Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuza për korrupsion zgjedhor, kreu i Bashkisë së Rrogozhinës paraqitet në GJKKO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuza për korrupsion zgjedhor, kreu i Bashkisë së Rrogozhinës paraqitet në GJKKO
AktualitetKronike

Akuza për korrupsion zgjedhor, kreu i Bashkisë së Rrogozhinës paraqitet në GJKKO

Published: January 24, 2025
Shpërndaje

Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, paraditen e kësaj të premteje (24 janar) është paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

Memolla akuzohet për korrupsion zgjedhor dhe prokurori i çështjes, Edvin Kondili ka kërkuar, dënimin me 1 vit burgim për Memollën si dhe heqje e se drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare. Ai pritet të njihet me vendimin e GJKKO.

Sipas SPAK, Memola në zgjedhjet e pjesshme ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

- Publicitet -

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datën 6 mars 2022.

Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.

Përgjimi:

Ka qenë një përgjim i një bisede telefonike që ka fundosur kryebashkiakun e Rrogozhinës, i cili paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave.

Biseda telefonike:

Kryetari: Alo!

Zonja: Alo!

Kryetari: Përshëndetje?

Zonja: Përshëndetje?

Kryetari: Si jeni?

Zonja: Mirë, po ti?

Kryetari: Më fal se nuk më del numri?

Zonja: E di që nuk del numri? nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del?

Kryetari: Po më thuaj?

Zonja: Unë jam goca e

Kryetari: Çfarë halli kishe?

Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat

Kryetari: Eee? T’i prenë?! I thashë unë atij çunit

Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta? Unë s’kam mundësi të paguaj?

Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon?

Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t?i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).

Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit

Elektricisti: Kujt kryetar?

Djali: Të Rrogozhinës, po kush?.

Elektricisti: Alo.

Kryetari: Alo.

Elektricisti: Urdhëro?

Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam?

Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi?

Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë?

Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!

Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë? Shif t?i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje?

Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne?

Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka?

Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo?

Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty?

Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës?

Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee?

Elektricisti Rimi: Po?

Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë?.

Elektricisti Rimi: Mirë..

Kryetari: Apo e ke raportuar ti?

Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë..

Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin?

Elektricisti Rimi: Mirë po iki

Kryetari: Hajde

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Begaj dhe AP kërkojnë lirimin e 34-vjeçares, në burg bashkë me foshnjen
  • Mbikalimi i TEG-ut: Dy aksidente fatale në të njëjtin vend brenda dy vitesh
  • 10 milionë euro vetëm avokatët (!) Arrin shifër marramendëse fatura e Becchettit: Mbi 200 milionë euro nga taksat për dëmshpërblime, gjyqe e para të bllokuara!
  • Aksident te mbikalimi i TEG-ut: Kamioni çan barrierat dhe bie nga lartësia, 1 i vdekur, 2 të plagosur, dyshohet egjiptianë
  • Miratohet paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit

Komentet e Fundit

  1. K R on “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  2. K R on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  3. Belinda Ballukja on Begaj dhe AP kërkojnë lirimin e 34-vjeçares, në burg bashkë me foshnjen
  4. Detari on 10 milionë euro vetëm avokatët (!) Arrin shifër marramendëse fatura e Becchettit: Mbi 200 milionë euro nga taksat për dëmshpërblime, gjyqe e para të bllokuara!
  5. ANA on “Askush nuk na përmend”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?