Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohet për komplot për grusht shteti, ish-Presidenti brazilian lihet nën masën “arrest në shtëpi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Akuzohet për komplot për grusht shteti, ish-Presidenti brazilian lihet nën masën “arrest në shtëpi”
BoteLajmi i fundit

Akuzohet për komplot për grusht shteti, ish-Presidenti brazilian lihet nën masën “arrest në shtëpi”

Published: August 5, 2025
Shpërndaje

Një gjykatës në Brazil ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-presidentit të shtetit, Jair Bolsonaro, pasi gjeti se ai ka shkelur një ndalesë për përdorimin e rrjeteve sociale. Ky vendim ka thelluar edhe më shumë përplasjet mes gjykatës dhe politikanit, i cili akuzohet për komplot për grusht shteti. Bolsonaro po përballet me gjykim në Gjykatën Supreme lidhur me dyshimet se ka planifikuar që të qëndrojë në pushtet edhe pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj presidentit, Luiz Inacio Lula da Silva.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka synuar të ndëshkojë Brazilin, pasi e ka vlerësuar gjyqin ndaj Bolsonaros si proces të motivuar politikisht, dhe ka vendosur tarifa të larta ndëshkuese ndaj ekonomisë më të madhe në Amerikën Latine. Bolsonaros, 70 vjeç, i është ndaluar përdorimi i rrjeteve sociale gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe palëve të treta po ashtu u është ndaluar që të shpërndajnë deklaratat e tij publike.

Por, të dielën aleatët e tij sfiduan urdhrin duke shpërndarë në internet pamje të një bisede midis Bolsonaros dhe djalit të tij të madh, Flavio, gjatë një tubimi. Gjykatësi i Gjykatës Supreme, Alexandre de Moraes, reagoi ashpër, duke deklaruar se drejtësia nuk do të lejojë që një i akuzuar “ta trajtojë si budalla”, për shkak të “fuqisë së tij politike dhe ekonomike.”

- Publicitet -

Duke kritikuar Bolsonaron se “vazhdimisht” nuk respekton kufizimet që gjykata ka vendosur ndaj tij gjatë gjykimit, gjykatësi urdhëroi që ai të dërgohet në arrest shtëpiak dhe këtë dënim ta vuajë në shtëpinë e tij në kryeqytet, Brazilia. Ai po ashtu ia ndaloi ish-presidentit – që ka shërbyer në këtë post nga viti 2019-2022 – që të pranojë vizitorë, përveç avokatëve, të përdorë telefon mobil. Gjykatësi po ashtu paralajmëroi se çdo shkelje e këtyre kufizimeve do të çojë në arrestimin e tij.

Uashingtoni dënoi kufizimet e reja dhe të hënën në mbrëmje Byroja për Çështje të Hemisferës Perëndimore në Departamentin amerikan të Shtetit lëshoi një deklaratë për këtë çështje.

“Ministri Alexandre de Moraes, tashmë i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut, vazhdon të përdorë institucionet braziliane për të heshtur opozitën dhe për të kërcënuar demokracinë”, u tha në deklaratën e byrosë, që u publikua në X. “Lëreni Bolsonaron të flasë!”.

Zyrtarët amerikanë shtuan se do të “mbajnë përgjegjës të gjithë ata që bashkëpunojnë me apo lehtësojnë veprimet e sanksionuara”.

Muajin e kaluar, gjykatësi Moraes kishte urdhëruar që Bolsonaro të mbante një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës dhe vendosi ndalesën për përdorimin e rrjeteve sociale. Trump reagoi ndaj këtij vendimi, duke ia ndaluar gjykatësit Moraes hyrjen në SHBA dhe duke ia ngrirë asetet në bankat amerikane.

Prokurorët e akuzojnë Bolsonaron dhe shtatë të akuzuar të tjerë se kanë tentuar që të përmbysin rezultatin zgjedhor të vitit 2022, në mënyrë që Bolsonaro të qëndronte në pushtet, por ky plan dështoi pasi, sipas prokurorëve, ushtria nuk pranoi të bëhej pjesë e tij.

Gjykimi pritet të përfundojë në javët në vijim dhe nëse gjendet fajtor, Bolsonaro mund të dënohet deri me 40 vjet burgim. Në janar të vitit 2023, mbështetësit e Bolsonaros kishin hyrë në Kongresin brazilian, pasi Lula u inaugurua si president. Pavarësisht se i është ndaluar pjesëmarrja në jetën politike, Bolsonaro shpreson që do të mund të rikthehet në pushtet gjatë zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 2026 në Brazil.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?