Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aktivisti bën gjestin e bukur: Një kurorë në emër të gjithë shqiptarëve për të kujtuar mikun tonë që e vranë se donte drejtësi me kufijtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aktivisti bën gjestin e bukur: Një kurorë në emër të gjithë shqiptarëve për të kujtuar mikun tonë që e vranë se donte drejtësi me kufijtë
Aktualitet

Aktivisti bën gjestin e bukur: Një kurorë në emër të gjithë shqiptarëve për të kujtuar mikun tonë që e vranë se donte drejtësi me kufijtë

Published: August 29, 2023
Shpërndaje

Aktivisti Genti Labi ka bërë një gjest të hijshëm që meriton vëmendje dhe respekt. Ai ka shkuar në Firence në memorialin ku prehet gjenerali Enrico Telini dhe ka vendosur atje një kurorë.

“Enriko Telini ishte përfaqësus i Lidhjes së Kombeve për identifikimin e vijës kufitare midis Shqipërisë & Greqisë. Telini erdhi në Shqipëri filloi të identifikonte vijën kufitare ku identifikoi të gjitha fshatrat shqiptare që ishin tutje Janinës dhe ishte duke e dokumentuar këtë identifikim për ta paraqitur në Lidhjen e Kombeve që të njihej si kufiri zyrtar midis dy shteteve Shqipërisë & Greqisë” – shkruan Labi dhe shton:

“Greqia nuk e njihte këtë identifikim real dhe i bën atentat. E vranë në datën 27 gusht 1923 bashkë me delegacionin që e shoqëronte. Këtë gusht u bënë 100 vite nga kjo ngjarje e rëndë për ne shqiptarët. Po të ishte gjallë Gjeneral Enriko Telini kufiri do të ishte aty ku kishte qënë para copëtimit të Shqipërisë në 1913 që ishte tutje Janinës duke përfshirë Trevën legjendare të Sulit dhe atë të Çamërisë.

- Publicitet -

Për këtë arsye unë sot po e përkujtoj gjeneral Telinin në shenjë respekti dhe mirënjohje për anën e drejtë që ai mbajti në përcaktimin e vijës kufitare, e cila edhe sot nuk është zgjidhur. Populli shqiptar do ta përkujtojë me nderime jo vetëm me rastin e 100 vjetorit por edhe pas 200 viteve. Ne shqiptarët jemi pasardhës të ilirëve, fisnikëve më të mëdhenj të botës. Ne dimë t’u jemi mirënjohës miqve të Shqipërisë. Lavdi në jetë të jetëve mikut tonë të madh Gjeneral Enriko Telinit, – shkruan aktivisti.

“E bëra si mirënjohje për mikun e shqiptarve Gjeneral Enriko Telinin. Bëra një mundim që vajta por ia vlejti. Ne duhet të tregohemi mirënjohes ndaj miqve tanë” – tha Genti në një komunikim me redaksinë e DITA.

Më shumë rreth kësaj teme mund të lexoni duke klikuar KËTU

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Patriot says:
    August 29, 2023 at 8:26 pm

    Ti shume mire ke bere dhe respekte. Rradhes tjeter lajmero skenderbeun tone sepse per ndryshe nuk per bene lajme me jehone nga kazani. Kazani ka qene shume i zene me shendetin e Nanos pijanecin qe dog ju shqiperine dhe me humorin e KM neper Europe.

    Reply
  • Rita says:
    August 29, 2023 at 9:28 pm

    E pakta qe duhej te benin e bejne qeverite shqiptare eshte qe nje rruge te mbaje emrin e këtij Generali Italan .Dhe te shkruhet historia e tiij ne tekstet shkollore .Nga kush kane frike historianet , Bashkite e zones kufitare qe Inspektoi ushtaraku trim ne ato kohe ku bandat e Komitet t’ e vrisnin ne prite sic dhe e vrane ? Apo pse eshte pjesa jugore , kufi me vendin ” dy miq te perhershem ” dhe historija duhet te mbetet sic na e lane te pergjysmuar , te mohuar edhe pas me shume se tre dekada nga rinia e diktatures .

    Reply
  • demo says:
    August 29, 2023 at 10:36 pm

    Ke kryer nje xhest fisnik.te lumte labi,E tregove veten qe je lab i vertete!
    Eshte detyrim moral i popullit shqiptar te rindertoje SHTATOREN E KETIJ USHTARAKU TE DREJTE DHE TRIM.
    qe vdiq per ne.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    August 29, 2023 at 11:16 pm

    Ah gomar që nuk njeh historinë.
    “Po të ishte Twliningjallë” thotë trapi.
    O gomar, pika ndarëse e kufirit me Greqinë u vendos Kepi i Stillos dhe kjo u bë shumë kohë para se të dërgohej Telini. Çështja ishte se nga do anonte pjesa tjetër e kufirit, do shkonte më në Jug, apo më në Veri. Por ama, pika ndarëse ishte caktuar.
    Merita e Telinit ishte se e shtyu sa më në Jug pati mundësi, sepse grekët kërkonin ta çonin nga sipër, duke futur Sarandën, Delvinën, Gjirokastrën, Përmetin, etj brenda. Por sido që të ishte, do mbaronte te Kepi i Stillos.
    Kufiri që është sot, është ai që u vendos prej Telinit. Po të shikosh hartën, është vetëm një rryp toke buzë detit që ka Greqia, e cila përfundon tek Kepi i Stillos. Pra, pjesën e brendshme, Shqipëria e mori, nuk e humbi. Telini kaq mund të bënte. E bëri dhe atë kufi kemi sot. Këto të tjerat janë përralla për idiotë interneti. Gjoja, të rronte Telini do kishim Çamërinë. Hajde gomerë, hajde! Çamërinë e kishte marrë me kohë Greqia, që 10 vjet më parë. Tani ngelej vetëm të vendosej kufiri në ca fshatra.
    Kur erdhi Noli në pushtet, një vit më vonë, kërkoi një rishikim të kufirit, për të marrë edhe 27 fshatra të tjerë. Por qeveria e Nolit nuk u quajt legjitime. Dhe kur erdhi Zogu, e mbylli atë muhabet, sepse kishte edhe çështje të tjera të hapura me kufirin e Veriut dhe donte të forconte pushtetin fillimisht.
    Lulet mirë bën që ia vë Telinit, por mos hidh shashka me presupozime idiotësh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?