Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohet për mospagim taksash, djali i presidentit Biden do pranojë akuzën për të shmangur burgun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuzohet për mospagim taksash, djali i presidentit Biden do pranojë akuzën për të shmangur burgun
AktualitetBoteLifestylePikante

Akuzohet për mospagim taksash, djali i presidentit Biden do pranojë akuzën për të shmangur burgun

Published: June 20, 2023
Shpërndaje

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka rënë dakord të pranojë fajësinë për akuzat federale që lidhen me mospagimin nga ana e tij të taksave federale.

Hunter Biden është akuzuar për mospagim të taksave federale mbi të ardhurat dhe posedim të paligjshëm të një arme dhe sipas një dokumenti të paraqitur në Gjykatën e Dellauerit ai ka arritur një marrëveshje mbi akuzat e ngritura me Departamentin e Drejtësisë.

Si pjesë e marrëveshjes, të bërë publike të martën, Hunter Biden do të deklarohet fajtor për kundërvajtje tatimore dhe pritet të arrijë një marrëveshje me prokurorët për akuzën penale të mbatjes së paligjshme të një arme zjarri si dhe përdorim droge. Është disi e pazakontë që një çështje penale federale të zgjidhet në të njëjtën kohë kur akuzat paraqiten në gjykatë, megjithatë nuk është konsideruar si një rast krejtësisht i padëgjuar.

- Publicitet -

Marrëveshja i jep fund një hetimi të gjatë që Departamenti i Drejtësisë ka kryer ndaj Hunter Biden-it, i cili ka pranuar se po lufton me varësinë ndaj drogës që pas vdekjes së vëllait të tij Beau Biden në vitin 2015. Ky zhvillim gjithashtu shmang një proces gjyqësor që do të zinte faqet e para të shtypit duke krijuar shpërqendrim për Shtëpinë e Bardhë që është përpjekur me forcë të ruajë distancën me Departamentin e Drejtësisë.

Lajmi vjen ndërsa republikanët e Kongresit po kryejnë hetimet e tyre në pothuajse çdo aspekt të marrëdhënieve të biznesit të Hunter Biden-it, përfshirë pagesat e kryera jashtë vendit dhe aspekte të tjera të financave të tij. Ky zhvillim vjen gjithashtu disa ditë pas ngritjes së një padie federale kundër ish-presidentit Donald Trump për mbatje të qëllimtë dhe të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Florida.

Presidenti Joe Biden është përballur gjithashtu me pyetje në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij dhe varësinë nga droga.

Në akuzën për armëmbatje thuhej se në tetor 2018, Hunter Biden mbajti për 11 ditë një pistoletë (Colt Cobra 38), pavarësisht se e dinte se ishte përdorues droge. Akuza mbart një dënim maksimal deri në 10 vjet burg, por Departamenti i Drejtësisë thotë Hunter Biden ka arritur një marrëveshje paraprake për këtë akuzë. Detajet e plota ende nuk dihen.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë çështje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kuqezinjtë shënojnë në klube, Shpendi kryeson renditjen në Serinë B, Kerjota shënon dy herë në Skoci
  • Dëmtimi i Yamal, do të mungojë në ndeshjen kundër Sabah
  • Jensen Huang rikthehet në postin e CEO-s së Nvidia-s
  • Rreziqet që kërcënojnë sot në Shqipëri vlerat e antifashizmit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore
  • Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu

Komentet e Fundit

  1. Vani on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  2. Dursakja on Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun
  3. https://vids.xvideosporn.cc/ on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  4. Nik on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  5. Durrsaku. on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?