Një skaf që udhëtonte me 4 persona në bord ka pësuar defekt pasditen e sotme në Gjirin e Vlorës.
Kapiteni i mjetit turistik kërkoi ndihmë rreth orës 14:00.
Menjëherë në drejtim të tij shkoi në ndihmë shërbimi i SML me mjetin lundrues BP 05 të Stacionit të Policisë Kufitare Triport, të cilët i konstatuan në vendin e quajtur Shën Vasil, njofton policia.
Katër anëtarëve që ndodheshin në bord u është dhënë ndihma dhe janë shoqëruar në breg.
