Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alarmon Koreja e Veriut: Testet bërthamore janë për të zhdukur armiqtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Alarmon Koreja e Veriut: Testet bërthamore janë për të zhdukur armiqtë
AktualitetBote

Alarmon Koreja e Veriut: Testet bërthamore janë për të zhdukur armiqtë

Published: October 10, 2022
Shpërndaje

Lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut ishin për të testuar armët bërthamore të këtij shteti “për të goditur dhe zhdukur” shënjestrat e mundshëm të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, raportoi më 10 tetor media shtetërore.

Këto raportime vijnë në kohën kur lideri verikorean ka sinjalizuar se do të kryejë edhe më shumë teste provokuese.

Deklarata e Koresë së Veriut u lëshua në përvjetorin e 77-të të Partisë së Punëtorëve, që është në pushtet, dhe shihet si përpjekje për unitetin e publikut ndaj Kimit, i cili po përballet me vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga pandemia, por edhe për shkak të kërcënimit të sigurisë që paraqet aleanca ushtarake midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

- Publicitet -

“Përmes shtatë lëshimeve të raketave dhe operacioneve taktike bërthamore, u shfaqën aftësitë tona… të forcave luftuese bërthamore që janë të gatshme të godasin dhe zhdukin shënjestra në çdo lokacion dhe në çdo kohë”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

KCNA tha se testimi i raketave u bë në përgjigje të stërvitjeve të fundit detare të forcave të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, ku u përfshi edhe avionmbajtësi USS Ronald Reagan. Kjo ishte hera e parë në pesë vjet që ky avionmbajtës u përfshi në stërvitje.

Duke i parë këto stërvitje si kërcënim ushtarak, Koreja e Veriut vendosi të zhvillonte “simulim të një lufte të vërtetë” për të kontrolluar dhe përmirësuar aftësitë e saj të luftës dhe për të paralajmëruar armiqtë, tha KCNA.

Koreja e Veriut i konsideron stërvitjet ushtarake SHBA-Kore e Jugut si përgatitje për pushtim, edhe pse këto shtete kanë thënë se stërvitjet janë të natyrës së mbrojtjes. Që nga maji, kur u formua Qeveria e re në Seul, ushtritë e SHBA-së kanë zgjeruar stërvitjet e tyre ushtarake, pasi i kishin zvogëluar ato për shkak të pandemisë.

Në lëshimet e raketave – që u mbikëqyrën nga Kim – u përfshin edhe raketa me aftësi bërthamore, por edhe raketa të tjera balistike. Po ashtu, Veriu ka lëshuar një raketë balistike tokë-tokë që ka fluturuar mbi Japoni, raportoi KCNA.

Këtë vit, Koreja e Veriut ka kryer numër rekord të testime, duke lëshuar mbi 40 raketa balistike dhe lundruese. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    October 10, 2022 at 9:49 am

    kështu i tmerron popujt imperializmi botëror. me bomba e me armë me viruse me luftra me kursim energjie dhe dushe kolektive alla shqiptarçe belinda+ramiu

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përfundon mbledhja, zbulohen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve
  • Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë
  • I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  • Aksident tragjik në Lezhë–Milot, automjeti përplaset me kamionin, një viktimë dhe dy të plagosur
  • INSTAT: Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Komentet e Fundit

  1. Flamur,Struga on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. J on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Ela on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Artan on RaBexit!
  5. Ilir Troplini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?