetin… Dhe këto janë të mbrujtura tek karakteri,tek AND-ja.”

E dëgjoj me kërshëri këtë njeri, që unë e kam njohur qyshkur ishim fëmijë e që gjatë gjithë jetës së tij e ushqeu ëndrrën për sportin. Ishte ende i vogël kur ai nisi sportin e gjimnastikës. Sport i bukur! I vështirë, por i bukur! Ishte një ëndërr me dëshirën që ai të fluturonte në ajër, të shkëputej nga toka , të endej e të kryente spektakël… Por që të arrrinte deri aty duhej shtysa. Ishte mësuesi i fiskulturës në shkollë, që së bashku me disa bashkëmoshatarë të tij, Ëngjëll Gorishtin, Agim Numanin, Yllin Vreshtën ia rekomandoi trainerit të pasionuar të gjimnastikës vlonjate, Eqerem Kushta. Ky pasion do thurte ëndrrën që ai të bëhej një gjimnast i mirë. Ishte vetëm 13 vjeç atëhere. Përveç se në palestrës, ai gjatë gjithë verës stërvitej në det, në rërë dhe në ujrat e kaltra. Por ndërkohë, ky djalë i shkathët e tepër i vullnetshëm, nuk i shpëtoi syrit të trainerit të notit vlonjat Thoma Papa, i cili e ftoi të bënte një provë në zadër pasi rrëshqiste kaq lirshëm në ujë. Ky trainer pasionant, si një “ gjuetar ” i talenteve, kishte një mënyrë të veçantë për të krijuar bindjen se me punën e tij do arrinin suksesin.  Ishte viti 1961, kur Bashkimi, ende pa e braktisur gjimnastikën, udhëton me ekipin e notit për të rinjtë drejt qytetit të Korçës.  Aty , për herë të parë garoi në 200 metra stil i lirë, krahas notarëve atëhere me emër, N. Kurani i Lokomotivës, S. Ibrahimi, , I. Elezi i Vllaznisë… dhe komentatori sportiv Ismet Bellova do të shkruante se “ vogëlushi nga Vlora, Bashkim Aliraj, i ndjek fare pranë emrat e njohur  të notit shqiptar”. Dy vite më vonë ( 1963), në Shkodër, midis notarëve më të mirë të vendit,ai do zinte vëndin e dytë. Sukseset do të pasoheshin edhe në garat e zhvilluara në Sarandë, në Pogradec, Tiranë…Tashmë ai e kishte braktisur gjimnastikën dhe pasioni e kishte shtyrë në ëndrrën e re që do ta shoqëronte gjithë jetën. Ai do bëhej pjesë e pashkëputur e ekipit të “Flamurtarit”, krahas emrave që i kishin dhënë tempin notit vlonjat e atij shqiptar si Jani Hondro (stil flutur) , Foto Nikolla( shpinë), Dhori Doga( shpinë) Fatmir Zyka ( delfinë)j, Pavllo Kisi ( bretkosë) Ylli Likaj (bretkosë  ), Kujtim Levani… Ai nuk harron garimin në stafetën 4×100 të përzier, kur së bashku me shokët e tij garues thyen rekordin kombëtar  të të rinjve e të riturve e u shpallën kampion të vendit. Me ngjyra festive ai kujton garimet në lumin Bunë në Shkodër, kur sportdashësit shkodranë, kishin hypur nëpër shtylla e në karroceri karrosh e makinash, nëpër biroçe për të ndjekur kampinatin. Ishin kaq konkuruese garat  midis ekipeve dhe individëve. Edhe pse kushtet nuk ishin shumë të përshtatshme rivaliteti ishte emocionues. Uji i Bunës ishte i turbullt, tek- tuk me bimësi zhukash. Atëhere Jani Hondro, ky talent i pakrahasuar i notit, thotë:” Bashkim , kot qahemi ne për mjediset në Vlorë. Por ne do luftojmë.” Dhe arritjet e ekipit tonë ishin shumë të larta.

Pas vitesh

Në vitin 1969 Bashkimi do përfundonte studimet e larta në I.K. F” Vojo Kushi”. Gjatë kësaj periudhe, kur ai ishte student, së bashku me Janin Hondron, Odise Papën, Shkëlqim Begaj, Moikom Zeqon, A. Dhima, do përfaqësonin ekipin e Studentit. Tashmë me një përvojë tepër të pasur, me arritje të larta në gara, ëndrra e pasioni e shtynë që t’i futej punës si trainer noti në qytetin e tij. Ishte viti 1974, krahas profesionit së mësuesisë, ai mori përsipër ekipin e vajzave të notit vlonjat . Aty do gjente notare si Elida Xhindi, Elida Thomai, A. Hasani, T. Kadëna, që ishin kampione në shpinë e në bretkosë. Ai duhej të luftonte që rezultatet e këtyre vajzave talente t’i çonte më lartë. Përveç përvojës që kishte fituar nëpër vite, ai kishte studjuar literaturën botërore, sidomos atë ruse. Të dhënat shkencorë për notin dhe sekretet e këtij sporti  ai do t’i fuste në programin e punës së tij. Gjithë elementët stërvitor i përshtati me kushtet konkrete, me karakteristikat individuale të notareve. Një rëndësi të veçantë  i kushtoi përgatitjes fizike speciale, me një intensitet të plotë. Skeptikët e kritikuan, madje edhe e përfolën. “ Është ngarkesë e madhe kjo për notaret” pëshpërisnin. Por ai vazhdonte të punonte gjashtë ditët e javës dhe gjatë verës edhe me  dy periudha stërvitore ditore. Kilometra të tëra kryenin ato gjatë procesit stërvitor ( një statistikë  shkencore e hedhur në librin e tij “ Më i bukuri sport!) Dhe rezultatet e kësaj pune nuk vonuan të vinin. Elida Xhindi theu rekordin kombëtar në 100 m ee 200 m në shpinë i cili jetoi tepër gjatë, për dyzet vjet, rekord të cilën e theu në vitin 2013 notarja kosovare S. Abdullai. Ishte kjo periudhë që vajzat më të reja, të talentuara, si V. Beja, M. Arapi, S. Kamberi arritën të thyenin rekorde e të bëheshin kampione. Stërvitja e kualifikuar kishte nevojën edhe për bazën materiale, të mjedisit stërvitor, prandaj ai vazhdimisht ngrinte problemet me insistim tek drejtuesit e K. S “ Flamurtari” derisa gjithëçka të realizohej sipas kritereve. Shumë gjëra arriti të realizonte me rrethin e tij shoqëror PPër të mirë të punës , le të bëhej i bezdisshëm! Ishte këmbëngula e tij që në freeskoret me ujë të ngrohtë, gjatë periudhes së dimrit, në (ish) fabrikën e çimentos, arriti të ndërtonte murin e nevojshëm për një stërvitje të rregullt…

 

Pas viteve 90-të

Me ardhjen e demokracisë  gjithçka u shëmb. Asgjë nuk mbeti në këmbë. Këtë fat pati edhe sporti vlonjat e akoma më rëndë ai i notit. Por Bashkimi s’do hiqte dorë nga ëndrra e pasion i tij. Donte që noti të kthehej atje ku ishte, madje të qëndronte në krye të të gjithë qyteteve që dikur kishin një traditë për tu lavdëruar siç ishte Durrësi, Shkodra, Saranda… A ishte e thjeshtë kjo? Shteti i kishte kthyer shpinën. Asnjë përkujdesje. A duhej heshtur e qëndruar indiferent? Me përkushtim nisi të botonte shkrime problemore nëpër faqet e shtypit të kohës, si në gazetën “Telegraf”, “ Sporti Popullor”,” Dita”, … Ishte shqetësim për njeriun që i kishte kushtuar ëndrrën e tij këtij lloj sporti. Vërejtjet dhe kërkesat e tij ishin të detajuara. Nuk behej fjalë për masivizimin si dikur, por të ndiehej se diçka po lëvizte. Gjithashtu për ringritjen e mjediseve stërvitore,që tashmë nuk egzistonin. Edhe pse në kushte tepër të vështira, në vitin 1993 vendosi të ngrinte ekipin e notarëve të “Flamurtarit” për meshkuj. Ku do zhvillohej procesi stërvitor? Ku të krijohej mundësi, në det të hapur, herë në plazhin e Skelës, herë në plazhin e Ri… Deri tek pika e parë e Jonufrës arriti të stërvitej ekipi. Pati shumë raste kur në plazhet e privatizuara nuk i lejonin të stërviteshin. Më kot zhvilloheshin debatet, pasi “pronari i detit” ishte më i fuqishëm e më i përkrahur nga ligji. Deti e bregu ishte parceeluar! Disiplina, korrektësia, zbatimi i programit stërvitor…,e prinin punën me ekipin. Dhe rezultatet erdhën, nga viti 1994 deri në vitin 1998 ekipi i “Flamurtarit”, tashmë me djemtë e taletuar S. Mejdiu, K. Aliraj, E Dautaj, G . Dautaj, J. Beqiraj , R. Musaj, A. Binaj. . Selaj, etj. doli kampion me të rinjtë dhe të rriturit. Ata tashmë përfaqësonin vendin në veprimtari ndërkombëtare, në kampionatet Ballkanike, Europiane , si në Maqedoni, Bullgari Greqi, Itali, Francë, Turqi, etj. Vitet 1997-98 ishin tepër të vështira, por ekipi i “ Flamurtarit” mori pjesë në aktivitetet kombëtare për fëmijë, të rinjë e të rritur.  Me nismën e tij në vitin 1996 u krijua e para shoqatë e notit në Vlorë,  “ Jon” . Nga kjo shoqatë dolën kampion e rekordmen si O. Muço, R. Hekurani, E. Jorgji, B. Gjika, B. Selmanaj, që përfaqësuan vendin në veprimtaritë ndërkombëtare , në Francë, Itali e gjetkë dhe trainer i ekipit kombëtar ishte Bakshkimi. Në vitin 2005, në Olimpiadën e të rinjve në Linjano të Italisë nga notari Malboro Oshafi u thye rekordi i “ paarritshëm” derimë atëhere, i Skardelajd Shytit. Thoma Duni u shpall kampion e rekordmen në 100 e 200 metra shpinë me të rinjtë e të riturit. Notari B. Danaj në Slloveni në vitin2014 u cilësua notary më I mirë për moshat 13-14 vje&.  Në Olimpiadën në Paris të Francës, Olgert Muço  përfaqësoi vendin.

Me gjithë arritjet individuale dhe ekipore trajtimii sportistëve nuk egzistonte. Edhe pse në strukturat shtetërore funksiononte administrarta nga Presidenti e deri tek instruktorët, askush  nuk e vinte ujin në zjarr. Një periudhë e gjatë kjo deri në ditët e sotme kur programet në Federatë janë mediokre. E si mund të ndodh ndryshe kur zgjedhjet dhe vëndet e punës janë partiake? Askujt nuk i bënë përshtypje se talente largohen për në shtetet e tjera, stërviten atje  e arrijnë rezultate, e thyejnë rekorde.

Megjithë pengesat dhe mosinteresimin në shkallën e duhur të organizmave përkatëse në  Federatë për zhvillimin e sporteve në përgjithësi e të notit në veçanti, Bashkimi Aliraj nuk e ka tretur  pasionin, pasi ëndrra e tij jeton ashtu si dikur për ta ngritur notin e dinjitetin e qytetit të tij . Ai për punën e palodhur është zgjedhur si kryetrainer i ekipit kombëtar, është vlerësuar si “Trainer i Merituar”, është cilësuar si “Nderi i Notit” shqiptar… Me gjithë vlerësimet që ai ka merituar, është i pakënaqur me gjëndjen e notit në qytetin e tij dhe në vend. Pasioni dhe ëndrra e tij për notin e shtyu atë të botoj librin me mjaft interes shkencor me tutullin “ Më i bukuri sport” ku me mjaft detaje interesante sjell përvojën e tij si trainer, arritjet e ekipit të “Flamurtarit” dhe të individëve në garat e ndryshme e në procesin stërvitor.

Familje sportistësh

Afërdita Aliraj , bashkëshortja e tij, është mjeshtre sporti, në sportin e gjimnastikës. Ish pedagoge ne “IKF Vojo Kushi”. Pas mbarimit të studimeve, kampione dhe anëtare e Ekipit Kombëtar. Mësuese plotë pasion  e nivel profesional, në klasa sportive në Tiranë dhe në Vlorë. Nga kjo familje djali i tyre Kreshniku ishte një nga notarët që ka arritur rezultate të larta në not.  Sot ai është mjek në Itali.

Dhe tashti, edhe pse në moshë madhore, Bashkimi rron me shqetësim për notin në qytetin e tij, se pasioni, siç thotë ai nuk tretët se ushqehet nga ëndrra. Ai ka nisur të punojë për një libër tjetër për këtë sport të bukur.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • Irani i kundërpërgjigjet Ramës: Dëgjo qytetarët që thërrasin “Rama ik” dhe mos shpik armiq imagjinarë
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë

Komentet e Fundit

  1. Drini on Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  2. protestuesi on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
  3. Leu aka k*r me zyle on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. 1thundrak on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  5. Qukapiku on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?