Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadori Hill: Duhet të zgjidhen “mangësitë” në lidhje me zgjedhjet në Serbi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ambasadori Hill: Duhet të zgjidhen “mangësitë” në lidhje me zgjedhjet në Serbi
AktualitetRajoni

Ambasadori Hill: Duhet të zgjidhen “mangësitë” në lidhje me zgjedhjet në Serbi

Published: December 22, 2023
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka publikuar një video-mesazh, përmes të cilit ka thënë se vëzhguesit ndërkombëtarë, që ishin në Serbi gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit, zbuluan disa “mangësi”, dhe se është e rëndësishme që Serbia të punojë me ta dhe t’i zgjidhë këto çështje.

Në një postim të Ambasadës amerikane në platformën X, e njohur më parë si Twitter, Hill ka theksuar se zgjedhjet janë përçarëse, por se janë parakusht për demokracinë.

Ai ka thënë, gjithashtu, se Serbia duhet të ketë “një lloj qëndrueshmërie” që të mund “të rikuperohet nga këto momente” pas zgjedhjeve, kur pjesëmarrësit “nuk janë shumë të kënaqur me njëri-tjetrin”. Siç ka theksuar ai, zgjedhjet janë një “stres test” për demokracinë, dhe kjo vlen për çdo vend.

- Publicitet -

Fundjavën e kaluar, Serbia mbajti zgjedhje parlamentare, provinciale dhe lokale.

Koalicioni më i madh opozitar “Serbia kundër dhunës” nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke pretenduar se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) është rezultat i vjedhjes së votave.

Vëzhguesit e CRTA-së dhe përfaqësuesit e Zyrës Ndërkombëtare për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) vunë në dukje parregullsitë e zgjedhjeve në Serbi dhe cenimin e vullnetit elektoral të qytetarëve.

Në video-mesazhin e tij, Hill ka thënë, po ashtu, se qeveria amerikane pret vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë serbe për çështje me interes të përbashkët.

“Kjo, sigurisht, përfshin çështjet rajonale, por edhe dëshirën e Serbisë për t’u bërë plotësisht pjesë e familjes së kombeve perëndimore”, ka thënë Hill.

Ambasadori amerikan ka shtuar se Serbia duhet të punojë shumë për të qenë e gatshme për këtë rrugëtim, e një prej fushave ku duhet të angazhohet është sundimi i ligjit.\Rel\

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • “Korrupsion në zgjedhje”, deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora
  • Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian

Komentet e Fundit

  1. Dashnor Osmani on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. ANA on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  3. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  4. Ethem Lalaj on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  5. Detari on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?