Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akti normativ hyn në fuqi: 1.4 mld lekë për shpërblimin e shtresave në nevojë për fundvit dhe 2 mld lekë për 60 bashki për borxhet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Akti normativ hyn në fuqi: 1.4 mld lekë për shpërblimin e shtresave në nevojë për fundvit dhe 2 mld lekë për 60 bashki për borxhet
EkonomiLajmi i fundit

Akti normativ hyn në fuqi: 1.4 mld lekë për shpërblimin e shtresave në nevojë për fundvit dhe 2 mld lekë për 60 bashki për borxhet

Published: December 18, 2023
Shpërndaje

1 miliardë e 430 milionë lekë do të shpërndahen si shpërblim për fundvit për 285 mijë qytetarë të shtresave në nevojë që do të marrin 5 mijë lekë. Bonuse sociale do të përfitojnë 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike, 68 mijë invalidë të punës, 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Në aktin normativ të rishikimit të dytë të buxhetit që ka hyrë në fuqi janë parashikuar edhe 2 miliardë lekë për t’ju dhënë bashkive për të shlyer detyrimet e prapambetura.

“Fondi prej 2 000 milionë lekësh shpërndahet ndërmjet bashkive në bazë të kritereve të formulës së përdorur për shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme për vitin 2023. Kjo transfertë, në radhë të parë, përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe, pasi të jenë shlyer këto detyrime, përdoret për shpenzime të tjera. Kjo transfertë nuk përdoret për shpenzimet e rindërtimit”, thuhet në aktin normativ.

- Publicitet -

Nga ky fond do të përfitojnë të gjitha bashkitë përveç Tiranës, e cila vlerësohet se ka potencial të lartë fiskal për të mbledhur të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Pjesa më e madhe e fondeve që shkon për pushtetin vendor është e ndarë mes 10 bashkive.

Durrës           127.6 mln lekë

Elbasan         101.7 mld lekë

Shkodër             96 mln lekë

Fier                 89.4 mln lekë

Vlorë              81.7 mln lekë

Kamëz            76.5 mln lekë

Korçë             64.4 mln lekë

Lushnje          60.6 mln lekë

Pogradec        52.3 mln lekë

Dibër              59.7 mln lekë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të muajit shtator totali i detyrimeve të prapambetura të qeverisë vendore ishte rreth 7.62 miliardë lekë, nga të cilat investimet zënë peshën më të madhe të stokut të detyrimit me rreth 50.1%, detyrime të prapambetura të tjera me rreth 26.9%, shërbime me rreth 10.1%, vendimet gjyqësore rreth 7.3%, mallra me rreth 3.1%.

Ndërkohë pak ditë më parë një raport i KLSH, evidentonte se ishin 12 bashki me probleme financiare dhe se 4 prej tyre ishin në vështirësi të mëdha. Nga këto, bashkitë Dimal, Cërrik, Vorë dhe Kavajë klasifikoheshin në vështirësi dhe që do të mbështeten me fonde nga ky akt normativ. Konkretisht Bashkia Dimal do të marrë 19.8 milionë lekë, bashkia Cërrik merre 21.5 milionë lekë, Bashkia Vorë merr 18.2 milionë lekë dhe ajo e Kavajës merr 32.9 milionë lekë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?