Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akt – akuza për sulmin në Banjskë, DASH: Rast i ndërlikuar, të respektohet procesi gjyqësor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Akt – akuza për sulmin në Banjskë, DASH: Rast i ndërlikuar, të respektohet procesi gjyqësor
KosovëLajmi i fundit

Akt – akuza për sulmin në Banjskë, DASH: Rast i ndërlikuar, të respektohet procesi gjyqësor

Published: September 15, 2024
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit të Banjskë të Zveçanit.

“Sa i përket aktakuzës së Kosovës, ne inkurajojmë për respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit dhe për durim, teksa ky rast i ndërlikuar procedohet në gjykata. SHBA-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm sundimin e ligjit, drejtësinë e barabartë dhe qeverisjen e mirë në Kosovë”, tha një zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Nga DASH-i thanë se presin që Serbia të kërkojë përgjegjësi të plotë për personat e përfshirë në sulmin e shtatorit të vitit të kaluar. Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në veri të Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

- Publicitet -

Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Gjatë kësaj jave, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për këtë sulm.
Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist, ndërsa liderët shtetërorë akuzojnë shtetin e Serbisë për organizim të sulmit.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Ai, në aktakuzë, cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

Ngritja e aktakuzës për sulmin e armatosur në Banjskë është mirëpritur edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga BE-ja thanë se përgjegjësit duhet të përballen me pasoja, pasi gjyqësori i Kosovës të shpallë aktvendimin ndaj tyre, teksa zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, tha se Brukseli vazhdimisht i ka kërkuar Serbisë që të përfshirët në këtë sulm të dalin para drejtësisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 13 shtator se autoritetet serbe po e hetojnë sulmin në Banjskë. Ai tha se ky sulm, për Serbinë, nuk është “terrorist”.

“Por, nuk dua të zgjerohem më tej dhe të shpjegoj përsëri se kush është fajtor për këtë dhe kush e solli këtë gjendje”, tha Vuçiç gjatë një adresimi.

Radoiçiq besohet se gjendet në Serbi. Ndërkaq, të pandehurit e tjerë, sipas aktakuzës, të gjithë janë në arrati përveç tre personave që gjenden në paraburgim në Kosovë: Vlladimir Tolliç, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Atentati në Tiranë, identifikohet viktima 46-vjeçar, kalimtarët e pandehën aksident
  • Zgjodhi forcën përballë reflektimit
  • Bumerangu i Arrogancës
  • Atentat në Tiranë: Qëllohet një makinë në ecje tek “Komuna e Parisit”, vritet një person
  • Nga nesër njoftohet bojkot në të gjitha universitetet publike

Komentet e Fundit

  1. qesh mire kush qesh i fundit on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  2. Otto on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  3. Taras on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  4. ¿? on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  5. 1thundrak on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?