Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohen nga SPAK për dëmin 2.7 milionë euro, GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun e Tropojës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Akuzohen nga SPAK për dëmin 2.7 milionë euro, GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun e Tropojës
KronikeLajmi i fundit

Akuzohen nga SPAK për dëmin 2.7 milionë euro, GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun e Tropojës

Published: August 1, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa “arrest në shtëpi” kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje e paligjshme e pyjeve.

Ndaj kryebashkiakut socialist Byberi dhe vartësit Kërrnaja, togat e zeza vendosën masën e detyrimit për paraqitje, 1 herë në muaj.

Sipas avokatëve, ndaj kryetarit dhe nënkryetarit kishte mbaruar afati 6 mujor i masës së sigurisë duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Mimoza Margjekës.

- Publicitet -

Një seancë më parë gjykata i la detyra prokurorit të pyesë ekspertët të cilët kanë përcaktuar dëmin e shkaktuar nga hapja e një rruge me Bashkinë Tropojë.

Sipas prokurorisë, rezulton se drejtuesi i Bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugëve me një gjatësi 3.2km, e cila në pjesën dërrmuese kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi siç parashikohet legjislacioni për këto lloj punimesh”.

Pokuroria thotë së  “Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës, për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit”.

Rexh Byberi dhe Abedin Kërrnaja të cilët janë të dy në arrest shtepie akuzohen për shpërdorim të detyres dhe Prerja e paligjshme e pyjeve.

Më 24 korrik, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk arriti në një vendim për kalimin në gjyq të dosjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe zëvendësit të tij Abedin Kërrnaja.

Gjyqtarja Irena Gjoka i la detyra prokurorit Elvin Gokaj që deri me datën 3 dhjetor të pyesë ekspertët që kanë hartuar aktin mbi vlerësimin e dëmit 2.7 milionë euro.

Më 4 mars SPAK-u kishte mbyllur hetimet për rastin dhe kaloi dosjen për gjykim. Më 12 shtator 2024, GJKKO kishte miratuar kërkesën për masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj dy zyrtarëve vendorë socialistë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Apo kujt ja thu thuj, kto jan lyn për vete says:
    August 1, 2025 at 10:20 am

    A është shpallur fajtor?! Nëse po dënoje mer daj! Dënoji këto raste edhe rond madje, moa me i shku mendja njeriu me fut duret në fonde publike (se ha 15 vjet burg dhe konfiakim pasuroe psh). Përndryshe kshu kan për me vazhdu jet e mot kto monstra.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?