Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Bulqizë-Qafa e Buallit. Dy mjete një tip ‘Audi’ dhe një tip ‘Skoda’ janë përfshirë në aksident, njëra prej të cilave u kthye përmbys.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur rruga e varrezave, në rrugën e Arbrit. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve të cilët janë trasportuar në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
a.c./dita
