Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Albin Kurti “thyen heshtjen”, reagon për incidentin e Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Albin Kurti “thyen heshtjen”, reagon për incidentin e Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit
KosovëLajmi i fundit

Albin Kurti “thyen heshtjen”, reagon për incidentin e Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit

Published: August 5, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar këtë të hënë drejt Maqedonisë së Veriut ku dhe ka zhvilluar një takim me homologun e tij maqedonas, Hristjan Mickoski.

Pas një takimi “kokë më kokë” liderët e dy vendeve kanë zhvilluar dhe një konferencë të përbashkët për shtyp aty ku dhe është komentuar dhe situata aspak e hijshme e regjistruar ditë më parë, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ndalua në aeroportin e Shkupit.

Lidhur me këtë incident kryeministri i Kosovës ka folur për herë të parë ku dhe ka kërkuar që kjo situatë të mos përsëritët më.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që t’i kushtojnë rëndësi maksimale dhe të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të këtij incidenti aspak të hijshëm, jo vetëm për presidenten Osmani dhe dy vajzat e vogla por për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

- Publicitet -

 “Pa dyshim ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes Vjosa Osmani, me dy gusht në aeroportin e Shkupit, ka qenë me familje dhe me dy vajza të vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë”, tha Kurti, duke theksuar ndër të tjera se Kosova nuk ka pasur asnjë qëndrim zyrtar ku të ketë thënë se ngjarja ku u përfshi presidentja e vendit të ketë qenë provokim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

 “Nuk e di se kemi pasur qëndrim të tillë si institucione se ka qenë provokim, por jo institucionet Republikës. MPJD ka dhënë qëndrimin e saj që është qëndrim i Republikës së Kosovës, po ashtu kemi parë edhe qëndrimin e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut. Besoj se duhet të synojmë të vërtetën dhe assesi tensionimin. Pra le të zbardhet rasti, janë institucionet që e bëjnë këtë. Ne s’mund të bëjmë edhe zyrtarin doganor, edhe zyrtarin policor edhe atë që mbikëqyr aeroportin”, tha Kurti ndër të tjera.

Ndërkohë, nga ana tjetër kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, tha se i vjen keq për incidentin të cilin u desh të kalonte presidentja Osmani, teksa u zotua se në takimi ne radhës ai do ta shoqërojë personalisht atë deri në momentin që të largohet.

“Na vjen keq dhe nuk duam të përsëritet. Unë personalisht theksova se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës dhe radhën e ardhshme, nëse marr informatë në kohë, do të kem kënaqësi ta pres në aeroportin e Shkupit dhe ta shoqëroj në kohën që do ta kalojë në aeroportin e Shkupit që t’u shmangemi këtyre incidenteve dhe sjelljeve të individëve që është problemi ynë i brendshëm që do ta zgjidhim brenda shtetit tonë”, tha ai.

Vlen të theksojmë se deri më tani kryeministri Kurti nuk kishte reaguar lidhur me këtë situatë në të cilën presidentja Osmani u përfshi.

Kjo heshtje e kreut të qeverisë së Kosovës u interpetua nga analistë të ndryshëm si “ftohje” mes Kurtit dhe Osmanit dhe se dy krerët e shtetit kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Rroft Luli says:
    August 5, 2024 at 12:21 pm

    SHUMË MIRË IA KANË BËRË KURVËS OSMANJA!
    PRESIDENT I VËRTETË ËSHTË HASHIM THAÇI.

    Reply
  • pilo Lala says:
    August 5, 2024 at 12:51 pm

    Po i shkon muhabeti Albin Kurtit me kete qeveri pro Ruse.
    Po pregadisin ndonje rremuje tjeter ne Ballkan.

    Reply
  • Sal Bollati says:
    August 5, 2024 at 12:55 pm

    Nuk ka sesi te perceptohet qe nje gazete njohur Shqiptare; te lejoj publikime me ofesa rrugacerie antishqiptare?? PSE.PSE??ZONJA SHUME E NDERUAR ne USA dhe kudo ne Bote; VJOSA OMANI perfaqeson TEUTEN ILIRIANE SHQIPTARE me EDUKATEN,NJOHURITE DHE RESPEKTIN e SHQIPTARIZMES SE VERTETE per DARDANINE ILIRO SHQIPTARE!! dhe MBARE
    S.Bollati-Cam Shqiptaro Amerikan

    Reply
  • Phoenix says:
    August 5, 2024 at 12:59 pm

    Po behen gati qe te krijojne nje poli-krize. Lufte, Pandemi, Kolaps Financiar Kolaps Bankar dhe trazira sociale. Do na i hedhin te gjitha bashke. E ka thene vete Klaus Schwab, i Forumit Ekonomik Boteror. Vendosni rripat e sigurimit, se do te jete nje cmenduri totale. Ne kemi 4-vite qe po ju paralajmerojme, qe kur filluan mashtrimin e Covid-19.

    Reply
  • Spak says:
    August 5, 2024 at 1:00 pm

    Duket qarte qe Albin eshte agjent i UDB! Eshte nxenes i Saliut ose pjelle e vendit ku e lindi!

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    August 5, 2024 at 1:16 pm

    Dosa Osmani, person pa tru.
    Alb¥th Kurti, agjent i rusëve, rekrutuar gjatë “burgosjes” ku ia kalonte mirë me atë serbiçkën.

    Këta janë dy fytyrëdhjerët që udhëheqin shtetin e Kosovës, ndërsa ata që luftuan mbahen në burg.

    Reply
  • mali says:
    August 5, 2024 at 1:38 pm

    E para e punes ti Lulush jeton ne Shqiperi.
    Se ke do te zgjedhe president Kosova e dine kosovaret.
    Ti shiko qe nuk te pjerdh kush ty ke do te zgjedhesh Presidentin tend.
    E dyta shiko :gjuhen diplomatike qe perdorin te dy palet.
    Atje nuk ka batuta dhe as sulme te ndersjellta.
    Jane njerez me shkolle qe e njohin diplomacine.
    E treta ,qe te qetesohesh,zgjidhja eshte kjo: me qe sigurimi I aeroportit eshte prej kompani private,kompania merr pergjegjesine duke e justifikuar se personi ishte I ri ne detyre dhe I sapo trained.
    Keshtu jane punet lulush.

    Reply
  • demo says:
    August 5, 2024 at 1:40 pm

    Deren e aeroportit kokes Albin! Kush shet Kosoven nuk eshte i Kosoves,Eshte i hasmit.
    Hasem quhet kush do te beje Kosoven me associacione serbe.

    Reply
  • aliu nga selenic says:
    August 5, 2024 at 3:29 pm

    Mendoi qe kete sken e ka kurdisur vet Kurti. Ai shkoi atje per ti lare duert por veshtir e ka per ta mbyllur kete problem.Mendoi qe do ti kthehet ne nje bumerag !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  • Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje
  • Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Komentet e Fundit

  1. Leu on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. AI on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Doktor Mortja on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  4. Doktor Mortja on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?