Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
Lajmi i fundit

Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor

Published: August 21, 2026
Shpërndaje

“Shumë prej nesh kanë heshtur. Ështe momenti të mos heshtim më.” Me këtë qëndrim, 212 arkitektë, urbanistë, planifikues, inxhinierë, pedagogë, studiues dhe profesionistë të zhvillimit territorial janë bashkuar deri më tani rreth një deklarate publike për mënyrën se si po ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë.

Nisma u nxit nga protesta dhe zhvillimet në Zvërnec dhe Nartë, me mobilizimin qytetar që pasoi, por shqetësimet e ngritura prej profesionistëve shkojnë përtej një projekti të vetëm. Në qendër të deklaratës është modeli përmes të cilit merren vendimet për qytetet, fshatrat, bregdetin, peizazhin dhe burimet e përbashkëta natyrore.

“Çështja jonë e përbashkët themelore nuk është vetëm çfarë ndërtohet, por kush vendos, mbi bazën e cilit instrument planifikimi, përmes cilës procedure ligjore dhe në interes të kujt merret vendimi”, thuhet në deklaratë.

- Publicitet -

Sipas firmëtarëve, territori nuk mund të trajtohet thjesht si tokë për t’u shfrytëzuar në funksion të interesave afatshkurtra. Ai është një burim i kufizuar dhe një pasuri e përbashkët, mbi të cilën vendimet e sotme ndikojnë breza të tërë dhe tejkalojnë çdo mandat politik apo projekt të veçantë.

Për këtë arsye, ata kërkojnë që planifikimi territorial të rikthehet në një proces publik, shkencor dhe demokratik, që orienton zhvillimin, koordinon politikat dhe menaxhon konfliktet mbi përdorimin e tokës, duke mbrojtur mjedisin, trashëgiminë kulturore, të drejtat e pronës dhe interesin publik afatgjatë.

Arkitekti Fjoralb Shehi thotë se një nga arsyet që i ka bashkuar profesionistët është ndjesia e pafuqisë përballë mënyrës se si po merren vendimet.

“Jemi ndjerë të pafuqishëm përballë të gjithë kësaj vendimmarrjeje dhe e kemi parë shumë alarmuese mënyrën sesi po merren të gjitha këto vendime”, shprehet Shehi.

Në deklaratë, profesionistët ngrenë shqetësimin se përqendrimi progresiv i vendimmarrjes është shoqëruar me dobësimin e sigurisë juridike, reduktimin e rolit të autoriteteve vendore dhe kufizimin e transparencës, oponencës profesionale dhe pjesëmarrjes së publikut.

Sipas tyre, planifikimi territorial po humbet rolin e tij si instrumenti kryesor për orientimin e zhvillimit dhe po reduktohet në një mekanizëm që ndjek vendime të marra paraprakisht.

Planifikuesja urbane Doriana Musai e lidh këtë situatë edhe me përjashtimin e profesionistëve shqiptarë nga proceset e rëndësishme të projektimit dhe vendimmarrjes.

“Vendimmarrja e cila është centralizuar dhe ka shkuar drejt Këshillit Kombëtar të Territorit (…) ka sjellë edhe përjashtimin e ekspertizës vendase dhe futjen e arkitektëve të huaj pa konkurs”, thotë Musai.

Sipas saj, është krijuar një kontrast midis procedurave me të cilat përballen çdo ditë profesionistët shqiptarë dhe mënyrës se si trajtohen disa projekte të mëdha të realizuara nga arkitektë të huaj.

Deklarata thekson se profesionistët vendas mbartin njohuri të pazëvendësueshme mbi historinë, mjedisin, kulturën dhe strukturën sociale të vendit. Për këtë arsye, ekspertiza e tyre duhet të përfshihet në të gjitha fazat e vendimmarrjes mbi territorin dhe të mos reduktohet vetëm në zbatimin teknik të vendimeve të marra nga të tjerë.

Bashkëpunimi me profesionistë të huaj nuk kundërshtohet në vetvete, për sa kohë sjell dije, shkëmbim profesional dhe forcim të kapaciteteve vendase.

“Prestigji i autorit të projektit nuk mund të zëvendësojë ligjshmërinë, transparencën dhe cilësinë e tij. Çdo projekt me ndikim territorial duhet të vlerësohet nga procesi që e prodhon, ndikimi që krijon dhe interesi që përfaqëson”, thuhet në deklaratë.

Planifikuesja urbane Greta Disha e sheh debatin e hapur pas “The Albanian Files” si një moment për ta rikthyer vëmendjen te mënyra se si po zhvillohet territori.

“Nuk jam e surprizuar që në ‘The Albanian Files’, qeveria i paraqet dhe me krenari”, thotë ajo, duke shtuar se arkitektët vendas janë lënë në një pozicion gjithnjë e më të dobët.

Përtej rolit të profesionistëve, deklarata ndalet edhe te mënyra se si shteti administron pronën private dhe ate publike. Firmëtarët e cilësojnë sigurinë juridike të pronës si themel të planifikimit të qëndrueshëm dhe besimit te institucionet.

Ata kërkojnë që çdo nismë për liberalizimin e tregut të tokës, përfshirë zgjerimin e së drejtës së shtetasve të huaj për të blerë tokë bujqësore, të shqyrtohet vetëm pasi shteti të ketë përmbushur detyrimet për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës ndaj qytetarëve shqiptarë.

Në të njëjtën kohë, ndryshimi i kategorisë dhe destinacionit të tokës duhet të kalojë përmes procedurave të posaçme, të qarta dhe transparente, dhe jo të ndodhë automatikisht si pasojë e miratimit të një projekti. Sipas deklaratës, edhe përdorimi, transferimi apo shkëmbimi i pronës publike duhet të mbështetet te planifikimi territorial, transparenca dhe interesi publik afatgjatë, dhe jo t’i anashkalojë këto parime në funksion të projekteve të veçanta.

“Lidhja e komuniteteve me tokën, mjedisin dhe peizazhin është pjesë e interesit publik dhe nuk mund të reduktohet vetëm në marrëdhënien juridike të pronësisë”, theksojnë firmëtarët.

Një tjetër kërkesë lidhet me përfshirjen reale të qytetarëve dhe komuniteteve të prekura përpara miratimit të projekteve. Konsultimet publike, Vlerësimet e Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimet Strategjike Mjedisore, sipas profesionistëve, nuk duhet të zhvillohen si procedura formale pasi vendimet janë marrë, por të ndikojnë realisht në përmbajtjen e tyre.

Për projektet me ndikim të madh publik, arkitektët kërkojnë gjithashtu mekanizma të pavarur të vlerësimit teknik, të cilët mund të forcojnë cilësinë, transparencën dhe besueshmërinë e vendimmarrjes.

Për arkitektin Lisjan Tusha, nënshkrimi i deklaratës është një mënyrë formë për të shprehur kundërshtinë.

“Iu bashkova grupit të firmëtarëve të deklaratës, me qëllimin për të kundërshtuar anomalitë që ka pasur vendi në këto 13 vite”, thotë Tusha, duke shpresuar që numri i firmëtarëve të vazhdojë të rritet.

Profesionistët pranojnë se vendimmarrja politike është pjesë legjitime e planifikimit territorial, por theksojnë se ajo nuk duhet të zëvendësojë procesin profesional, të anashkalojë instrumentet e planifikimit apo të ushtrohet pa transparencë, arsyetim dhe llogaridhënie.

Për ta, debati mbi Zvërnecin është, thelbesisht një debat mbi mënyrën se si Shqipëria vendos për territorin e saj. Ata e lidhin këtë çështje edhe me shtetin e së drejtës dhe procesin e integrimit evropian, duke argumentuar se zhvillimi i qëndrueshëm kërkon institucione të forta, siguri juridike, ekspertizë profesionale dhe pjesëmarrje reale të komuniteteve.

Citizens

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?