Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre të pandehurit e tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Në pretencën e saj, SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për Fredi Kokoneshin, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare ndërsa vendimi për të pandehurit do të merret nga Gjykata e Posaçme.
Për tre të pandehurit e tjerë, Prokuroria ka kërkuar:
Dorian Spaho: 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite; Andi Bollari: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite; Ledio Xharo: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite.
Ish-zyrtari i lartë vendor akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me kalimin e tokave bujqësore te kompani private për realizimin e investimeve në panele diellore.
Sipas hetimeve, bëhet fjalë për 70 hektarë tokë bujqësore, të cilat dyshohet se u janë kaluar në mënyrë të paligjshme dy operatorëve ekonomikë, me afat shfrytëzimi 10-vjeçar.
Krahas Kokoneshit, të pandehur janë marrë edhe tre zyrtarë të tjerë të Bashkisë Divjakë. Dosja është hetuar fillimisht nga ish-Prokuroria e Lushnjës.
j.l./ dita
