Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasada e SHBA dhe dy kongresmenë amerikanë reagojnë për protestat në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ambasada e SHBA dhe dy kongresmenë amerikanë reagojnë për protestat në Tiranë
AktualitetKronike

Ambasada e SHBA dhe dy kongresmenë amerikanë reagojnë për protestat në Tiranë

Published: October 18, 2026
Shpërndaje

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbrëmjen e të shtunës për protestat e dhunshme që janë zhvilluar në kryeqytet.

Ambasada amerikane bën thirrje për zhvillimin e demonstratave në mënyrë paqësore dhe pa akte dhune.

Ambasada thekson se dhuna, lëndimi fizik i personave dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar, ndërsa u bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.

- Publicitet -

“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhet në reagim.

Kongresmenët amerikanë Joe Wilson dhe Robert Aderholt kanë shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e shtetit të së drejtës, lirive demokratike dhe të drejtave të protestuesve paqësorë.

Përmes reagimeve të publikuara në rrjetin social X, dy përfaqësuesit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara kanë vënë theksin te rëndësia e institucioneve të përgjegjshme, llogaridhënies dhe garantimit të së drejtës së qytetarëve për të shprehur lirisht qëndrimet e tyre.

Joe Wilson theksoi se populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe institucione që mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

“Rinia meriton një zë në të ardhmen e vendit të saj”, theksoi Wilson në reagimin e tij, duke e cilësuar Shqipërinë si një aleate të NATO-s dhe duke vënë në fokus respektimin e lirive demokratike.

Edhe kongresmeni Robert Aderholt shprehu shqetësimin për situatën në Shqipëri, duke kërkuar që të gjitha palët të refuzojnë dhunën dhe që qeveria të garantojë respektimin e të drejtave të qytetarëve që marrin pjesë në protesta paqësore.

“Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të bërë të dëgjohet zëri i tij. Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën dhe qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë”, deklaroi Aderholt.

Në reagimin e tij, Aderholt u ndal gjithashtu te roli i të rinjve, duke theksuar se ata duhet të kenë mundësinë të ndikojnë në drejtimin që do të marrë Shqipëria.

Të dy përfaqësuesit kanë përcjellë mesazhin se shmangia e dhunës, mbrojtja e lirive demokratike dhe garantimi i së drejtës së qytetarëve për t’u dëgjuar janë thelbësore për funksionimin e institucioneve demokratike dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 06 nëntor 2026
  • VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  • PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË
  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Komentet e Fundit

  1. Etem Tralalaj on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. K R on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Tralalaj on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. demo on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?