Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Albin Kurti premton mbi 1 miliard euro buxhet për ushtrinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Albin Kurti premton mbi 1 miliard euro buxhet për ushtrinë
AktualitetKosovë

Albin Kurti premton mbi 1 miliard euro buxhet për ushtrinë

Published: March 26, 2025
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri qeverisës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndahen mbi 1 miliard euro buxhet.

Kështu tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë, teksa foli për mandatin katërvjeçar të ekzekutivit. Ai tha se Qeveria që ai udhëheq ka arritur “rezultate të jashtëzakonshme” gjatë mandatit të plotë kushtetues.

“Buxheti për ushtrinë është trefishuar, trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar, investimet në armatim janë shumëfishuar, përfshirë këtu dronët Bayraktar luftarakë dhe kontratën për funksionalizimin e fabrikës së municioneve”, tha Kurti.

“Në mandatin e ri, ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të kemi fabrikë të municioneve dhe dronë ushtarakë ‘Made in Kosova’, pra që i prodhojmë vet”, shtoi ai.

- Publicitet -

Më 2024, buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes ishte 153 milionë, ndërkaq këtë vit ai është 207.8 milionë.

Paralajmërimet për rritjen e buxhetit për mbrojtje vijnë në kohën kur Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon procesin e transformimit në ushtri, dhe në kohën kur shteti po ndërmerr hapa për të forcuar mbrojtjen e saj.

Nëntorin e vitit të kaluar, Kosova nisi procesin për hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve dhe nënshkroi një marrëveshje për municione me një prodhues në Turqi – shtet nga i cili Kosova ka blerë dronë për ushtrinë. Po ashtu, Qeveria njoftoi se do të ketë edhe një laborator për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë.

Përveç se po mëton të prodhojë armë e municione, Kosova aktualisht edhe është duke blerë armë të ndryshme. Nga Shtetet e Bashkuara, Kosova veçse është në proces të blerjes të mbi 200 sistemeve kundërjarore, Javelin – që pritet t’i kushtojnë shtetit 75 milionë dollarë.

Kurti tha se Kosova, po ashtu, synon të blejë helikopterë amerikanë, Black Hawk, për FSK-në.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
  • Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Veliajt për emërimin e Dados prokuror
  • “Argjentina jashtë” Botërorit përgjithmonë: peticion me mbi 23 milionë firma në vetëm një javë
  • Unioni i Gazetarëve reagon ashpër ndaj Policisë, pas ndalimit të gazetares që po raportonte nga protesta
  • Si po sfidojnë gomerët teknologjinë e lartë në luftën kundër zjarreve masive në Spanjë

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  2. 1thundrak on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  3. U on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  4. realisti on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  5. Soza on Ndryshime në Kodin Rrugor: 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?