Për fatin e keq të Edi Ramës, kryeministrin e Shqipërisë, vendi nuk do të sigurojë anëtarësimin në BE përmes pamjes apo perceptimeve, por përmes standardeve të tij demokratike – dhe aktualisht, ato po testohen.
Nga Alastair Campbell
Festimet sapo kishin përfunduar kur Rama priti Samitin e fundit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë – një shenjë e qartë që Shqipëria kishte zënë vendin e saj në skenën ndërkombëtare. Emmanuel Macron, Friedrich Merz, Keir Starmer, Recep Tayyip Erdoğan, Volodymyr Zelensky, Giorgia Meloni, Ursula von der Leyen… të gjitha figurat kryesore evropiane erdhën në një vend që shumica e tyre e kishin shmangur për dekada. Madje, Starmer ishte kryeministri i parë britanik në detyrë që vizitonte vendin.
Me nje gjatesi gati dy metra. Rama dominonte – si fizikisht, ashtu edhe politikisht – në atë ngjarje. Vetëbesimi i tij dhe i vendit të tij ishte i dukshëm. 47 liderë evropianë mbërritën në aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë. Ata u pritën me një film të realizuar nga inteligjenca artificiale, ku secili prej tyre (si fëmijë), një nga një, thoshte: “Mirë se vini në Shqipëri.” Edhe Erdoğan qeshi.
E gjithë ngjarja dha një mesazh të qartë: Shqipëria nuk po kërkon më thjesht një vend në tryezë – ajo është gati ta ndërtojë vetë tryezën. Perspektiva për anëtarësim në BE deri në vitin 2030 është reale dhe e rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por për Evropën, sepse zgjerimi sjell më shumë siguri dhe bashkëpunim më të thellë kundër paqëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor dhe forcave të rrezikshme ruse.
Por anëtarësimi në BE nuk fitohet vetëm përmes ambicies. Ai fitohet përmes vlerave demokratike, reformave dhe mbi të gjitha, përmes sundimit të ligjit. Dhe pikërisht këtu lind tensioni. Shqipëria ka bërë përparime të vërteta në reformën në drejtësi, e domosdoshme për të riparuar dëmet që i janë shkaktuar reputacionit të saj nga korrupsioni.
Krijimi i SPAK – Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – ishte një hap historik. Ai u krijua me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së dhe, duke vepruar i pavarur nga qeveria, ka sjellë rezultate dramatike: zyrtarë të lartë, ministra dhe deputetë kanë qenë mes të pandehurve. SPAK e ka bërë të qartë: korrupsioni nuk kalon më pa pasoja.
Por me pushtetin vjen edhe përgjegjësia; dhe me pushtetin gjyqësor, barra është edhe më e rëndë – të veprosh me drejtësi, proporcionalitet dhe transparencë. Kjo është arsyeja pse ajo që po ndodh me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duhet të na shqetësojë të gjithëve.
Unë e njoh Veliajn po aq gjatë sa Ramën. Një koleg i Partisë Socialiste dhe ish-bashkëpunëtor i Ramës, ai shihet gjerësisht si një pasues i mundshëm. Sipas SPAK-ut, ai ka drejtuar një skemë të ndërlikuar ryshfeti dhe pastrimi parash përmes një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga gruaja dhe vëllai i tij. Nëse është e vërtetë, është një skandal, dhe ai meriton të ndëshkohet.
Por vetem NËSE. Ai ka më shumë se 100 ditë që mbahet në paraburgim pa akuza zyrtare, pa e ditur se për çfarë pritet të akuzohet, ndërkohë që vazhdon të jetë kryetar bashkie dhe pritet të drejtojë punët ne kryeqytet. E gjithë kjo vjen nga SPAK – institucioni që supozohet të mbrojë sundimin e ligjit, jo ta komprometojë atë. Reforma në drejtësi nuk duhet të kthehet në tejkalim të drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të bëhet pretekst për veprime arbitrare.
Ajo që pamë në Samitin EPC ishte një vend që po shpalos me vetëbesim kredencialet e tij evropiane. Por Shqipëria nuk do ta fitojë vendin në BE përmes shfaqjeve apo fjalimeve të zjarrta, por përmes substancës së saj demokratike – e kjo, tani, po vihet në provë.
Ka ardhur koha për qartësi. Nga Brukseli. Nga vendet anëtare. Nga të gjithë ata që e duan të ardhmen e Evropës. Paraburgimi arbitrar nuk ka vend në një demokraci evropiane. Dhe nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e klubit të BE-së – një qëllim që ka çdo të drejtë ta synojë – atëherë si ajo, ashtu edhe institucionet që mbikëqyrin procesin e saj të modernizimit dhe anëtarësimit, duhet të ndjekin rregullat e këtij klubi, jo thjesht politikën e tij. Sepse në fund, sundimi i ligjit nuk është thjesht një kuti për t’i vendosur një kryq. Është themeli mbi të cilin ndërtohet çdo gjë tjetër.
Ikën edhe 1 milion të tjera nga paratë tona
Nga burgu te gjeti,o Astar?
Prova metri katror ne tr kaq
Ta dijne keta burgaxhijte zengjina sa gezohen fukarenjte jashte!
-Minim i demokracise
-Korrupsion Madhor
-Shantazhim te Drejtesise
Jane tre kartona te kuq qe Tramp-Bidenat i ka ne dhene Usaliut te Marikes prej 6 vitesh dhe perseri kopili Biberishe i ngjizuar ne vitet 80-90 nga sherbimet e Cia dhe Udb eshte akoma ne loje biles jo vetem me i forte por dhe i mbeshtetur nga ambasdori amerikan i pashpallur Laqipita..
Fakti qe Spak-u ka vulen e Amerikes qe kur formua ne kohen e Donald Lu-se (berishist i telekomanduar) dhe ka ne gjirin e saj gestapon e Grekut Bani-Dado tregon se arrestimi i Veliajt ka metastazat e saj qe shkojne deri ne kupolen e shtepise te lyer me te bardhe
Fakti qe Spak-u ka edhe pelqimin e Europes ku kjo e fundit ka ne “gjirin e saj” terroristin euro-deputet Beleri i cili ka bere kualicjon me super tradhetarin Berishe ben fajtore automatikisht dhe vete Europen qe bashke me Ameriken po tallen me shqiptaret per tre dekada..
.Thjesht arrestimi Velise qe deri me sot nuk ka asnje AKUZE ZYRTARE
eshte nje krim i Spakut si shpata e Rames (lexo brisk rroje per bolet e fishkura te USALIUT)
dhe nje hipokrizi kriminale e PPP (Pleqve te Pjerdhur te Perendimit)
–
Balozi i Zi që dikur vinte nga deti sot e kemi në mes tonë së bashku me hordhitë e tij, deri kur kështu më hordhitë do ta ndjekin nga pas këtë kërmë, këtë qenie të neveritshme që zvarritet në grahmat e tij dhe që ka një mision, ky mision i” bisturisë “do të kthehet në shpatë mbi kokat e shqipëtarëve.
Shqipëtar mos rri po zgjohu nga gjumi
SHQIPËTAR!
E kam shkruajtur prej kohësh që shkolla juridike në Shqipëri ka mangësi profesionale. Të gjithë e duam që Drejtësia të jetë e drejtë, sepse mund të n’a bjerë në « kokën » e secilit prej nesh dhe kur dënohesh padrejtësisht e kupton se sa rëndësi ka kjo çështje. Thuhet që Drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe kjo është e drejtë. Thuhet që gjykatësit dhe prokurorët duhet të jenë të mirë paguar dhe kjo është e drejtë. Por duhet edhe të ekzistojë kontrolli brënda Sistemit të Drejtësisë në mënyrë që asnjë gjykatës apo prokuror të mos e lexojë ligjin shtrëmbër sipas ndikimeve politike dhe kjo është më e rëndësishmja. Për rastin e Velisë në se nuk ka ligj, duhet që Parlamenti të nxjerrë ligjin që nuk mund të fusësh një person në burg më shumë se 24 orë pa një akuzë, ashtu sikurse është në vëndet perëndimore. Që të futemi në Europë duhet të njësojmë ligjet me BE-në dhe këtë duhet t’a bëjë urgjentisht Parlamenti. Shëmbujt diskredituese për vendim marrjen e gjykatave jo të sakta nuk janë pak. Një shëmbull e tha vetë Rama, ku nga taksat tona duhet të dëmshpërblejmë një individ për një aksident që ai kishte bërë. Në rast se rruga ishte ndërtuar jo në përputhje me rregullat teknike, duhej të dënohej firma private ndërtuese dhe jo Shteti, sepse në asnjë vënd të Sistemit Kapitalist shteti nuk bën projekte rrugësh, por paguan firmat private që të ndertojë rrugën. Vijmë pas këtij veprimi që ata gjykatës që kanë marrë këtë vendim të analizohen dhe dënohen nga vetë Sistemi i Drejtësisë për mungesë profesionalizmi juridik. Difektet nuk duhet të kalojnë në heshtje, por duhet të bëhen shëmbull për të tjerët!
AI mbahet se eshte i majte se te djathte ,prokuroria dhe gjykata nuk denojne ,as arrestojne se nuk i le saliu
Keta kerkojne “Rule of Law” dhe pastaj fusin turinjte.
Ky eshte Rule of Law. Ke shpenzime me shume se te ardhurat sqaroi nga vijne. Ndryshe ke para korrupsioni ose burime joligjore. Nga ju e kemi mesuar.
Veliaj eshte hetuar e arrestuar nga agjente te sherbimit sekret grek si kundergoditje ndaj denimit te terroristit Beleri. Kjo eshte e verteta qe sthuhet haptazi.Shteti grek goditi fort me zarat e tij ne Spak Dado dhe Bani.Fjalet e tjera jane dokrra dhe petlla mediatike.Greqia goditi fort shtetin shqiptar me agjenturen e tij ne rradhet e Drejtesise se re,efekti per ta nuk ishte ai qe pritej,te shohim zhvillimet e metejshme.
Sakte, nderhyrja Greke eshte e hapur kunder Edi Rames.
Fushata zgjedhore ne PD drejtohej nga Beleri dhe vete Kryeministri Micotaqo, kur deshtoi nuk erdhi ne takimin e larte te BE ne Tirane.
Alastair i fundit, po i fundit fare ama, qe po e kupton se ate Veline bashkepunetorin e Rames e mba ne burg vete bashkepunetori i tij.
Asgje e vecante mr. Alaistair, ai Rama sic ka gjatesine ka dhe ligesine e kjo eshte vecse zbatim ne praktike i teorise – Revolucioni ha bijte e vet. Ose sic thone ketej nga Shqiperia – pune komunistesh, gjelle qensh.
Ajo qe po ndodh me kryetarin e Bashkise …
ajo qe ka ngjare me minister te Ekonomise e zevendes-kryetarin e qeverise…
ajo tjetra me ish “ministrin me te suksesshem” te brendeshem te qeverise…
ato tjerat me ministra pas hekurave per vjedhje te po kesaj qeverise…
pas gjithe ketyre a do mund te rrinte me tej ne pushtet nje kryeminister ne ato vendet tuaja demokratike o A.C. i Britanise?
alastair whor?
ArtikullShkruesi GJIGAND, me BISTURI,bën anatominë e pengesës Nr.1 të Shqipërisë në BE,Pasi Reforma e RE(SPAK) në drejtësi ishte shtysa kryesore për avancimin e shpejtuar në hapjen e kapitujve,por do të ndikoi negativisht NËSE SPAK+GJKKO AKOMA MË TEJ MERR “ZJARR NGA BISHTI “:
-Arrestimi i Erion Veliajt u bë për PLOTËTSIM NUMURI NGA VIPA-t,në krahun e Maxhorancës pas arrestimit të LikeMetës & tentativave për izolim të BALOZIT TË ZI Non Grata.!
-Pas lëshimit në gojën e ujqërve të SAIMIR TAHIRIT,I cili shëmbi drogën e Lazaratit të LIGJLRUAR nga shpifsi Planetar,E.Rama u detyrua të LËSHOI EDHE Lali/ERIN,I cili u arrestua pa prova,me dyshime korrupsioni me FUSTANET E ARIOLËS,për ti gjetur ATO NË VIJIMSI NË BURG,duke i përgjuar telefonat,sikur Erioni të ishte fëmij kopshti & nuk e dinte se telefonat jan në përgjim 24/24.!
-Dihet tashmë se Prekurori e Gjyqtari që bën arrestimet janë të 2 me tesrën e PD në xhep,me pasaportë GREKE(prej Belerisit)duke marr urdhra nga BABI tyre politikë,i cili Organizoi mbi 54 JAVË PROTESTA TE BASHKIA E TIRANËS,duke patur INFO NGA BRËNDA GARDHIT TË QELQËT.!
-Tashmë dihet 100 % se Erion Veliaj është ARRESTUAR POLITIKISHT,për të thënë se..SPAK PO PUNON MIRË,duke goditur vetëm MAJTAS,ndërsa në të DJATHTË “UJKU” PO BËN KËRDINË,duke u tallur edhe me SPAK,GJKKO,SHBA,BE,80 % TË POPULLIT.!
Populli thot “..KUR TA BËN.. KADIU(Gjyqsori),NUK KA KUSH TJETËR TA BËN DAVANË(të drejtën).!
Shpresojmë që zotria që bëri këtë shkrim ANALITIKË të ndikoi për VËNIEN NË BINAR TË SPAK+GJKKO QË KA MARR SHUMË REVAN SI ÇELUA-PËRMETIN.!
FLM DITA,AUTORIT.
Mor po cudi me keta Perendimoret?E duan Shqiperine ne BE si Koke Turku me callme Osmane.
Duan qe korrupsionistet mos denohen.
Duan ta bejne kazan mbeturinash Afrikano Aziatike.
Duan ti marrin naften e zeze gjithe squfur krejt te padeobishme,por ta perpunojne ne vendet e tyre te Dobishme.
Duan shume Lyderet hajdute dhe te korruptuar.
Duan qe zgjedhjet te vidhen dhe keta te mos shohin.
Kane qene me te ndershem me sulltan Abdyl Mexhidin ,se me keta Zullapet tane.
NATO, ata te BE nuk duan aspak nje anetar te ri ne BE por nje rezervat ku te hedhin mbetjet klandestine qe nuk u duhen.
Dhe ne kete Shqiperi kane vendin idela per kete plan, kur i pret ne gjunje nje kryeminister me pushtet Sulltani pasi u ka vajtur dere me dere per ti kerkuar t’ja sjellin ketu kampet e refugjateve.
Dicka qe nuk mund ta sigurojne askund tjeter me asnje pushtetar tjeter e me asnje popull tjeter qe rri si dele e sheh tere kete maskarade e vetem i shton votat Kasapit vet.
SPAK nuk eshte vetvetja! Saliu ka influence te jashtezakonshme,me shume se Rama! nuk ka shume ndryshim nga sigurimi i shtetit!
Ti NATO dhe ky komshiu I Ashrafit , hani mut hani , që të dy .
Very well writen Mr. Campbell. I hope someone will collect the comments on your behalf. Let SPAK does its job. Rathen then being concerned about Mr. Velia ( who by the way should respond as well for hiring a group of abuzers with public money and assinging them as directors), you should be concerned about Electoral Code, which transformed fragile Albanian democracy into a dictature.
Arlinda , nuk është Financial Times , është gazeta shqiptare Dita .
Replike modeste me komentuesen A Ymeraj
Zonje,e shikoj te tepert qofte komentin tuaj ne anglisht qofte dhe me daljen me emer orgjinal…por me shume shikoj gafen tuaj qe ju dilni ne mbrojtje te Spakrimineleve…Le ta argumentojme…
Ne nje artikull tuajin para pak javesh ju shkruani me te drejte tekstualisht….(citoj)…. Z. Berisha mund të “krenohet” edhe sepse në 1997, 2008 apo 2011, ka vrarë të pafajshëm, ndërsa Z. Rama, me gjithë përpjekjet “heroike”, fajtorët nuk i gjeti dot. (fund citimi)…….
Llogjikisht ju si e graduar..Prof. Asoc. Dr.
jeni degraduar intelektualisht
sepse Saliu qe paska vrare ne 1997-2008-2011 nuk kapet nga Spaku
kurse Veliaj arrestohet pa patur asnje akuze deri me sot…
Keqardhje zonje !
SPAK disponon 150.000 faqe dosje per te gjitha investimet ne politike, ekonomi dhe kulture qe nga 2015. Per te gjithe politikanet; biznesmenet, artiste ekzistojne te gjitha faktet dhe te dhenat. Psh le te marrim te gjithe banoret e Rrolling hills dhe Ambasadors garden villas vetem per ata ne SPAK jane 5000 faqe dosje. ..Dhe keshtu me rradhe.
Eshte loje BINGO! Ti bjeri, kujt ti bjeri. Kur do ti bjeri dhe sa do ti bjeri! Varet nga mediumi i kohes midis dy fushatash…