Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohen për korrupsion, GJKKO dënon me burg dy ish-funksionarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuzohen për korrupsion, GJKKO dënon me burg dy ish-funksionarët
AktualitetKronike

Akuzohen për korrupsion, GJKKO dënon me burg dy ish-funksionarët

Published: January 23, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me nga dy vite burg shtetasit Kristi Zyka dhe Florian Disha, të akuzuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Ata ishin dënuar fillimisht me nga tre vite burg, por dënimi u ul me një të tretën, dhe përfundimisht do të vuajnë një dënim prej dy viteve burg.

Gjithashtu, Zyka dhe Disha do të humbin të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej pesë (5) vitesh.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 8, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Kristi Zyka dhe Florian Disha, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 7, datë 23.01.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristi Nefail Zyka për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Kristi Nefail Zyka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Kristi Nefail Zyka do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Bazuar në nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit Kristi Nefail Zyka i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohore prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Eshref Disha për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Florian Eshref Disha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Florian Eshref Disha do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Bazuar në nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit Florian Eshref Disha i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohore prej 5 (pesë) vitesh.

Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?