Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Amaneti i “pambajtur” i Nënë Terezës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Amaneti i “pambajtur” i Nënë Terezës
Kulture

Amaneti i “pambajtur” i Nënë Terezës

Published: September 27, 2022
Shpërndaje

Pëllumb Vreka*

 

Gonxhe Bojaxhi, Nënë Tereza, tashmë është jo vetëm një emër i njohur në mbarë botën, për sakrificën e saj në shërbim të njerëzimit, por edhe një shenjtore e rrallë e kishës katolike, Vatikanit.

- Publicitet -

Kohë më parë, aty nga viti 1989, Gonxhe Bojaxhi apo Nënë Tereza si e njeh bota, pasi kishte kërkuar shumë herë për të ardhur në Shqipëri për të parë familjen e saj, nënën dhe motrën, më së fundi iu plotësua dëshira dhe u lejua të vinte.

Siç kemi shkruar edhe më parë, ajo u prit me respekt e nderime të mëdha nga udhëheqja e asaj kohe. Përveç nderimeve të merituara asaj iu dha edhe një pasaportë shqiptare, gjithashtu iu propozua që të vendosej portreti i saj në një kartëmonedhë njëzet lekëshe, në serinë e monedhave që po përgatisnim ne në shtypshkronjë, aso kohe.

Iniciativën për këtë propozim e mori personalisht, pa pyetur njeri, ish anëtari i Byrosë Politike të asaj kohe, Haki Toska.

Hakiu në atë kohë ishte i deleguar nga Byroja Politike në Bankën e Shtetit, për të mbikëqyrur dhe kontrolluar financat e Shqipërisë. Për këtë atij iu dha një zyrë goxha e madhe.

Nejse, kalojmë te propozimi i tij, kështu me ardhjen dhe pritjen e Hakiu më thërret në zyrën e tij dhe ndër masat e marra nga qeveria e partia, më urdhëroi që në fshehtësi të madhe (si kartëmonedha me Enver Hoxhën), të përgatisja dy – tre modele me portretin e Nënë Terezës. Kjo do të ishte surpriza e Hakiut në këtë kuadër solemn. Vlerën – tha Hakiu- t’ia vendosim njëzet lekë.

Hakiu mendonte që me këtë iniciativë të dilte në pah personalisht si vlerësues i figurës së saj. Pastaj edhe në shumë evenimente, si pasaporta, dekorata, propozimi për një kartëmonedhë me portretin e saj e shtonte vlerësimin për Nënë Terezën.

Pasi realizova nja tri modele me portretin e saj, ia paraqita Hakiut në zyrë, modele të vogla e të mëdha. Hakiu nuk i pranoi të mëdhatë e as të voglat të cilat kishin detaje kryqesh të kishës katolike.

E vërteta është se modelet i kisha qarë, kisha shkrirë talentin, plus që në vitin 1989, plot shtatë vite punë në Bankën e Shtetit, kisha arritur perfeksionin si i vetmi. Isha i vetmi në Shqipëri që mund të realizoja një kartëmonedhë në përmasa origjinale. Dhe e punuar njëqind për qind me dorë.

Hakiu fillimisht i paraqiti në shtëpinë e partisë, ku mblidheshin të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike për konsultime, biseda e diskutime.

Me ardhjen e Nënë Terezës, kartoni dyfaqësh me pamjen e portretit të saj, në faqen e përparme dhe shqiponjën në faqen e pasme, ju vu përpara për të dhënë mendimin.

Më pëlqejnë – kish thënë ajo (sipas thënieve të Hakiut) por kam një kërkesë, një amanet: -Portretin tim mos ta vendosni në kartëmonedha. (Arsyen pse e refuzoi e kemi sqaruar në një shkrim të mëparshëm në gazetën “Dita”). -Këtë amanet ua kam lënë edhe atyre të Indisë kur ma propozuan në punë e sipër në Kalkutë.

Amaneti i saj nga shtetit shqiptar dhe Banka e Shtetit, për mos vendosjen e portretit në një prej kartëmonedhave shqiptare, nuk u diskutua më. Dhe jo vetëm për atë, por, për asnjë portret gruaje në kartëmonedhat tona. Edhe sot e kësaj dite, asnjë këshill banke apo individ nuk ka propozuar për të vendosur një portret gruaje në kartëmonedhat tona. Siç e kanë gati tetëdhjetë vende të botës. Përjashtuar dy ekstremeve, stërlinës angleze me portretin e Mbretëreshës Elisabetë dhe të dollarit amerikan që nuk ka asnjë grua në prerjet e tij.

Mos vendosja e një portreti gruaje në kartëmonedhat shqiptare, lë shumë për të dëshiruar ndërkohë që ne kemi gra me famë dhe të paanshme në aktivitetin e tyre si Shote Galica, Motrat Qiriazi, Dora D’Istria etj. etj.

Por, pas vdekjes Nënë Tereza u shpall shenjtore. Për këtë, pas shumë diskutimesh, Vatikani vendosi që ta përjetësojë figurën e saj ikonike në  një… monedhë.

Kemi parë shumë monedha që nga kohët antike me portrete njerëzish të shquar, mbretër e presidentë, heronj e punëtorë (sidomos vendet socialiste). Edhe sot në vendin tonë qarkullon nën dorë monedha e artë me portretin e Ahmet Zogut, prodhuar në Itali për llogari të shtetit shqiptar. Këto monedha, ari, argjendi apo bronzi janë të përjetshme derisa një ditë dikush t’i shkrijë e t’i bëjë lingota për t’i ruajtur si depozitë në Bankë.

Fillimisht bota përdorte monedhën në qarkullim, jo vetëm si më rezistente por edhe shumë më të lehtë për t’u prodhuar. Pastaj erdhën kohët moderne, makineritë speciale dhe kultura e përdorimit të kartëmonedhave e cila kursente floririn dhe argjendin që ishin metale të rralla. Plus që kartëmonedha prodhohet në sasi të mëdha dhe dëmtimi i tyre zëvendësohet menjëherë.

Vatikani vendosi portretin e Nënë Terezës në një monedhë argjendi. Mund ta vendoste edhe në një monedhë ari me një vlerësim akoma më të madh, por kjo ka anën e saj negative sepse duke qenë shumë i kërkuar në botë, qoftë si monedhë, si punime artistike apo shkrirjen dhe kthimit të tyre në lingota për rezervat bankare, do ta zhdukte shumë shpejt nga tregu monedhën me portretin e saj. Kështu në argjend, vlera saj numizmatike apo artistike është e përjetshme.

***

Këtu më poshtë për kuriozitet po paraqes dy monedha identike si ajo e Nënë Terezës por të prodhuara në Zvicër në vitet 1979, këtu e mbi 40 vjet më parë. Njëra paraqet Papën Juan Pablo II, në vizitën e tij historike në shtetin e Republikës Domenikane. Kjo si kujtimi shtetit Domenikan monedhë për vizitën e një pape për herë të parë në atë vend. Tjetra paraqet një monedhë të artë të shtetit të Bruneit me portretin e mbretit në të. Po të shikoni me vëmendje, këto monedha janë identike me monedhën e Nënë Terezës sot, vendi i prodhimit, sigurisht Zvicra.

A e dinte Vatikani që Nënë Tereza kishte lenë amanet që portreti i saj të mos vendosej në kartëmonedhë? Sigurisht që jo. Sepse vendet që ia propozuan asaj vendosjen e portretit në kartëmonedha ishin vetëm dy, Shqipëria dhe India. E dinte Nënë Tereza që pas vdekjes do të bëhej shenjtore? Sigurisht që jo. Pra, amaneti i saj nga shteti shqiptar dhe India u mbajt. Ndërsa Vatikani nuk e “mbajti” sepse e para, ata nuk e dinin se çfarë kishte kërkuar Nënë Tereza dhe e dyta u bë shenjtore dhe u stampua në një monedhë (vini re, jo kartëmonedhë), e cila edhe po të bjerë në duar të kriminelëve (që ishte edhe meraku u saj), do ruhet me fanatizëm si një monedhë me vlerë të madhe, historike, numizmatike dhe artistike.

Kjo monedhë unikale për nga vlera historike, është vepër e një skulptori të talentuar, i cili e ka realizuar atë në dimensionin fillestar me një diametër afro 60 centimetra dhe pastaj, kuptohet procesin e prodhimit u mbyll stampa me çelik të përforcuar e dalë nga pantografi.

Sidoqoftë, Vatikani ka përjetësuar një grua në monedhë argjendi por jo vetëm kaq, ata kanë përjetësuar një grua me origjinë… shqiptare. Rasti i rrallë i Vatikanit që përjetëson në monedhë një grua shenjtore, një vlerësim i jashtëzakonshëm i Vatikanit për Nënë Terezën.

Tani i mbetet shtetit shqiptar që ta mendojë e “të mos e mbajë” premtimin e amanetit të saj. Duke e vendosur, në një përvjetor të caktuar në një kartëmonedhë të serisë së saj, për faktin e padiskutueshëm se ajo nuk është thjesht bamirësja Nënë Tereza, por shenjtorja Nënë Tereza.

* Piktor i kartëmonedhave shqiptare

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. . on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?