Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
Lajmi i fundit

Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë

Published: June 30, 2026
Shpërndaje

TIRANË – Redion Hasimi, 36 vjeç dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak teksa drejtonte këtë minibus me pasagjerë, të cilët i kishte marrë në Berat për t’i sjellë në Tiranë.

Ishte shumë pranë kryeqytetit, kur rreth orës 15.00 automjeti doli nga rruga dhe përfundoi një kanal, në anë të autostradës në pjesën e zgjeruar së fundmi me 3 korsi.

Barriera metalike anësore e autostradës depërtoi mes përmes minibusit, thuajse në të gjithë gjatësinë e tij. Aksidenti rezultoi fatal për shoferin, i cili mbërriti pa shenja jete në spital.

- Publicitet -

12 pasagjerë mbetën të plagosur, më i vogli ndër ta, një fëmijë i mitur rreth 9 vjeç me dëmtime të rënda. Ai u transportua në një spital privat në Tiranë pa shenja jete, por mjekët bënë mrekulli duke e rikthyer në jetë përmes procedurave të reanimimit, dhe më tej u dërgua në Spitalin e Truamës, në gjendje kritike për jetën. Një tjetër fëmijë, 14 vjeç ndodhet në repartin e observimit.

“Nga 10 të plagosurit e tjerë, 5 pacientë të moshës 30-50 vjeç iu nënshtruan ndërhyrjeve kirugjikale, mes të cilëve 2 të huaj. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pestë nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti”, tha Agustin Suma, shefi i Urgjencës.

Ndërkohë një turiste amerikane me pushime në Shqipëri, që fatmirësisht shpëtoi pa lëndime, tregon tmerrin që kaloi.

“Ndjeva autobusin që po dilte nga rruga. Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Papritur autobusi u përmbys. Njerëzit ishin të gjakosur, bërtisnin. Menjëherë erdhën për të ndihmuar njerëzit nga ndërtesa aty pranë. Ndaluan edhe makinat. Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm, më sollën ujë.Unë pata shumë, shumë fat. Falë Zotit”, tha turistja.

Policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Për aksidentin e rëndë reagoi edhe Ministrin i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili teksa i shpreh ngushëllime familjes së shoferit, thotë se “momente të tilla të vështira duhet të shërbejnë dhe si një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, si garancia më e madhe për vetë jetën”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?