Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, ja sa vite burg kërkon SPAK për kreun e bashkisë Rrogozhinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, ja sa vite burg kërkon SPAK për kreun e bashkisë Rrogozhinë
KronikeLajmi i fundit

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, ja sa vite burg kërkon SPAK për kreun e bashkisë Rrogozhinë

Published: December 27, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Mësohet se prokurori Edvin Kondili ka kërkuar, dënimin me 1 vit burgim për Memollën, për veprën penale të korrupsionit aktiv ne zgjedhje kryer në bashkëpunim

Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e se drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.

- Publicitet -

Seanca e radhës ku pritet te behet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për me 10 janar.

Sipas SPAK, Memola në zgjedhjet e pjesshme ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datën 6 mars 2022.

Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.

Përgjimi:

Ka qenë një përgjim i një bisede telefonike që ka

fundosur kryebashkiakun e Rrogozhinës, i cili paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave.

Biseda telefonike:

Kryetari: Alo!

Zonja: Alo!

Kryetari: Përshëndetje?

Zonja: Përshëndetje?

Kryetari: Si jeni?

Zonja: Mirë, po ti?

Kryetari: Më fal se nuk më del numri?

Zonja: E di që nuk del numri? nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del?

Kryetari: Po më thuaj?!

Zonja: Unë jam goca e ?

Kryetari: Çfarë halli kishe?

Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat

Kryetari: Eee? t?i prenë?! I thashë unë atij çunit?

Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta? Unë s?kam mundësi të paguaj?

Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon?

Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t?i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).

Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit?

Elektricisti: Kujt kryetar?

Djali: Të Rrogozhinës, po kush?.

Elektricisti: Alo.

Kryetari: Alo.

Elektricisti: Urdhëro?

Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam?

Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi?

Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë?

Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!

Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë? Shif t?i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje?

Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne?

Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka?

Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo?

Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty?

Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës?

Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee?

Elektricisti Rimi: Po?

Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë?.

Elektricisti Rimi: Mirë..

Kryetari: Apo e ke raportuar ti?

Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë..

Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin?

Elektricisti Rimi: Mirë po iki?

Kryetari: Hajde?

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    December 27, 2024 at 5:15 pm

    SPAK ,mjaft harxhon energji per keto akuza idiote.Kudo ne bote ka nga keto te lagjes.E perse duhet burgu?
    SPAK nuk po te shohim Fatmir Mehdiun ne burg per Gerdecin.

    Reply
  • Km says:
    December 27, 2024 at 5:36 pm

    E ku eshte korrupsionin ketu? Edhe une,po te kemi mundesine dhe parlane do te ndihmoja keta hallexhinj.Te tjeret ngriten banda te armatosura te paisura me furgone dhe armatim,vrane njerez,morren ne menyre te paligjeshme kompetencat e organeve te ngarkuara nga ligjit dhe SPAK nuk i heton fare.Keto banda punuan te paguara nga Gazgej Bythqirbardhi? Apo punuan si vullnetare te armatosura e te organizuara ne grup.?Pyetje eshte per ASPAK dhe ATA qe e krijuan

    Reply
  • VLONJATI says:
    December 28, 2024 at 5:23 am

    Spak po saliu me mijra ta vrare dhe miliarda te vjedhura ,po noka mdroge te vjedhur dhe dy vila,po mehdiu me 26 te vrare dhe miliona te vjedhura po zeni 26 te vrare dhe miliarda te vjedhura ZOTI SPAK vetem te majte fut ne burg .Mire gjykatat jane te saliut dhe ti qenkerke i saliut/

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete
  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  • Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. prehistoriku on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. Vlora 97 on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Zvicra on Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE
  5. Detari on Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?