Nga Bardhyl Ermini (Bejo)
Nuk kemi se si t’i “shpëtojmë” ballafaqimit të situatës ndërkombëtare me forcën tonë të mbrojtjes. Them se është një çështje ekzistence, një problem kaq i madh, sa në praktikën tonë jo vetëm shtetërore por edhe sociale, fatkeqësisht duket sikur kjo nuk ekziston, nuk ka të bëjë me ne. E kjo është katastrofike.
Fakti që sot SHBA, thuajse po e deklaron fare hapur fundin e NATO, ndërkohë që te ne një shumicë vazhdojnë e mendojnë se “na mbron NATO”, tregon fare hapur se jemi një shtet, në të vërtet një shtet formal, që nuk po dimë se ku mbështetemi. Jemi një shtëpi pa portë e pa dritare. Sot forcat tona të armatosura përbëhen nga afro 8 mijë trupa, ndërkohë që specialistët përcaktojnë se në kushtet e paqes numuri i tyre duhet të ishte minimumi 30 mijë dhe në kushtet e luftës jo më pak se 70 mijë. Të tjerat vijnë në këto proporcione. E cila do të thotë se aktualisht nuk jemi në gjendje ta mbrojmë vendin, dmth shtëpinë tonë. Në çdo rast!
Në fakt unë që shkruaj këto rradhë, nga pikpamja ushtarake jam një injorant “klasik”, që njoh armët të cilat i kemi përdorur dikur në kohën e “zboreve” dhe kam kryer një lloj shërbimi ushtarak, thjeshtë për të kuptuar se çfarë quhet ushtri dhe ushtar. Por ama, jam në gjendje të lexoj dhe kuptoj mirë ato që thonë ekspertët ushtarak shqiptar. Për “kuriozitet”, kanë “mbetur” ende shumë të tillë, të ditur dhe plot mendim, edhe pse Shqipëria jonë e viteve 90-të i hodhi rrugëve me një lloj neverie të turpëshme, të cilën rrezik se do të na duhet ta paguajmë shtrenjtë. Por jo! Na dalin në mes të rrugës “profesorët”, që e dinë se gjithëçka rrotullohet rreth tyre dhe marin kurajo t’i japin rrugë edhe problemeve të luftës e të paqes. Sot Shqipëria është vend i preferuar i “profesorëve, doktorëve e i shkencëtarëve”, e jo injerëzve të cilët përpiqen të punojnë e të jetojnë duke kapërcyer poshtërsitë e politikës edhe idiotësitë e mjaft llojë “parazitëve” që janë të bindur se vetëm ata janë përçuesit e mendimit përparimtar në …. Shqipëri e matanë saj. Biles matanë saj fillimisht e pastaj në Shqipëri.
Çfarë thashë, mendimit përparimtarë? Ja, psh, një profesori i “dashur” (vënde vënde dmth), në përgjigje të situatës politike të krijuar, vete e na kujton se “Enver Hoxha nuk kishte frikë as nga Amerika e as nga Rusia (ish BS), por armatosej e bunkerizohej për ta mbajtur popullin të lidhur për … lepe e peqe”. Në fakt nuk përmend fjalën popullin, por e “përdredh” pak bishtin, thotë popullsinë. Masat, turmat, banorët, mileti, kallaballëku …“yxhym mamlukë” me një fjalë. Dhe pasi vazhdon të hulumtojë e të bëj gallatë me të (me Enverin), del në konkluzionin “superakademik” se “Shqipëria mbrohet vetëm në kuadrin e aleancave të mëdha”. Por ama, e rrotullon dhe e rrotullon fjalinë brenda “laboratorit” të tij dhe nuk e thotë me gojën plot se nuk ka sepse të shqetësohemi për mbrojtjen, për ushtrinë, pasi sido që të bëjmë, ne jemi të vegjël, kaq sa “te ne ka hyrë kush ka dashur”. Dmth që, edhe tani mund të hyjë kush të dojë e nga të dojë.
Dhe ky “kallëp” (e mjaft si puna e këtij) ka kurajon të bëjë shaka e të tallet me Enver Hoxhën e 50 – 60 viteve më parë, kur “profi” i ardhshëm bënte edhe ky zbore ushtarake, bënte aty gallata e citonte faqet e Shvejkut, lidhte rrypin sipër vitheve dhe bënte edhe foto nostalgjike nëpër mullarët ku dremiste e thyente nga pak vapën e sezonit. Pa imagjinoni pak sikur (mos o “zot”) t’i mbushet mendja ndokujt prej fqinjëve tanë të na sulmojnë!Sepse nuk “na kanë sulmuar vetëm turq, italianë e gjermanë” siç na kujton “profi”, duke na rekomanduar që “t’i kthehemi historisë tonë”, por edhe fqinjët. Ata edhe më keq se të parët. Sepse na kanë pushtuar e na kanë përzënë nga tokat tona simiza, na kanë shtypur, vrarë e përcëlluar si minj, na kanë rrafshuar e na kanë bërë të hamë llucë kur flisnim në gjuhën amëtare. Çfarë nuk na kanë bërë këta fqinjët tanë! Dikur, “kapedanët” e tyre mburreshin se kush e kishte kaçilen më plot me … sy të nxjerë shqiptarësh.
Enver Hoxha me të vërtet dështoi. Ai nuk diti të orientohej në këtë botë globale ku lufta merte dhe bëhej me forma të ndryshme. Bëhej edhe ashtu siç ja imponuan atij e nuk kuptonte gjë, shpif e intrigo për bashkëpuntorin, ngjall spiunazhin, izolo dhe blloko gjithëçka në emër të lirisë, mashtro madhështinë e tij me Marksin, sajo armiq e tradhëtarë edhe nëpër rradhët e qumështit e kaq! Por pikërisht pse u bë kështu, te ne u bë një një rrumpallë që nuk e mori vesh i pari të dytin. Por për mbrojtjen!? Aty nuk ka sepse ta marësh atënëpër gojë ore “trim i xha Jahos”. Mbrojtja është instikt! Më gjuajte do ul kokën të mbrohem e do të gjuaj, ja këtu përmblidhet krejt taktika e strategjija deri edhe ushtrive më moderne, e jo më e vendeve “langaraqe”, sidomos siç jemi katandisur ne sot. Na hape barkun profesor. Na tregon edhe aleanca pa le! E cili është ai vend që lidh aleancë me vende të mara fund, me vende që nuk dijnë se si mbahet pushka, seç’është topi, mortaja, me vende që nuk kanë rini të mjaftueshme por vetëm “profesorë”?
Sikur baba yt i nderuar të kishte qenë partizan e ta kishe pyetur, me siguri që do të kishte spjeguar se po qe se në atë kohë do dilte malit partizan, gjëja më e parë që do të bënte ishte të gjente ndonjë pushkë apo kobure si gjithë të tjerët. Më pas vinin ato të tjerat e të tjerat, e deri te ato ku fillon e tallesh ti. Por pa ja bërë bam o “profe”, ai që të pushton, ai vjen e të zhduk, të zgërlaq, të le më mes të rrugës e të përze si qen nga sytë këmbët. E dëgjove atë të madhin e Amerikës se çfarë ju tha palestinezëve të Gazës? Aty do ngrihen rezorte pushimi, ju tha, e ju do ikni. Ndryshe do të …. zhdukeni.
Ç’na ka gjetur! I mban mend o profesor…o ata një miljon shqiptarët e Kosovës në deportimin që pësuan gjatë luftës për çlirim? U çlirua nga NATO Kosova, por u derdh paraprakisht gjaku i 1500 ushtarëve heroik të UÇK që ariti të mobilizojë deri në mbi 17 mijë trupa në atë luftë aq barbare. Nuk ka aleanca duke pirë kafe e shitur dëngla. Nuk gjendet në këtë botë aleanca siç ato që kërkon ti o “profe”, nuk ka budallenj që të vriten për llogarinë tënde e ti të tundësh zinxhirin nëpër auditore. Aleancat nuk janë OJF-ra, por marveshje ekzistenciale! Nuk ka aleanca pa garanci, së pari popull që duhet të sakrifikojë nga fëmija e deri te plaku, së dyti trupa të freskët dhe së treti e më e rëndësishmja interesi. Pa këto nuk ka marveshje profesor, sikur naaa…ta bësh dhëmbin.
E tani mblidhe mëndjen i “dashur” profesor, lerua (bashkë me mua e me këdo tjetër) këtë punë ushtarakëve, atyre që e njohin luftën dhe që i njohin ligjet e saj. Ti do të bëje mirë t’u kërkoje të falur studentëve të tu që fut hundët aty ku nuk mer vesh asgjë (në se jep mësim) dhe t’u kërkoje të falur përgjithësisht “popullsisë” tënde për frymën disfatiste që përpiqesh të mbjellësh (natyrisht pa dashje). Dhe në fund fare, të rekomandoj të mos meresh më me Enverin se nuk fiton dot më pikë nga ai. Boll se u bëtë bozë! Lereni atë me gabimet e me të mirat, me krimet dhe me nderet e veta. Ti po ja ke takatin meru me “enverët” e pas vitit 1990, meru me atë kryekriminelin që jo vetëm demotivoi shqiptarët, por shkriu hekur e avionë, plasi pushkë e nuk la plumb pa trazuar në dëm të tyre. Meru me atë pra, me atë që shiti e tenton ende ta shesë lirinë e popullit tek armiqtë tanë më të egër.
Nje shkrim PA HAPSIRA DHE VLERAt e nevojeshme per temen qe trajton.
Reagimet ndaj politikave antikombetare per sigurine dhe mbrojtjen kane qene te pakta,por shpesh me britmen e pasojave qe mund ti vene vendit.
1.braktisja e ngitjes se nje FA reagimin dhe thyerjen e sulmeve dhe agresioneve fillestare.
2.Vendi pa asnje kunder ajror dhe rakete.
3.vend pa asnje avione luftarak , e keshtu me radhe.
Ne vend te ketyre
1. Nderton shtetin e 3200 muhaxhedineve karshi Iranit,fuqia e 13 ushtarake ne bote
2.Nderton nje baze taktike te NATO-s me dy avione te furrnizimit ne ajer me karburant te avioneve luftarake, kunder Rusise.
3.Nderton ne Gjader kamper e refugjateve.
4. Ne Shqiperi jane mbi 18 300 aziatike dhe afrikane pa dokumenta.
Ja siguria dhe mbrojtja kombetare qe Miloshevici tha se e pushtoj me nje skuader gjahtaresh.
Per fat te keq ky vend ka pjelle e pjell shume “ profesore” injorant ose te paguar te cilet kembengulin se ç’na duhet ushtria e
mbrojtja se askush nuk na ka sulmuar e na mbron “ NATO” e bejne sikur harrojne se NATO nuk na mbron nga Greqia nje shtet armik i perjetshem. Keta lloj “ profesoresh” kane bere qe ne sot nuk kemi asnje avjon luftarak, tank, anije luftarake, top apo rakete, por me buxhetin per mbrojtjen jane perfshire emergjencat civile, zjarrfiksi e plot sherbime te tjera te domosdoshme qe nuk kane lidhj me mbrojtjen e teresise teritoriale te Shqiperise.
A thua Bardhi e lexon kete shkrim z. Berisha?
Çfare ndjen ai po ta lexoje? Ai veç te tjerash eshte pergjegjes per çarmatosjen e Shqiperise! Ku kane shkuar 170 avione reactive MiG15,17,19,21 ne gadishmeri te plote luftarake? Ku shkuan rreth 1200 mjete luftarake te motorrizuara?
Carmatimi,ashtu si C`industrializimi ka emrin Sali Berisha.Ky qe po mbush nje 30 vjet ne Pushtet,Edi Rama, mund te jete Tip i ndryshem me te,Edukate dhe Prejardhje te ndryshme,por ka ndjekur me Besnikeri rrugen e Berishes per asgjesimin e Ushtrise dhe Armatimit dhe te mos leje cope hekurishte ne kembe.Vetem Turizem.
Reziku me I madh eshte te kafshosh doren qe te ndihmon dhe
kur kercen nga dega ne dege nen veprimine impulsive te pa
kontrolluara e nuk di se cfare do. OSE nuk ngopesh, I do te gjitha,
mund te kapesh shume prej tyre, por I ke bere llogarite gabim,
dhe nje dite te bukur I humbet te gjitha.
Ecen me hamendje, se ja na paska patur sukses edhe Ky, KJO, Ai, AJO,
se cdo gje qe fluturon mund ta kapesh e pallavra te tjera si keto.
Nje vend i vogel si Shqiperia nuk ka pse ngaterron vehten me Aleanca sa andej kendej qe mund ta shtypin mes tyre.
Aleanca me e mire mbrojtese per Shqiperine eshte NEUTRALITETI. si Zvicra Neutrale qe ndonese nuk eshte pjese e kurrfare Aleancash ka mbrojtjen me te mire ne gjithe kohrat (Zvicra e Suedia Neutrale ishin te vetmet qe nuk u perfshine ne pushtimet e Hitlerit ne WW2)
Shqiperia Neutrale – kjo eshte Aleanca me e mire mbrojtese qe te mbron nga te gjithe, perfshi edhe vete Aleancat!
keni xhami dhe uniforma polici te perdorura nga turkia. gezuar ramazon
@neutralitet-stabilitet
svicra eshte e mbrojtur mire, informohu para se tja futesh kot. Suedia vend i vogel? lol
Me pelqejne te gjithe ata artikull shkrues ,te cilet e pasurojne dhe e bejne kete gazeta me te dashur me serioze,nga vet temat te cilat preken ,kujtohen ku ne brezi i ri edhe pasurohemi me te verteten e Atdheut.Sot me pelqeu ky artikull i shkruajtur nga zoti Bardhyl Ermini,pastaj edhe i zotit Shaqir Vukaj,te cilet me kujtuan te ndjerin Shaban Murati.Per ne brezi im ,te cilet ne ato vite te erreta ,ne ishim kalamaj,kur lexojme ngase edhe ndigjojme ,jemi kurreshtar te dime se: sa mos mirenjohes ,te shitur ,njerez intelektual me emer,hidhen kunder interesave te Atdheut,Kombit te vet,atehere kur zbatojne urdherat deshirat e armiqeve tane.Kjo eshte logjika ,kjo eshte tragjedia e kombit tone qe armiku te na pervetesoj..Se sa e shtrenjt eshte Liria,Atdheu,te mos jesh nen prangat e roberuesve,kete fatkeqesisht ata psrudointelektual nuk e kuptojne dhe nuk do te kuptojne ,kur akoma nuk jane ne gjendje ti permiresojne gabimet e tyre me pasoja shume te medhaja….Si popull ballkanik qe jemi,urrejtjen deshiren per aneksime e shohim tek fqinjet tane rusosllav ,se ne shekuj na kane vrare ,debuar syrgjynosur…Keto te keqija te gjithe ata kriminel shqipfoles te lindur dhe rritur nga nenat shqiptare,verte nuk i kane ditur?..Ne ballkan ndodhen ndrydhime ashtu si ndodhen edhe tek kombi yne.Por si ne te ashtu quajturen maqedoni,serbi,mal i zi,bulgari kroaci,slloveni,nuk ndodhi as edhe nje akt vandal.Po perse gjakpiresi kulcedra sali,urdheroj shkaterrimin e ushtrise,ne te gjitha gjinite qe i ka patur,kush e porositi,milloshevici,greku ,,,kush.Ushtria e nje populli forcohet per te mbrojtur Lirine Pavaresine,kjo eshte filozofia ne mbare boten,vetem me saliun safetin,..ndodhi e kunderta: u vodhen ,u dogjen ,u shkaterruan ,u shiten armet per te cilat shteti i Shqioerise dhe pasi si shume e lakojme emrin e Komandantit (per mua xhaxhi Enver)se keshtu i drejtohet im at,jo se ka qen i kulluar i destiluar ai sistem porper disa gjera ka merita te vecanta.Cfare deshironte Xhaxhi Enver?nuk eshte gabim te armatosesh per mbrojtje ,eshte gabim kur armatosesh per sulme,nuk eshte gabim te krijojsh kuadro si pilote ne floten detare ne te gjitha gjinite e ushtrise,gabimeshte te krijojsh imagjinate panaroide…por kjo i takon te kaluares…Sot Atdheu yne eshte plotesisht i carmatosur,njerezit nuk e kane moralin per ta mbrojtur,..sali perse punove kaq rende per t’ja arrir qellimut per nje shkaterrim masiv?…ky eshte turpi,por ne brezi i im si duhet te veprojme?Vetem njerez i ky i keti artikulli e mban frymen ndergjegjen per te gjykuar …Kush do te mbroje lirine pragun e Shqioerise pos SHQIPTAREVE.Sali ,dhe te gjithe ju salijt ugurzi,ju djegte zjarri i ferrit per kete shkaterrim ne kete nivellll.